E Shtunë

889 67 56
                                    

Fillova te shtriqesha neper shtrat,pa i çelur akoma syte.
Pasi u shpiva mire e mire,u zgjova dhe qendrova me syte e ngulur ne tavan.
Perse po shoh qiellin blu?
'Oh qenka e vertete,nuk jam ne enderr '!
Ndodhesha ne shtratin e Oliverit ,ne dhomen e tij gjigande.
U ngrita e pergjumur nga shtrati dhe duke ferkuar syte ula shkallet.
Pasi arrita poshte vura re qe ndodhesha vetem.
Divani ku kishte fjetur Oliveri naten e kaluar ishte i rregulluar,me persosmeri.
Thua te kene hyre ndihmeset brenda nderkohe qe une flija?!
As qe i paskam degjuar.
Apo mos ndoshta Oliveri e ka rregulluar vete dhomen?
Pak e pabesueshme,mbase. Me gjithe keto ndihmes te punesuar perse do e bente vete?

U afrova tek kanaket e dritareve. Ato ishin te çelura dhe une mund ta ndjeja flladin e lehte te aromes se detit,te hynte brenta.
Mu duk sikur mu shtua jeta vetem duke qendruar aty.
U ula tek parmaku dhe u perhumba ne kaltersine e detit.
Pas pak trokiti dera .

-Hyr.-thashe une.

Brenda hyri nje ndihmese tjeter qe nuk e kisha pare akoma.

-Me falni zonjushe,mos ju zgjova nga gjumi?-tha ajo.

-Jo ,jo mos u shqeteso. Di gje sa eshte ora?-e pyeta.

-Dhjete e gjysem ! Ju solla mengjesin zonjushe .-tha ajo duke u drejtuar per tek tavolina.

-Faleminderit,si e kishe emrin?-e pyeta.

-Mei zonjushe.

-Faleminderit Mei,mund te shkosh.

Ajo u largua duke mbyllur deren pas saj. Mesa duket do haja mengjes vetem. Po sigurisht,ora 10 e gjysem,s'kishte si te ndodhte ndryshe.
Kushedi ku do jete Oliveri tani. Mbase duhet ta telefonoj.
Por me vone.
Me terhoqi aq shume aroma ndjellese qe vinte nga tavolina sa nuk i rezistova dot.
Mei me kishte sjelle,petulla ne forme yjesh e zemrash si dhe petulla rrumbullake. Mbani kaq arome te mire. Siper kishin te hedhur shurup çokollate dhe boronica,te preferuat e mia. Gjithashtu kishte fruta te prere bukur ne feta,ananas,papaja,pjeshke dhe pjeper e luleshtrydhe si dhe nje gote gjigande me leng portokalli.
Sa me shijoi ai mengjes.
I hengra qe te gjitha.

Pasi u ngopa mire e mire,hapa valixhen e cila ndodhej poshte dhe zgjodha nje pale xhinse te shkurtra blu dhe nje bluze roze pa menge. Ne bluze shkruhej 'BEACH PLEASE'.
Perfekte per plazh. Mora telefonin me vete dhe dola nga dhoma.
Oliveri nuk gjendej brenda,keshtuqe e telefonova.
Degjova zilen e celularit te vinte nga salloni.
Bukur, e paska lene ketu.
Po tani çte bej?!

Kjo shtepi ishte e huaj per mua,nuk ndihesha rehat vetem. Duhej ta gjeja ate.
Sme besohet qe me ka lene vetem !
Aty pari kaloi serisht Mei .

-Mei ! Sa mire qe te pashe. Di gje ku ndodhet zotit Oliver?

-Po zonjushe. Ai u largua qe ne mengjes per ne det. Duhet te jete aty.

Me pas ajo u largua dhe une i rashe lehtazi vetes me shuplake ballit.
Po sigurisht. Tabela e serfit mungonte. Duhet te jete duke bere serf.

Vesha shapkat me gisht dhe dola jashte.
Dielli buzeqeshte lart ne qiell dhe dita ishte shume e ngrohte. Nje ere e lehte mi perkedheli faqet dhe floket te cilat me benin te dukesha si modele,nga valevitjet e tyre.
Nuk kaloi shume dhe u afrova ne breg te detit.
Nga larg arrija ta shihja Oliverin.
Ai ndodhej 200 metra larg bregut ,ne pritje te nje dallge te bukur.

Nuk vonoi shume dhe dallga e shume pritur erdhi.
Ajo dukej e madhe por Oliveri u tregua nje mjeshter i vertete.
Me mahniti menyra se si e zoteroi dallgen ,si te ishte profesionist dhe u afrua drejt bregut me nje qendrim burreror.
Pasi arriti ne ceketine,mori tabelen e serfit nen krah dhe filloi te vraponte drejt meje.
Me kishte vene re siç dukej.
Une qendroja aty si statuje duke prekur e pickuar lehte krahun.
Nuk doja ta jepja veten perballe tij.
Trupi i tij shkelqente nga uji dhe kripa e detit ,duke ia nxjerrur me ne pah muskujt e barkut dhe krahet e fuqishem.
Po te mos ishte shefi im nuk do ta permbaja dot veten pa e prekur.
Ai u afrua me nje buzeqeshje ne fytyre ,sikur te mi kishte lexuar mendimet.
U skuqa pa vetedije dhe perpara se ti lija mundesi te komentonte,e pyeta :

-Nga ke qene? Perse nuk me lajmeron ?

-Ne det,duke gjuajtur dallget. Nuk e dija qe ne fundjave ktheheshe ne bukuroshen e fjetur Dafne.-ma ktheu ai duke qeshur.

U skuqa edhe me keq,sa po me pelcisnin faqet nga i nxehti.
Po te me thonte gje,do i thoja e kam nga dielli,pervelues i Miamit. Por ai nuk me tha gje.

-As une nuk e kisha planifikuar te flija kaq shume. Por s'eshte faji im. E ka fajin dysheku yt me pupla.-ia ktheva.

-Mund te flesh sa here te duash aty.-tha ai dhe me luajti syrin.

Tani vertet qe po tallej me mua. Ai ngriti doren dhe e kaloi permes flokeve te tij te zinj,te cilet uji ia bente te dukeshin me te erret.

-Deshiron te besh serf? -me pyeti ai.

-Po une nuk di !- ia ktheva dhe ngrita supet.

-Ska gje,te mesoj une.

-Em,se di,sjam e sigurt. Kam frike.

-Nuk ka asgje per te pasur frike. Do praktikohemi ketu ne rere fillimisht.-tha ai ndersa uli tabelen e serfit mbi rere.

-Me meso mjeshter ! -ia ktheva me shaka.

-Ajo qe duhet te besh,eshte te mesosh te ruash ekuilibrin. Tani hip mbi derrase dhe perkuli pak gjunjet dhe hapi duart ne kete menyre. Kemba e majte perpara dhe e djathta pas.

Teksa me tregonte se çduhej te beja ai prekte me duar lekuren e kraheve te mi,per te me treguar pozicionin e duhur. Pasi kaloi gjysem ore leksion,me tha :

-Je gati?

-Them se po.

-Mrekulli. Atehere vemi deri ne shtepi te marrim derrasen time te vjeter te serfit,dhe nje kostum trupi per ty.

Teksa tha kete,e ndoqa pas,dhe u drejtuam drejt shtepise. Hyra ne dhome shpejt e shpejt dhe vesha kostumin e trupit,i cili ishte i zi me vija blu anash kembeve. Me mbulonte kembet deri tek gjunjet dhe duart deri tek berrylat.
Dolem dhe njehere ne det. Oliveri u kujdes per derrasen e vjeter ta bente gati per mua. Ai e leu me nje dylle te veçante qe te mos rreshqisja.
Hyme ne det te shtrire mbi tabelat tona te serfit dhe duke vozitur me duar derisa arritem nje thellesi optimale.

-Tani po presim per nje dallge te lehte.-tha ai.

-Kam emocione.-ia ktheva un.

-Eshte normale. Mos harro ate qe te thashe Dafne. Kur te vije dallga duhet ta zhysesh pak majen e derrases se serfit ne uje. Kjo do te te lejoje ta rrotullosh me lehtesi. Kemba e majte perpara e djathta pas. Çdo gje do shkoje mire.

-E majta para e djathta pas. Kuptova.

Duke qendruar aty ndjeva dallgen qe po afrohej.

-Me ndiq Dafne.-tha Oliveri.

Une e ndoqa pas dhe sa me shume i afroheshim dallges aq me e madhe po behej ajo. U tmerrova.
U mundova ta zhys derrasen ne uje por ajo hyri me shume seç duhej brenda,pikerisht ne momentin kur dallga arriti kulmin e saj. Derrasa u fundos dhe bashke me te edhe un.

-Dafne !

Ishte gjeja e fundit qe degjova. Ngela ne thellesi te detit duke u munduar te dal ne siperfaqe. Nuk arrita...

Kur u permenda,nje shuk uji doli nga goja ime. Ndjeja shije kripe ne goje.
Ishim ne breg te detit.
Fillova te kollitesha.

-O Zot,je mire. Dafne me degjon?-tha Oliveri i cili njeren dore e mbante poshte kokes time dhe tjetren mbi gjoks.
Mesa duket me kishte dhene ndihmen e shpejte.
Me ka shpetuar.

-Çfare ndodhi?-arrita te thoja.

-Dallga...te mori poshte.-tha ai

-Ah,po.

-Dafne me vjen keq. Sikur te te kishte ndodhur gje se di çdo beja.

-Do merrje nje asistente tjeter.

Ai me pa ne menyre serioze dhe i prere ne fytyre.

-Mos e thuaj kete !- me tha dhe vuri gishtin tek buzet e mia.

-Qetesohu po bej shaka.-ia ktheva.

Ai me perqafoi dhe me mbajti shume gjate ne krahe.

D A F N EWhere stories live. Discover now