☆37☆

393 35 0
                                    

Brenda ne shtepi u kujtova per arsyen se perse doja te dilja jashte,"mankthet". Por si mundet valle,streheza jote e sigurise te kthehet ne vendin ku do me pak qe te jesh brenda dites? Ndoshta kjo nuk ishte me streheza ime e sigurise. Ate vend e kishte zevendesuar pa u kuptuar e pa u ndjere,Oliveri. Ishte ai vendi im i sigurte,tani.
Duke enderruar me syte hapur per Oliverin tim,e binda veten se me duhej te beja nje dush perpara se te dilja serisht nga shtepia. Edhe pse kjo dite nisi me gjithe forcen e saj,nuk kishte mbaruar akoma,perkundrazi sapo kishte filluar. E mbase tani fillonte pjesa me e veshtire.
Dushi edhe pse i shpejte,rezultoi shume relaksues. Me nevojitej,dhe fillova te ndihesha serisht miqesore me shtepine time. Ne te keq apo ne te mire,kjo ishte shtepia ime,gjithmone aty per te me mirepritur mua. Hoqa peshqirin nga koka dhe zhubravita floket me te,ne menyre qe te mblidhja gjithe ujin qe kishte ngelur akoma nder to. Tharja e flokeve eshte nje torture me vete,nje torture e perditshme dhe e pashmangshme fatkeqesisht. Ndersa thaja floket me tharese,nuk ia pertova te kendoja edhe kenge qe me vinin ndermend. Humori im i mire,ishte kthyer. Pasi mbarova,zgjodha rrobat me kujdes,doja diçka qe thonte serioze por jo shume murgeshe.Keshtuqe zgjodha nje fustan ngjyre kaki,i mbyllur deri tek gryka por qe ne pjesen e shpines kishte te çelur nje dritare te vogel,nga ku dalloheshin qarte nishanet e mi te vegjel te bukurise. Fustani kapej ne bel duke e theksuar ate,e me pas derdhej lirshem duke perqafuar format e trupit deri ne gjatesine e gjurit. Zgjodha edhe nje pale taka te rehatshme ne ngjyren e fustanit,epo aq te rehatshme sa mund te jene takat le te themi. U ula para pasqyres dhe theksova syte me nje penel te zi,ama ishte rremeli ai qe i dha doren e fundit qerpikeve te mi si erashka. Ne fund,u ndava e kenaqur nga pamja ime ne teresi. Kisha arritur pamjen qe doja. Qesha me vete kur mendova se me kishin sherbyer per mire vitet e kaluara prane Oliverit,ne shijet e mia te modes. Atehere u degjua te binte celulari im. U ngrita ta kerkoja neper shtepi se ku e kisha lene dhe e gjeta mbi tryezen e tavolines ne sallon. Po me telefononte mamaja.

-Alo mami,çkemi?

-Dafne zemer miremengjes. Si je ti? U be kohe pa u degjuar.

-Ah,mami ke te drejte,me fal. Por kam pasur aq shume gjera ne mendje dhe pune per te bere ,sa nuk e di... me fal e di qe asnje justifikim nuk vlen,duhej te te kisha telefonuar.

-S'ka problem,çfare eshte bere eshte bere,se kthejme dot kohen pas. Te pakten mos me harro ditet e tjera.

-As kete nuk ta premtoj dot mami. Perpara na presin dite te veshtira. Do behemi gati per sfilaten diten e Premte. Te gjithe kreret e modes do jene aty. Nuk duhet te deshtojme.

-E kuptoj. Por ti do kthehesh ne fundjave apo jo? Keshtu me the te henen.-pyeti ajo gjithe shprese.

-E di çfare? Perse nuk vini ju te Premten,per sfilaten e madhe dhe pastaj me te pare e me te bere. Mbase do kem dike per t'ju prezantuar...

-Mos me thuaj qe po ndodh ajo qe une mendoj se po ndodh?-pyeti mami e entuziasmuar.

-Mbase ma,mbase ehmm...

-O Zot Dafne po ky eshte nje lajm shume i mire. Prit sa ta marri vesht babi. John,John ku je? Eja te degjosh te rejat nga Dafne !-therriti ajo.

-Mami,ule zerin dhe ti. Me mire ta njihni kur te vini ketu.

-Mire mire,po presim deri te Premten pra ! Mirupafshim Dafne,te dua shume.

-Edhe une mami. Puthe dhe babin.

E mbylla telefonaten dhe me duhet ta pranoj qe ishte nje nder telefonatat me te sikletshme qe kisha bere deri tani. Nuk i kisha prezantuar kurre te dashurit e mi tek prinderit. Ne fakt asnjeri nga ato nuk kishte rrezistuar aq gjate sa une ta prezantoja me prinderit. Do gjeja sesben nje arsye per tu ndare nga ato. Asnjeri s'ishte i pershtatshem mjaftueshem dhe une gjithmone i lija,kur e kuptoja qe nuk mund te ua prezantoja prinderve djem te tille. Por smund te thoja te njejten gje per Oliverin. Asnje gje e tille nuk vlente per te. Ai ishte ...ai eshte,i duhuri.

D A F N EWhere stories live. Discover now