☆21☆

542 51 19
                                    

Por diçka e tille nuk ndodhi. Perkundrazi,Oliveri ishte kthyer ne nje shtylle te çelikte ,pas te cilit isha kaperthyer qe te mos pengohesha kur ecja. Me pelqente ideja qe mund te mbeshtetesha tek ai,qofte edhe per diçka te tille.

Ndalesa jone ishte te restoranti 'Le Bernardin '. Aty arrita te rezervoj per kater persona. Pa dyshim qe nuk ishte e veshtire ,pasi aty drekonim shpesh ne takimet e punes,ama ishte hera e pare qe po darkonim,gje qe e bente me te veçante takimin tone. Edhe atmosfera ndihej ndryshe ,kishte diçka ne ajer qe nuk arrija ta identifikoja. Nje fare elektriciteti qe perçohej nga tavolina ne tavoline. Te gjithe ishin veshur me se miri per te darkuar aty,e gjithsesi mu duk vetja me e ngarkuar seç duhej. Nuk do pendohesha tani per zgjedhjen time,pasi fustani me nxirrte ne pah asetet e mia me te mira. Perveç kesaj Oliveri vazhdonte te me shikonte me nje tis adhurimi ,qe kur erdhi te me merrte ne shtepi. Ndersa une,e adhuroja ate veshtrim dhe vemendjen qe po merrja nga ai.

Arritem ne oren e duhur,si gjermane te vjeter,teper te perpikte. Nuk mund te linim pershtypjet e gabuara,pasi ketij takimi i kishim dhene seriozitetin e duhur per rendesine qe kishte. Kamarjeri na tregoi se ku ndodhej tavolina qe kishim rezervuar dhe gjithe miresjellje na shoqeroi deri ne gjysem te rruges.

-Ah Stringheart ! Ketu .-degjuam zerin e nje burri te vinte nga ai drejtim.

-Zoti Sanders,qenkeni treguar me te shpejte .-iu drejtua Oliveri me miresjellje.

Nuk e njihja zotin Sanders. Ai dukej shume ndryshe nga fotot ne revista. Ishte nje burre rreth te gjashtedhjetave,me floke gri te lehte dhe sy kaf qe shfaqnin miresi. Realisht nuk kishte asgje te peraftert me ate burrin me hije te eger,qe depertonte dhunshem tregun e modes. Kur e kuptova qe ishte mysafiri yne nxitova te buzeqesh. Nuk kisha si te beja ndryshe pasi buzeqeshja e tij ishte ngjitese. Nese ne ishim te perpikte si gjermanet,zoti Sanders dhe gruaja e tij ishin te perpikte si japonezet. Zonja e tij dukej shume e re,me stil tipik te nje mbretereshe angleze. Edhe veshja e saj serioze por elegante,kete linte te kuptoje. E veshur me nje fustan Gucci te nuancave pastel bojeqielli,ajo vezullonte e tera me perlat qe mbante ne qafe . Tani nuk me dukej vetja aspak e tepruar,nese une kisha fustanin ajo kishte bizhute,gje e cila shkonte ne harmoni me moshen tone.

Kur u afruam tek tavolina,si zoti edhe zonja Sanders u ngriten ne kembe te na pershendesnin. Normat e miresjelljes jane gjithmone te mirepritura,mesim ky qe e kam nxene qe ne vogeli.

-Mirembrema zonje,kenaqesi te te kemi ne pranine tone.-iu drejtua Oliveri zonjes Sanders ,pasi kishte shtrenguar duart me bashkeshortin e saj.

-Kenaqesi e perbashket.-i tha ajo.

-Po kjo zonjusha e bukur kush eshte?-tha zoti Sanders duke me puthur doren lehte pasi ia kisha zgjatur ta pershendesja.

-Dafne,fejuara ime.-tha Oliveri i mbushur me krenari.

-Gjithashu edhe asistentja e tij. Kemi komunikuar se bashku ne telefon per takimin,zoti Sanders. Kenaqesi qe po ju takoj ne person.-nxitova te shtoj une.

-Me lejoni te them,qe jeni nje djale me fat zoti Stringheart.-tha zoti Sanders.

-Ashtu jam vertet. Me quani Oliver ju lutem. Ulemi tani.-tha Oliveri duke bere me dore nga ndenjeset tona perkatese.

Qendruam perballe njeri -tjetrit. Perpara meje ndodhej zonja Sanders,ndersa zoti Sanders ndodhej perballe Oliverit. Menjehere pasi u rehatuam,erdhi kamarieri te merrte porosine. Pavaresisht se kisha ngrene nje dreke te bollshme,nuk mund ti rezistoja dot pjatave te famshme franceze,si 'pot au feu' dhe biftekun e famshem 'bourguignon',shoqeruar me bagettat e shijshme tipike franceze. Sa here qe drekonim tek 'Le Bernardin' ,porosisja pjata me perberje mishi. As sonte nuk bente perjashtim zgjedhja ime do ishte mish,pavaresisht se i gatuanin persosmerisht te gjitha pjatat e peshkut. E keqja e tyre eshte se racionet jane te vogla,por qe çuditerisht per syrin e shefit jane mese te mjaftueshme. Ne nje mendje me mua ishin te gjithe mesa dukej. Nuk vonoi shume dhe tryeza jone u mbush plot,duke kundermuar ere aq te mire,sa filloi te me lengezohej goja vetem nga mendimi qe do haja pas pak. Ama vendosa te pres zonjen Sanders,te fillonte e para pjaten e saj,ne shenje respekti dhe vetepermbajtjeje gjithashtu. Sa keq qe u desht te kalonin dhjete minuta te tera perpara se ajo te vendoste te provonte pak nga pjata e saj. Epo nuk ruhen format elegante ndryshe,mendova me vete.

D A F N EWhere stories live. Discover now