☆27☆

512 45 25
                                    

E perhumbur ne mendimet e mia,nuk ia shqisja syte qenit,i cili akoma ndodhej i shtrire per dhe. Te pakten tashme,gjerat ishin ne favorin tone dhe shpresoja shume qe te na buzeqeshte sado pak fati.

-Oliver ,qeni...-i thashe teksa i tregoja me gisht vendodhjen e tij.
Ai u kthye te shihte ne drejtimin nga e çonte gishti im. Sapo e vuri re qenin,vrapoi ti afrohej duke e veshtruar i merakosur per gjendjen ne te cilen ndodhej.

-Kafsha e gjore ! Çfare te paskan bere keshtu ?! Kush e katandisi ne kete menyre?-tha ai duke i perkedhelur koken lehte me dore.

-Kafsha e vertete ndodhet aty,perbrinje qenit.-i thashe teska shihja me neveri ne drejtim te Ivanit,i cili deri perpara pak çastesh na kishte kercenuar dhe lenduar pa iu dridhur qerpiku. Thua se ishte trimeri te shfaqje force brutale me femrat dhe kafshet.

-Dafne te lutem lajmero policine. Makina ime ndodhet ketu prane. Sapo ta prangosin kete qelbesire,do vemi tek nje veteriner qe te shqyrtoje gjendjen e qenit.-tha Oliveri.

-Oliver me mire te mos humbasim kohe. Nuk e sheh se si eshte? Nuk dua qe te ngordhi ,te lutem. Ai qen u mundua te me shpetonte mua ,tani eshte rradha ime ta shpetoj ate.

-Ne rregull Dafne,do ta shpetojme te premtoj. Por tani bej si te thashe. Merrem une me kete pune. Mos u shqeteso me . Qeni do behet mire ,ta premtoj. Do te marre kujdesin maksimal.-tha ai.

Fjalet e tij arriten te me qetesonin disi. Me duart qe akoma me dridheshin,nxorra celularin nga xhepi dhe formova numrin 911. Nje nga operatoret e policise,mu pergjigjen menjehere. Ato thane qe do dergonin se shpejti nje njesi te tyre ,qe qarkullonte aty pari,te na vinte ne ndihme. Nderkohe me keshilloi te mos leviznim derisa te arrinin ato. I falenderova dhe e mbylla telefonaten.

-Çfare te thane?- me pyeti Oliveri.

-Thane qe do vijne se shpejti dhe se duhet ti presim ne vendngjarje.

Mua nuk me interesonte aspak per njeriun ,i cili ishte plandosur ne toke. Ai do te merrte ate qe meritonte ,ne çeshtje minutash. Ajo qe vertet kishte rendesi ne kete mes,ishte qeni . Mbase po e ekzagjeroja me reagimin tim,por tashme kisha arritur te formoja nje lidhje te forte me ate dhe nuk beja dot ndryshe. Sikur te me kishte lexuar mendjen, Oliveri u ngut te me thonte :

-Dafne do behet mire,te kam dhene fjalen. Nuk me beson?-tha teska u ngrit te me perqafonte.

-Sigurisht qe te besoj. Oliver?

-Po?

-Po me mbyt !-i thashe teksa mundohesha te çlirohesha nga perqafimi i tij i forte. Pa e kuptuar ai me kishte shtrenguar aq fort,sa ndjeja sikur po me lendonte.

-Me fal Dafne.-tha ai duke e liruar menjehere shtrengimin,por pa me lene te lire nga perqafimi i tij. Sikur kishte frike se do i humbja nga syte.- Duhej te kisha qene me ty. Kjo gje nuk do te kishte ndodhur po te mos te te lija vetem. Me vjen keq qe tu desh te perballeshe e vetme me nje situate te tille.-mbaroi ai se theni.

-Oliver nuk ishte faji yt,mos e fajeso veten kot. Nga ta dije ti se çfare do te ndodhte? As une nuk e dija...Nuk eshte faji i askujt.

-Po perfiton vetem se eshte Dafne ketu,perndryshe do e shihje bukur si do te te qendisja,maskara ! Palo burre,qe kercenon femrat e pambrojtura.-i fliste Oliveri gjithe mllef e zemerim,Ivanit i cili kur e degjoi seç filloi te belbesonte diçka te pakuptueshme nen ze.

-Nuk ia vlen te merresh me te ! -i thashe Oliverit duke i vendosur doren mbi sup per ta qetesuar.

-Ben mire ti lutet Zotit qe je mire Dafne,perndryshe te betohem qe do e zhdukja nga faqja e dheut.-tha ai me te njejtin ton te acaruar.

D A F N EWhere stories live. Discover now