☆39☆

371 34 6
                                    

Ne u drejtuam drejt zyrave tona. Më në fund po venim aty. E ndjej të them se më ka munguar shumë zyra ime. Aty po që isha nën kontroll të çdo gjëje që më dilte përpara. Sigurisht me pak ndihmë.
Sapo hymë brenda katit të zyrave tona,Selena e cila ndodhej aty afër derës,me një filxhan të ngrohtë kafeje,që kundërmonte erë të mirë,na u bashkua sapo na pa.

-Dafne,zoti Oliver, mirëdita ! Erdhët më në fund.-tha ajo duke na buzëqeshur.

- Mirëdita Selena,është mirë të të shohim gjithashtu.-i tha Oliveri.

-Rrezaton e dashur.-i thashë unë duke shkëmbyer një puthje në faqe.
Më dukej sikur kishim ditë të tëra pa u parë,por një përjetësi nuk kishte kaluar akoma.

-Eh,kjo janë benefitet e dashurisë.-tha ajo me ton ëndërrimtar.

-Mirë,atëherë unë po ju lë ju dyjave bashkë. Duket që keni shumë për të folur. Dafne të pres më vonë në zyrë.-tha Oliveri duke më parë ëmbëlsisht.

-Sigurisht,dëshiron të të sjell kafe?-e pyeta.

- Do ishte mrekulli. Je fantastike.-tha ai dhe u largua,ndërsa unë e ndoqa me shikim derisa hyri brenda zyrës së tij.

-Hej,hej,hej !-tha Selena duke i kërcitur gishtat përpara fytyrës sime ,për të më tërhequr vëmendjen. -Toka i flet Dafnes,Toka i flet Dafnes. A ka njeri ketu??

-Këtu jam ,Selena mjaft u bëre qesharake.-ia ktheva.

-Duhej vetëm të kishe parë fytyrën tënde. Oh Zot ! Po të mos të të njihja më mirë,do thoja se je kokë e këmbë e dashuruar me zotin Oliver.-filloi ajo të qeshte ndërsa me preku me bërryl në krah për t'ia mbështetur fjalët.

- ...,-unë nuk reagova,vetëm vura në buzë një buzëqeshje sikleti.

-Pa prit pak ! Mos më thuaj që...? Jo s'mund ta besoj ! Ti dhe zoti Oliver ? Ju dy jeni një gjë? Oh,si se kisha kuptuar më herët ?!-tha ajo.

-Shht..ule zërin,do të të dëgjojë njeri.-i thashë unë duke shikur rreth e rrotull.
Fatmirësisht askusht nuk e kishte mëndjen te biseda jonë,edhe pse toni i Selenës ishte kaq i lartë për një femër kaq të brishtë,si ajo.

-Kam të drejtë apo jo? Ju dy jeni të li..-nuk mundi ta mbaronte fjalën ajo,pasi ia zura gojën me dorë.

-Mos e thuaj atë !-i thashë.

Ajo hapi sytë dhe më largoi dorën nga goja. Pastaj për çudinë time nisi të gajasej me të madhe. Dhe këtë herë sytë e të gjithëve ishin drejtuar tek ne.

-Selena ! Boll tani.-i thashë e nervozuar ,më tepër nga shikimet e njerëzve.

E dija që nuk do kalonte gjatë përpara se dikush të afrohej dhe të donte të dinte shkakun e të qeshurës së Selenes,që të qeshnin edhe ato. Kështu që e tërhoqa nga krahu dhe e drejtova drejt zyrës së saj, e cila ishte më afër se sa e imja. Ajo nuk e ndaloi të qeshurën gjatë gjithë rrugës. Përkundrazi,sikur situata e argëtonte më shumë. Derisa iu derdh kafeja pak në fustan ,kur sapo kishim hyrë brenda zyrës së saj.

-Hej Dafne,më ngadalë. Dakord,më fal ! Nuk duhej të kisha qeshur ashtu.-tha ajo dhe morri një leckë të lagur të pastronte njollën e kafesë .- Je me fat që kam veshur fustan të zi sot,dhe nuk duket shumë. Ndryshe do të të vrisja.-tha ajo.

-As që e vë në dyshim fjalën tënde. Po ç'ishte ajo skenë?-e pyeta e irrituar.

- Mos më shiko mua ! Është i gjithi faji yt. Ti duhej të më kishe treguar Dafne. Un jam shoqja jote e ngushtë. Shoqet i tregojnë shoqeve kur bien në dashuri.-më tha ajo me ton mëmësor, duke me qortuar .

- E di ke të drejtë. Unë do të të tregoja. Vetëm se doja të isha e sigurt përpara se ta bëja.

-Pra është e vërtetë? Ju të dy duheni?-pyeti ajo me të njejtin ton ëndërrimtar.

-Po...-i thashë dhe ndjeva faqet e mia të skuqeshin lehtë.

-Oh po ky është një lajm shumë i mirë Dafne ! E imagjinon pak,unë dhe Dereku dhe ti me Oliverin në një piknik,ne fëmijët tonë që luajnë me njëri-tjetrin rreth e rrotull ? Dy shoqe të ngushta martuar me dy shokë të ngushtë . Do jemi praktikisht kunata .-tha ajo duke qeshur përsëri.

-Jo Selena,në fakt unë nuk ëndërroj me sy hapur gjatë ditës siç bën ti.-ia ktheva.

-Po nuk ka përse të jetë ëndërr. Unë tashmë jam fejuar me Derekun dhe jam tepër e bindur që shumë shpejt do fejoheni edhe ju. Nëse Oliveri të do,nuk do humbasi kohë kot.-tha ajo.

- Po,po,i ka dhënë provat në fakt.

-Mos do të thuash se ai të ka propozuar tashmë?!-pyeti ajo duke hapur gojën nga habia.

-Po,disa herë !-ia ktheva,nuk ia vlente të mbaja gjë për vete në këtë pikë.

-Oh Zot Dafne ! Po përse disa herë? Mos më thuaj që nuk ke pranuar ? Prit pak,sa kohë ka ky muhabet përderisa të ka propozuar disa herë,ë?-pyeti ajo duke më hyrë në turinj.

-Jo nuk kam refuzuar,vetëm se nuk na është prirë dhe aq mbarë.-ia ktheva duke u zmbrapsur pas.-Ka rreth pesë dite.

-Për pesë ditë ke marrë disa propozime,nga beqari më i kërkuar dhe akoma nuk jeni fejuar?! Po ti je legjendë !-tha ajo dhe këtë herë ishte rradha ime të qeshja.

-Më duhet të iki tani Sel. Kemi një mal me punë për të bërë.-i thashë pasi pushova së qeshuri.

-Po do i futemi punës pa humbur kohë. Dhe mua më duhet të rishqyrtoj ca dokumenta me Derekun në fakt. Faleminderit që ma kujtove se sa punë më presin.-tha ajo.

- Sa herë që të duash shoqe. Shihemi.

-Shihemi,dhe mos harro që unë dua çdo detaj.-tha ajo ndërsa unë po dilja nga dera.

Mendoja se çdo gjë do shkonte mirë dhe ndihesha e çliruar që kisha folur me Selenën. Por nuk ishte vetëm Selena ajo që më kishte degjuar. Sapo unë dola nga dera,vura re që Enco,njëri nga dizenjuesit tanë,nga Italia,më thashethemaxhiu i zyrës mund të them,u ngrit nga toka,pasi ishte rrëzuar.

-Enco ! Mos po përgjoje gjë pas derës ?-e pyeta.

-Unë..ëm..jo,jo unë nuk po përgjoja.-tha ai.

-Dëgjo këtu ,ti italian i vogël. Guxo të thuash një fjalë nga atë që mendon se ke dëgjuar dhe do shohësh se si do fluturojë bytha jote larg nga kjo zyrë. Dhe më beso që do sigurohem që asnjë kompani të mos të të punësojë sërisht.-se di as vetë ku e gjeta guximin ti thoja ato fjalë.

-Nuk kam degjuar asgjë zonjushë Dafne.-tha ai dhe ia mbathi që aty.

Mua mu desh të mblidhja veten dhe të qetësoja nervat. Vajta në kuzhinën e zyrës dhe bëra gati dy kafe,për mua dhe për Oliverin. Të dyve na duhej diçka e fortë ,jo alkoolike,por me të njëjtin efekt,kështuqë përgatita kafenë më të fortë që mund të bëja. Iu afrova zyrës se tij dhe trokita.

-Hyr !-u dëgjua zëri i Oliverit.

D A F N EOnde as histórias ganham vida. Descobre agora