☆9☆

660 65 23
                                    

Me afroi drejt vetes duke hedhur krahun rreth supeve te mia.

-Kthehemi ne shtepi,eshte vone.-me tha.

-Po sikur te qendrojme edhe pak?-e pashe me sy lutes qe veshtire se arrinte ti dallonte permes erresires qe pluskonte ne ajer.

-Nuk do qe te pushosh?-pyeti ai.

-Kam pushuar mjaftueshem qe kur kam ardhur ketu. Ne fakt mendoj se e vetmja gje qe kam bere eshte te flija.-ia ktheva.

-Epo kur e thua dhe ti !

-Hey !

-Çfare? Te verten po them. S'do te me besosh ti kur te them qe je gjumashe.

-Nuk jam. Ja shiko po te provoj te kunderten tani. Me bast qe do qendroj zgjuar deri ne lindje te diellit.-i thashe me siguri.

-Hmm..do te me pelqente te te shihja ta provoje njehere.

-Ulemi pra.-i thashe dje bera me gisht drejt nje trungu te braktisur peme qe ndodhej 10 metra me larg.

-Kush arrin i fundit eshte humbes.-tha ai duke u turrur drejt trungut te pemes me vrap.

-Hey nuk eshte e drejte !- thashe une duke qeshur dhe rendur pas tij.

Oliveri u tregua me i shpejte se une. E zaptoi te gjith trungun duke u shtrire mbi te.Nuk e kisha pare ndonjehere te sillej si femi i lumtur. E gjitha kjo ishte e re per mua. I vinte kaq natyrshem,sa tani e kisha te veshtire ta besoja se sa serioz sillej ai shumicen e kohes.

-Me ber vend edhe mua.-i thashe duke u munduar te tregohesha autoritare.

-Vendin duhet tia besh vete vetes.-tha ai pa piken e turpit nderkohe qe rrihte nje pellembe ne rere,duke me treguar qe mund te ulesha aty.

-S'eshte e drejte ! E pashe une e para.-kembengula.

-Epo jeta s'eshte e thene te jete e drejte apo jo Dafne?

-Ke te drejte .-i thashe duke bere sikur e kuptova e duke ulur koken.-Ama..

U ula ne gjunj ashtu siç isha dhe i dhashe nje te shtyre me duar. Oliveri u rrokullis neper rere duke qeshur me te madhe.

-Kete nuk e prisja.-tha ai.

-Kur nuk zbatohet ligji vendoset drejtesi me duart e tua.-i thashe duke pare pellembet e mia e duke u ndjere triumfuese.

-Per cilin ligj e ke fjalen?-pyeti ai nderkohe qe u rehatua serisht ne trung,por kete here ndenjur.

-Per ligjine e jetes.-ia ktheva.

-Dakort zonjusha' i di te gjitha'. Rri zgjuar tani.-tha ai duke me sfiduar.

Nuk folem me. Me dukej se ai moment nuk kishte nevoje per fjale te teperta.
Po koncentroja te gjithe energjite e mia qe te mbaja syte hapur. Ndersa veshtronim ne erresire,duke u munduar te shquanim levizjet e detit,Oliveri i beri vend vetes me afer meje dhe me mbajti te perqafuar.

Kaluan dhe dy ore,deri kur arritem te shihnim diellin te nxirrte koken nga deti. Dukej sikur ishte zhytyr ne thellesi dhe tani po fillonte te ngrihej lart si nje delfin.

-Te thashe qe mund tia dilja.-thashe duke veshtruar me ngulm fytyren e Oliverit.

-Bej mire te te filloj te te besoj,kur thua qe so besh diçka ne dukje te pa mundur . Je vertet e zonja.-tha ai.

-Mos po tallesh gje?

-S'do beja kurre.-tha ai dhe u afrua me afer fytyres sime.

Zemra po me rrihte fort dhe syte me leviznin si e çmendur. Me siguri po e trembja me ankthin tim. Ai ngriti pak koken dhe me puthi ne balle.

-Tani duhet te kthehemi Dafne ose do behen merak kur te mos na shohin ne shtepi ne mengjes.

-Ashtu mendoj.

U ngritem te dy dhe ndersa ecnim drejt shtepise,Oliveri u afrua dhe me kapi doren.
Kur e pa habine time ,me nje ndjenje kenaqesie tha :

-Nuk do te ta leshoj me doren kurre...

D A F N EWhere stories live. Discover now