☆29☆

436 42 7
                                    

Ashtu siç edhe e parashikoi,kliniken veterinare e arritem per çeshtje gjashte apo shtate minutash. Me siguri qe do arrinim me shpejt ne destinacion,sikur rruget te mos ishin kaq te dendura nga trafiku. Ora pothuajse po shkonte tete e mengjesit,dhe sdo mend qe perkon me oren kur trafiku eshte me i ngarkuar gjate dites. Njerez,me mijera njerez qe udhetojne ne mengjes,per ne nje destinacion te planifikuar qe me heret. Mbase te perfshire ne vorbullen e monotonise , ne nje rutine qe e zbatonin me perpikmeri dita e dites. Nder keto njerez benim pjese edhe ne te dy.

Kur je i zene me pune nuk ke kohe ti vesh re detajet qe te paraqitet qartazi perpara syve. Vetem atehere kur nuk te pret puna,kur po nxiton,kur eshte çeshtje jete apo vdekjeje,atehere minutat dhe sekondat te duken nje perjetesi me rendesi jetike per mireqenien e dikujt,qofte shendetesore apo mendore.

Nuk ishte hera e pare per mua qe nxitoja ne mengjes. Pergjithesisht te gjitha mengjeset e mia shoqerohen nga nje vrull i rrembyeshem,thua se bota varet nga perpikmeria ime. Nuk ia vlen as te permend,se me sa shume gjera me duhet te merrem,ne menyre qe puna ti veje vaj Oliverit. Me vinte te qeshja me veten ,pasi sapo kuptova qe gjeja me e rendesishme ne jete nuk eshte puna. Eshte vete jeta. Po, po, eshte pikerisht jeta. Eshte jeta sepse po na iken te gjithve nga duart pa e vene re,me nje shpejtesi marramendese,duke e mbushur me kotesira,te cilave denjojme tu japim rendesine me madhore qe mundemi. Jane te pakte njerezit te cilet arrijne ta kuptojne perpara se te jete vone kete gje.

Para shume vitesh,perfytyronim nje te ardhme ku sot e kesaj dite do kishim arritur te shpiknim robote me inteligjencen e njeriut. U zhgenjyem kur diçka e tille nuk u realizua siç e prisnim,pa e kuptuar qe jemi ne ato qe zume vendin e ketyre roboteve. Njerez te gjalle e me ndergjegje,por me nje jete qe ecen sinkron si nje robot i automatizuar. Se di nese duhet te jem mirenjohse per kete dite dhe çdo gje qe me solli,ama ashtu ndihem . Per here te pare ne jeten time jam e kthjellet. E dua jeten dhe e dua mireqenien e atyre qe me rrethojne.

Oliverin i po kerkonte per nje vend parkimi dhe sapo vuri re qe po e veshtroja,me shtrengoi doren dhe me tha :

-Do behet mire Dafne,eshte ne duar te sigurta tani.

Pohova me koke dhe dolem te dy nga makina. Oliveri ngriti qenin ne krahe ,duke e mbajtur me kujdes,dhe u drejtuam drejt hyrjes. Klinika zinte katin e pare te nje ndertese dhjete kateshe,qe ngrihej afer qendres. Nuk do e shquaja dot nga vitrinat e dyqaneve ku reklamoheshin produktet e firmave me te njohura. Kati i pare,perbehej nga dritare te larta dhe te medha,ku xhamat e kristalte ,pasqyronin luksin te cilin dritat e brendshme e vinin ne pah me se miri. U çudita qe shoku i Oliverit kishte zgjedhur nje vend te tille per te hapur kliniken e tij. Puna e tij duhej te pasqyronte thjeshtesine karakterizuese qe kerkon marrja me kafshet. Dukej qesharake te mendoje se kjo klinike ishte me luksoze se shumica e spitaleve te ndertuara per njerezit. Duke menduar kete,me goditi si thike e mprehte arsyeja se pse pikerisht ky vend. Ishte e qarte tani per mua,se kete vend e kishte zgjedhur pasi terhiqte vemendjen,te ftonte te doje te kujdeseshe per mireqenien e atyre krijesave te pafajshme, qe marrim si shoqerues ne udhetimin e jetes sone. Nese njerezit do kthenin koken te shihnin,ashtu siç shohin vitrinat e dyqaneve,atehere mbase do kujtoheshin qe edhe kafshet e tyre meritonin kujdes. U mbusha me admirim per shokun Oliverit pa e takuar akoma. Shpresoja vetem te ishte po aq i zoti sa ishte dhe i zgjuar.

Menjehere pasi hyme brenda godines,Oliveri u drejtua per tek recepsioni,i cili ndodhej ne cepin e djathte te deres,sapo hyje brenda.

-Kerkojme doktor Spencer Hallowey,ju lutem.-i tha ai recepsionistes duke i treguar qenin qe po mbarte ne krahe.

-Doktori do ju prese tani,sapo te mbaroje viziten. Ju lutem uluni priteni pak.-tha ajo duke na treguar me koke nga stolat.

Nje infermier,i veshur me uniformen blu karakteristike,erdhi prane nesh duke sjellur me vete nje shtrat te vogel te levizshem,qe e perdornin si barrele per te transportuar kafshet. Ai na ndihmoi ta vendosnim me kujdes qenin,mbi shtratit qe solli,nderkohe qe recepsionistja ishte larguar per te lajmeruar doktorin.

Aromat kundermuese te ilaçeve,perzihenin me aromen qe pothuajse nuk ndihej fare,te miqve te vegjel vizitore,si macet dhe qenjte,duke krijuar keshtu nje ambient dehes. Edhe pse dukej sikur vetem mua me bente pershtypje kjo gje,pasi Oliveri po e vezhgonte dhomen e recepsionit cep me cep. Tavani i larte dhe kushet optimale ,benin te mundur nje ajrim perfekt per ambientin ku ndodheshim. E sidoqofte nuk e shmangte dot,aromen kundermuese qe linte pas çdo gjallese qe shkelte aty,perzier me parfumet e njerezve te cilet i shoqeronin. Pasi u ulem ne stol,vura re qe perbri nesh qendronte nje vajze,e cila mbante nje kelysh qeni mbi preherin e saj. Me nje pamje te shqetesuar ne fytyren e saj te bardhe si porcelan,vajza me sy te zinj u drejtua duke na pyetur :

-Çfare i ka ndodhur qenit tuaj?

-Eshte perfshire ne nje perleshje,nga e cila u lendua tej mase. Por ai eshte qeni me i forte dhe guximtar qe njoh. Do ia dali mbane.-iu pergjigja vajzes,por me shume dukej sikur i thoja ato fjale per veten time.

D A F N EWhere stories live. Discover now