☆38☆

359 33 2
                                    

U drejtuam drejt atelies së zotit Sanders,e cila ndodhej në qendër. Sa më shpejt të mbaronim punë aq më mirë do ishte. Përpara na priste një skedulë e ngarkuar. E Mërkura nuk po tregohej aspak dashamirëse me ne,por do mbijetonim. Sëbashku kishim kaluar ditë edhe më të vështira se kjo. Sapo iu afruam vendit u pushtova nga emocionet. E kam theksuar edhe më parë se sa rëndësi ka për ne ky bashkëpunim. Sot duhej të arrinim sesbën një marrëveshje. Edhe Oliveri nuk dukej më mirë se unë,edhe pse më i vetëpërmbajtur.

-Ke emocione?-e pyeta.

-Do gënjeja nëse do thoja jo. Ama nga darka e mbrëmshme mendoj se do e kemi më të lehtë . Piter Sanders duket që është një zotëri i vërtetë.-tha ai.

-E drejtë. Edhe zonja e tij ishte e mrekullueshme.

-Ama jo më e mrekullueshme se zonjëza ime.-ia priti ai.

U skuqa. Këto ditët e fundit më kishte ndodhur më shpesh nga sa e kisha imagjinuar ndonjëherë. Munda vetëm të buzëqeshja.
Atelia e zotit Sanders ishte ashtu siç e kisha menduar. Që në hyrje të shponte hundët era e cohëve të lëkurës dhe të materialeve të tjera. Ajo që më ra në sy ishte se vëndi popullohej vetëm nga punëtore femra. Të vetmit meshkuj që shihje aty pari ishin rojet e sigurimit dhe sigurisht zoti Sanders,të cilin e vumë re në një cep tavoline teska mbikqyrte punën dhe fjalosej me njërën nga punëtoret.
A thua bëhej ndonjëherë xheloze për të e shoqja? Me të drejtë,pasi ai gjendej i rrethuar nga femrat kohën më të gjatë të ditës. Kjo gjë më kujtonte Oliverin e përpara disa muajve,të mbuluar nga modelet. Një afsh i nxehtë mu mblodh në grykë dhe mu pasqyrua në fytyrë. I hodha një vështrim gjithë inat Oliverit,i cili nuk kaloi pa u vënë re.

-Dafne,ç'ke? Të pickoi ndonjë grerëz?-tha ai duke më shkelur syrin.

-Mos fol fare më mirë. Ti e ke fajin.

-Po tani çfarë bëra?-tha ai duke mbledhur supet.

-Ti e di mirë se çfarë ke bërë !-iu gërmusha.

-Në të vërtetë jo Dafne,nuk e di. Nuk mbaj mënd të të kem bërë gjë.-tha ai.

-A nuk thonë kështu të gjithë meshkujt?-tha zoti Sanders,i cili na ishte afruar pa u vënë re.

-Ah zoti Sanders ! Të më falni për sjelljen.-i thashë e zënë ngushtë.

-Mos u merakos bija ime. Kam dhe unë një vajzë në moshën tënde,me të cilën flas aq hapur dhe mund të them se e kuptoj goxha mirë si punon mendja femrës. Oliver,dëgjo një këshillë nga mua. Çfarëdo që të kesh bërë,edhe nëse ske bërë gjë,duhet të pranosh fajin dhe të kërkosh të falur.-tha ai me të qeshur.
As ne se ndihmuam dot vetën por e lejuam të na shpëtonte një e qeshur e shpenguar. Kisha harruar sa babaxhan që ishte zoti Sanders.

-Faleminderit zoti Sanders. Pa dyshim që do e vë vath në vesh këtë këshillë.-i tha Oliveri po me të qeshur.

-A nuk i kemi lënë mënjanë formalizmat? Të lutem më thërrit thjesht Piter.-tha ai.

-Në rregull Piter. Ah dhe Dafne !-tha Oliveri duke mu drejtuar mua.

-Po?

-Më fal !-tha ai.

-Haha,je i falur i dashur.

-Ja kështu duhet. Të thashë që funksionon.-i tha Piteri Oliverit duke i shkelur syrin.
-Tani vazhdojmë,si thoni? Dua t'ju prezantoj pa humbur kohë me të gjitha materialet e cohëve që punohen këtu. Kjo është bërthama ime e punës,një territor i shenjtë për mua.-tha ai.

-Patjetër.-iu përgjigj Oliveri dhe të dy e ndoqëm pas Piterin, i cili ecte me hapin e një djaloshi njëzet vjeçar.

Kaluam rresht më rresht. Në çdo tavolinë ai ndalej dhe kishte një histori për të treguar. Çdo copë,sipas tij,mbarte në vetvete një lloj kulture,një farë personaliteti që e bën njeriun që e mbart të ndihet vetvetja.

-Tani,-tha ai pasi kishim arritur në tavolinën e fundot,-unë dua të di nëse ju jeni të gatshëm ti jepni copave të mia personalitetin e duhur.

- Absolutisht po. Është pasioni im që në vogëli ,të zbukuroj veshjet e njerëzve. Për gjatë viteve të kompanisë në treg,kemi sjellur koleksione që janë vlerësuar shumë mirë nga kritika dhe përfaqësuar gjerësisht nga masa. Ne sjellim rroba të tilla ku çdo femër arrin të gjejë veten e saj, tek njëra syresh të paktën.-iu përgjigj Oliveri.

-Ju kam ndjekur me kujdes,sfilatë pas sfilate. Më duhet ta pranoj se ajo që thoni është e vërtetë. Ju keni fituar zemrat e publikut.-tha Piteri,ndërsa unë dëgjoja me vëmendje e herë herë,mbaja shënime për detajet që jepte ai.

Oliverit diç i zuri syri në cepin tjetër të dhomës dhe vajti atje. Po shihte kaq me vëmendje një copë të kuqe mëndafshi. E teksa e prekte me duar tha :

-Po,po ,po. Kjo është !

-Më falni !-i tha Piteri i çuditur jo më pak se unë.

-Më huazoni këtë copë ju lutem,dhe kini mirësinë të jeni i ftuari ynë i nderit në sfilatën e të Premtes. Më pas më thoni nëse jeni apo jo dakord të bëjmë marrëveshje sëbashku.

-Më pëlqen si ide miku im. Sigurisht që pranoj dhe për mua është kënaqësi të marr pjesë në sfilatën tuaj. Do vi sëbashku me Marjanën. Ajo vdes për sfilata.

-Faleminderit ,jeni mëse të mirëpritur.-i thashë unë.

Piteri i tha njërës prej punonjëseve të paketonte copën e kuqe që zgjodhi Oliveri. Sapo na e sollën u përshëndetëm me Piterin duke u larguar nga ai vend me një ndjesi të mirë. Pasi hipëm në makinë e pyeta Oliverin :

-Çfarë ke ndërmënd të bësh?

-Prit dhe do ta shohësh .-tha ai duke kryqëzuar gishat e dorës së djathtë me dorën time.

D A F N EWhere stories live. Discover now