☆26☆

478 48 23
                                    

-Si te duket sikur te te them,jo? Nuk do te vesh asgjekundi, vajze planprishese. Kam nje jave qe po e ndjek pas ate qen zgjebarak,dhe tani per fajin tend arriti te me shpetonte nga duart serisht ! -tha burri,duke mu kanosur haptazi.

Po perpelitesha me kot te çlirohesha. Dukej qe ai e kishte me tere mend ate qe tha. Per fatin tim jo te mire,atej pari nuk dukej kembe njeriu. Fillova te ulerija me sa fuqi qe kisha,duke kerkuar ndihme,me shpresen qe dikush do te me degjonte,por asnjeri nuk u duk. Askush nuk me kishte degjuar. Atehere kur nisa ti humbisja fijet e shpreses,pas meje u degjua nje e lehur dhe pa pandehur qeni qime verdhe iu turr me te shpejte burrit barkmadh. Nje moment me vone dhe degjova te klithuren ngjethese te burrit,qe ulerinte nga dhimbja. Qeni e kishte kafshuar fort ne krah,dhe nofullat e tij nuk i ndaheshin,vazhdonte ti meshonte me fort dhe burri me te drejte ngriti zerin duke ankuar. Por edhe pse vazhdonte te ulerinte e te shante me çfare ti vinte per mbare,si nje kafshe e eger e zene ne kurth, ai serisht nuk ma leshoi kyçin e dores. Perkundrazi,ma shtregoi edhe me fort,aq shume sa fillova te qaja me ngasherin nga dhimbja. Mendova se ma theu fare.

I terbuar nga situata,me terhoqi zvarre nga dora dhe me ngriti pezull. Qenit te gjore,qe u mundua te me shpetonte,i dha nje shqelm te forte dhe e plasi per toke. Qeni filloi te angullinte nga dhimbja,me nje ze qe te therte ne shpirt. Nuk arrinte te ngrihej me ne kembe. Ne perpjekje per te me shpetuar mua nga ky gjigand i lig,i cili doli nga hiqi,qeni i mjere rrezikoi seriozisht jeten e tij. Mu dhimbs teksa e shihja te dergjej pertoke. Ajo krijese nuk e meritonte nje fat te tille. Tani vertet qe i nevojitej ndihma e pare mjeksore nga veterineri dhe jo nje kontroll i thjeshte rutine siç e kisha ne plan pak me heret. Sikur,vetem sikur te arrinim tia mbathnim qe aty pa u lagur.

- Tani eshte rradha yte,-mu hakerrye mua,- edhe ti do ta pesosh njelloj si ai qen pisanjos.

-Na ler te qete ! Nuk te kemi bere asnje gje. Do e marr me vete qenin dhe do kujdesem per te. Nuk do ta shohesh me rrotull,te premtoj ! Na ler te ikim...-thashe duke u munduar te merrja guximin e mjaftueshem te perballesha me kete njeri,qe nuk negocionte me te mire. Nuk i kisha humbur akoma shpresat. Kjo nuk do te ishte dita kur do te vdisja. Jo ! Jo tani qe jeta po tregohet e mire me mua. Jo tani qe po provoj dashurine e re me Oliverin. Mendja me vajti menjehere tek ai. Nese gjerat do merrnin per keq,nuk do kisha mundesi as te pershendetesha siç duhej me te,per here te fundit.

-Eshte shume vone ! Te dy do merrni ate qe meritoni qe guxuat te mplekseshit me Ivanin.-tha burri ,i cili mesa dukej ashtu quhej. Ai nuk e mendonte fare faktin qe po ti shpetoja nga duart,do e denoncoja menjehere ne polici,dhe fakti qe i mesova identitetin do ta bente shume me te lehte kapjen e tij nga forcat e rendit. Faleminderit Ivan per kete te dhene,thashe me mend dhe buzeqesha me vete.

-Çme buzeqesh ashtu ?! Apo eshte deliri perpara vdekjes ?- tha ai me shume per vete se sa per mua.

-Asnjeri nga ne nuk e meriton diçka te tille.-i thashe.

I acaruar,Ivani u mundua te me mbyllte gojen,me doren e plagosur,e cila ishte shume e madhe per fytyren time,sa arrinte te me mbulonte nga gusha deri tek gjysma e syve. Tamam si puter ariu. Nuk mund ta lejoja diçka te tille,ne te kundert do te asfiksohesha dhe te vdisja nga mungesa e oksigjenit. Isha e vetme. Duhej te luftoja vetem,ose te pakten keshtu mendoja. Fillova ta gjuaja me shqelma edhe pse ato dukej sikur as nuk i benin pershtypje dhe as nuk e lekundnin ndonje centimeter. Thua se ishin perkedhelje e jo shqelma me gjithe fuqine time. Nese ishte e thene qe te vdisja sot,nuk do largohesha nga kjo bote pa luftuar per jeten time. Te paktej keshtu askush nuk do mund te thonte qe nuk u perpoqa dhe nuk bera rezistence. Oh jo ! Dafne eshte luftetare. Mua keshtu me kane rritur, duke me mesuar te luftoj per gjerat qe dua me shume ne jete, e ne kete rast,per vete jeten time.

Ndryshe nga sa kisha menduar me heret,nuk isha vetem. Kete here isha e bindur per pranine e nje personit te trete,hapat e te cilit u pershpejtuan ne drejtimin tim.

-Leshoje ate,frikacak ! Merru me dike te permases tende.-degjova zerin shume te njohur per mua,te fliste me terbim.

Me pas zhurmen e nje grushti,me pas te njetri ,e me vone dhe disa te tjere qe pasuan te parin. Ivani u dergj pertoke dhe filloi te qante me ze si femi.

-Dafne a je mire? Te beri gje? Je lenduar? Maskarai !-tha Oliveri,teksa i shqetesuar kontrollonte fytyren time me duar,si per tu siguruar qe nuk me mungonte asgje.

-Jam mire...-i thashe me gjysem zeri,teksa ferkoja krahun qe me ishte mavijosur,dhe dukshem kishin zene vend,shenjat e gishtave te Ivanit. Nje dhurate kjo aspak e kendshme.

E dija qe do largoheshin e do veniteshin me kalimin e kohes,ashtu siç edhe kujtimi i hidhur i kesaj dite. Do ta kaperceja. Me e keqja kishte kaluar,mendova me vete. Vetem ta mendosh se eshte thjesht e Merkure , e me kane ndodhur kaq shume gjera ne keto pese ditet e fundit,sa nuk me kane ndodhur ne te gjitha njezet e kater vitet e mia te para te jetes,te mbledhura sebashku. As qe guxoja te mendoja se çfare mund te me priste ne ditet ne vijim. Qe te premten ,nga propozimi i çuditshem i Oliverit,e deri me sot,jeta ime ka marre tatepjeten keq fare. Ajo qe me frikson eshte se pas nje tatepjete te theksuar,vjen nje ultesire,apo humnere te ciles i druhem.

D A F N EWhere stories live. Discover now