E Marte

586 59 22
                                    

Me dhimbte koka si per dreq ! Kjo dhimbje acaruese ma nxori dhe gjumin. Duhej te pija nje qetesues sa me pare. Nuk kisha çfare te beja. Me zor arrita te hap syte dhe gjeja e pare qe vura re ishte ora ime e komodines.
Mos ! Paska vajtur ora 9,sa vone qe jam !

Sy mbyllurazi vajta deri ne banjo. Hapa raftin tek pasqyra dhe terhoqa nje hap per dhimbje koke. U ktheva ne kuzhine dhe mbusha goten me uje. Do e pija rruges per ne dhome ,ku do gjeja dhe rrobat per tu bere gati per pune. Vajta deri tek komodina buze shtratit serisht dhe gelltita hapin qe mbaja ne grusht.

U solla per te vajtur tek dollapi,por çte shoh ! Kolltuku anash shtratit ishte i zene ! Oliveri qendronte aty,mbeshtetur koken mbi grushtin e tij dhe flinte !

Teksa bera ti afrohem,hasa gishtin e vogel te kembes per kemben e shtratit !

-Oh Zot ! Sa dhemb !-ulerita.

-Çfare? Çfare ndodhi?-brofi ne kembe Oliveri,te cilit i ishte larguar ngjyra e fytyres.
-Dafne je mire?-me tha duke u afruar tek une.

-Jo sjam aspak mire ! Me dhemb koka dhe kemba ! Po çben ketu ti?-e pyeta.

-Me kerkove te qendroj mbreme... Pastaj nuk mund te te lija ne ate gjendje.-tha ai.

-Çfare gjendjeje? Vertet te paskam kerkuar te qendrosh?!-e pyeta e habitur.

-Nuk te kujtohet ndonje gje nga ato qe ndodhen mbreme?-pyeti ai duke ngritur njeren vetull lart.

-Me kujtohet qe u largove me Samanten nga puna!

-Vetem kjo?-pyeti ai.

-Koka!-thashe duke e prekur,teksa dhimbja nuk me kishte pushuar aspak.

-Me prit !-tha teksa u largua drejt kuzhines.
-Dafne ku jane domatet?-u degjua zeri i tij nga aty.

-Duhet te kete ne frigorifer. Pse? Çfare te duhen?-e pyeta duke hyre brenda ne kuzhine.

-Ulu pak tek tryeza,se ta sjell tani!-me tha ai.

Bera siç me tha. Edhe te doja sbeja dot gje tjeter se me merreshin mendte. Ndersa kundroja Oliverin me sy,se si levizte neper kuzhine duke e bere tijen,thuajse se kishte banuar aty gjith jeten,degjova zhurmen e celularit tim. Duhej te me kishte ardhur ndonje email apo mesazh. U ngrita ta kerkoja dhe e gjeta ne çanten e dores ,te cilen me sa dukej e kisha hedhur mbi divan.

"Arrite ne shtepi mire?"

"Me fal Dafne s'duhej te te kisha lejuar ta tejkaloje me pijen mbreme. Jam shoqe e keqe !"

"Mirmengjes ! Ku je? Nuk do vish sot? Me mungon! Shpresoj te jesh mire Dafne. Te puth!"

Kisha tre mesazhe nga Selena. Tre mesazhe qe me rikujtuan te gjitha ndodhite e brendshme. U ula dhe njehere ne karrike,me faqet e skuqura si speci. Çfare ti them Oliverit po te ma zere ne goje serisht? Po ai grushti? Ai tipi..ai tipi e meritonte,qelbesira ! Edhe njehere te vetme qe e tejkaloj me pijen dhe ja çfare ndodh !

-Te jane bere faqet prush ! Mos ke temperature?-tha Oliveri teksa me zgjati goten e me vuri doren ne faqe,si per ta vertetuar nese ishin te nxehta nga temperatura apo jo.

-Çfare eshte kjo?-e pyeta me çudi,duke veshtruar lengun veshtullor me ngjyre te kuqe qe ndodhej ne gote.

-Leng domateje. Do te te beje mire per efektet e pijes !-tha ai.

-Vertet?!-pashe me dyshim nga pija ,teksa u mundova te gjerbja nje hurth.
-Oh! Qenka e shpifur!-thashe.

-Haha,epo nuk eshte leng luleshtrydheje,ashtu siç nuk eshte vodka leng limoni!-tha ai .

-E meritoja kete! Me fal !-i thashe.

-Per çfare?

-Ke bere shume per mua. Keto ditet e fundit nuk kane qene te lehta per mua. Po mundohem te kuptoj ku ndodhemi. Po mundohem te te kuptoj por nuk po e arrij dot...

- Me vret kur flet keshtu .-tha ai.

- Ndersa mua me vret kur del me femra te tjera per darke ! Njehere me thua se me do diten tjeter del me Samanten ! Me ngjan shume me Oliverin e vjeter ,shefin tim.

-Pra kshu qenka puna? Per ate Zot Dafne ! Samanta White eshte thjesht nje punonjese. Dje pranoi te firmoste kontraten me kompanine tone. Ne restorant na priste menaxheri i saj,per te diskutar pikat e kontrates.Mendoj se duhej ta kishe kuptuar tashme qe per mua nuk je si modelet me te cilat kaloja kohen,perpara se te merrja guximin te pranoja ate qe ndieja per ty.-tha ai.

-Aha ! Po mund te me merrje me vete si ne te gjitha takimet e tjera te punes ,por nuk e bere.-i thashe e zhgenjyer.

-Nuk doja te te merrja me vete ne nje darke te merzitshme,kur do dilje me Selenen ne darke.-tha ai.

-Po une nuk doja te dilja. Pastaj nga e di ti? E dije ti qe...Dereku! Ai duhet te te kete thene.-i thashe duke e kuptuar gafen time.
Çdo gje ishte e qarte tani.

-Po sigurisht ! Nuk mendon se miku im me i mire do me tregonte po te fejohej?

-E drejte.-i thashe dhe ula syte.

-Edhe pse,ndihem ne faj qe nuk i kam treguar akoma gje per ne.-tha ai duke ma ngritur gushen qe te haste shikimin tim.

-Ka ndonje gje per te thene ketu? Çfare jemi ne Oliver?

-Mund te jemi çdo gje po te duash ti !-me tha ai.

U perhumba ne shikimin e tij te mprehte,nje shikim qe me falte dashuri. Duhej te matesha ,duhej te matesha mire perpara se ta lejoja zemren time te rrihte per te.

D A F N EWhere stories live. Discover now