☆18☆

664 55 17
                                    

-E di sa eshte ora?-e pyeta si per te larguar fokusin nga biseda.

-Duhet te jete ca .-tha duke rremuar ne xhep per te gjetur telefonin.

Kur vura re qe nuk po e gjente,i kapa doren dhe i thashe :

-Shihe njehere tek rolex-i yt,mbase ta tregon dhe ai !

-Ah po!- tha ai si i zene ne faj,dhe ngriti njeren dore te prekte koken,dhe tek e majta shikoi oren.
-Paska kaluar ora 10. Si thua sikur ta bejme pushim sot?-tha ai.

-S'do ishte keq. Do me bente mire nje dite pushim nga gjithe kjo rremuje.

-Po mire do na bente. Pra ku do qe te shkosh?-pyeti Oliveri.

-Ne pune Oliver. Nuk e anullojme dot takimin me zotin Sanders. Arrita me shume veshtiresi ta shtyeja dje. Pak a shume asistentja e tij na dha ultimatum. Keshtuqe te rregullova nje takim per sot pasdite.

-Keq puna ! Rrofsh Dafne,je e pa pare.-tha ai duke me perkedhelur faqen.

-Pas nje shefi te mire qendron nje asistente akoma me e mire.-i thashe duke i buzeqeshur.

-Je shume modeste e dashur !-tha ai nderkohe qe filluam te qeshnim te dy.

-Bej mir te behem gati . Me prit ketu . Nuk vonoj shume.-i thashe teksa largohesha per ne dhome te nderrohesha.

-Se mos kam zgjidhje tjeter.-degjova Oliverin te murmuriste nga andej.

-E degjova ate !-i thashe duke bertitur.

-Nuk thashe gje !-tha ai ,po me te njejtin ton.

Nuk vonova shume. Hyra ne banjo vetem per te lare floket ,pese minuta pune me fytyren dhe isha gati. Me pas rrobat e kisha kollaj ti zgjidhja. Me vjen dhe mir por edhe turp ta pranoj, qe i sistemoj rrobat sipas diteve,ne menyre qe ta kem me te lehte kur te zgjohem ne mengjes. Koha per mua eshte e vyer,duke qene se me presin shume pune gjate dites. Nuk mu nevojit me shume se gjysem ore per tu bere gati.
Kur dola ne sallon, Oliveri ndodhej i rehatuar ne divanin e bardhe ,me krahet e hapur sa gjere gjate tek mbeshtetesja dhe kembet e hapura e te shtrira. Dukej me shum si nje yll deti sesa njeri.

-Gati ?-e pyeta.

-Gati per te me zene gjumi !-tha ai.

-Epo do durosh deri ne darke,se jemi shume vone me punet.-ia ktheva.

Dolem pa e zgjatur shume dhe pa ngrene mengjes. Poshte na priste shoferi i Oliverit,i cili dhe pse u çudit qe na pa te dilnim bashke nga apartamenti im ,nuk e çeli gojen. Zakonisht ishte mesuar te na shihte te dilnim nga shtepia e Oliverit,ku shkoja shpesh per te lene kostumet e tij qe merrja nga lavanteria,e te tilla gjera si keto. Por Oliveri ,si shefi im qe eshte,nuk kishte pune ne apartamentin tim. Ishte hera e pare qe vinte,ndaj edhe shoferi u habit. U perpoqa te mos e vija re hijen e dyshimit ne fytyren e tij. Te dy ne u ulem ne ndenjesen e pasme te makines.

Kur arritem ,Oliveri doli nga makina dhe i beri me shenje shoferit qe nuk ishte nevoja. U afrua dhe hapi deren e makines qe te dilja une.

-Faleminderit !-i thashe,per gjestin e tij.

-Zonjushat ne fillim!-tha ai duke me drejtuar drejt nderteses se punes,ne menyre qe te kaloja une e para.

Morem ashensorin dhe u ngjitem lart ne katin e shtatembedhjete,ku ndodheshin dhe zyrat tona. Sapo hyme brenda ne sallen kryesore,i gjithe stafi ishte mbledhur dhe brohoriti ,duke thene "Surprize!" , e duke hedhur konfeta ne drejtimin tone.

-Oh qenkeni ju ! Alarm i rreme çuna.-tha njeri nga djemte.

-A mund ta di çfare po ndodh ketu?-pyeti Oliveri,nderkohe qe une largoja copat e konfetit nga floket.

-Ah ,nuk e dinit? -u pergjigj ai.-Po bejme nje feste surprize per fejesen e zotit Derek dhe Selenes. E morem vesh dje dhe donim ti surprizonim. Te na falni zoti Oliver,qe nuk ju kemi vend ne dijeni. U perpoqem te lidheshim me ju por nuk arritem dot,keshtuqe pyetem Even nga burimet njerezore,e cila na tha se mund ta organizonim diçka te tille.

-S'ka problem! Mire keni bere.-i tha Oliveri.

Ne te dy iu bashkuam pjeses tjeter te stafit . Pas çerek ore,ashensori u hap serisht dhe tashme hyne brenda Dereku dhe Selena e vertete. Te gjithe u ngritem ne kembe dhe brohoritem per to,duke i uruar per fejesen e tyre. Atehere Dereku mori fjalen dhe na tha :

-Miqte e mi faleminderit per surprizen e bukur. Jeni staf i mrekullueshem,nuk ka te dyte si juve. Jam me fat t'ju them ,qe kam perkrah njeriun me te mire e me te perkushtuar qe mund te deshiroja ndonjehere. Selena ,zemer te dashuroj !-tha ai dhe te dy shkembyen nje puthje te zjarrte,nderkohe qe te gjithe ne i brohorisnim.

Oliveri me pervodhi nje veshtrim,dhe fshehtasi kapi doren time. Une ia ktheva shikimin dhe ai me tha me ze te ulte ne vesh :

-Nuk u gabuan dhe per ne me pare. Te premtoj qe festa jone do jete me e bukur!-dhe pa na vene re njeri,me puthi lehte pas veshi.

Aq mjaftonte qe te me ndizeshin faqet prush. Akoma nuk isha mesuar nga kjo ndjesi e re,nga te qenit kaq e afert me Oliverin dhe jo thjesht prane tij.

-Oliver,miku im,eshte rradha jote tani!-tha Dereku duke i shkelur syrin dhe te gjithe nisen te qeshnin.

-Ta paça borxh Derek !-tha Oliveri dhe te gjithe qeshen akoma me shume.

U sherbyen pije dhe koktaile te vogla. Pas nje ore te gjith u kthyem ne pozicionet tona te punes. Duke u kthyer ne zyre Oliveri me ths :

-Dafne nuk po e gjej dot celularin ! Kujdesesh dot ti per kete gje? Mund te me kete rene mbreme tek "Cielo",kur godita ate maskarain...

-Oliver me vjen keq per ate qe ndodhi !

-Nuk ishte faji yt.-tha ai.

-Ne fakt,po, ishte faji im. Do merrem vete me kete pune. Do ta gjej celularin deri ne dreke.

-Faleminderit,je me e mira !-tha ai dhe hyri brenda ne zyren e tij.

Menjehere pasi u ndava me Oliverin,njoftova stafin e "Cielo". Ato u treguan te gatshem te kontrollonin te gjithe vendin. Vertet aty i kishte rene celulari. Arriten ta gjenin dhe na e sollen brenda ores,duke kerkuar ndjese qe nuk e kishin vene re me heret e te na e sillnin. Kliente si ne ishin te vyer per te ngritur reputacionin e mire te lokalit te tyre.
Sapo e sollen vajta tia dergoja Oliverit.

-Ja dhe celulari ! Kishe te drejte. Sapo e sollen djemte e "Cielo-s" . Edhe njehere me vjen keq qe hyre ne nje telash te tille per mua.

-Dafne mjaft kerkove ndjese. Nuk do ia falja vetes nese do te te ndodhte diçka e keqe ty.

-Je bere engjelli im mbrojtes,e di?

-Nese thua ti !

-Do qe te te porosis diçka per dreke? Se di per ty por une po vdes urie.-i thashe.

-Ide e mire. Me hahet sushi,na e porosit dot?

-Sigurisht !-thashe dhe bera te dilja nga dera kur Oliveri me therriti serisht.

-Dafne !

-Po?-thashe une dhe ktheva koken.

-Te dua .-tha ai.

-Edhe une...-buzeqesha duke belbezitur si e marre dhe dola nga dera me nje fryme

Sapo e kisha pranuar qe e doja. Jo vetem per vete,por ia kisha thene edhe atij. Me ze te larte. E dua !

D A F N EWhere stories live. Discover now