☆20☆

593 51 12
                                    

Kam qene prezente ne shumicen e takimeve te punes ,se bashku me Oliveri,si asistentja e tij. Ky takim nuk perbente ndryshim,perveç faktit qe ndihem me shume si shoqeruesja e tij sesa si asistentja.
Ama ky takim eshte thelbesor per mbarevajtjen e kompanise. Ne merremi me dizenjimin dhe prodhimin e modeleve te ndryshme te veshjeve,duke marre pjese ne sfilatat me te medha te modes,per paraqitjen e tyre. Duke qene se firma jone eshte e njohur,duhet te kujdesemi per cilesine e cohave te perdorura. Ketu hyn ne loje Zoti Sanders,i njohur ndryshe si 'Mbreti i cohave te bukura'. Kompania e tij shenjon njezer vite perpara themelimit te kompanise sone. Si i vjeter ne zanatin e tij,fama i ka paraprire,duke bere qe te jete me i kerkuari ne kete treg.

Puna eshte se nuk e zgjedhim ne bashkepunimin me zotin Sanders,eshte ai qe ben perzgjedhjen e klienteve te tij,me te drejte pasi e ka kete mundesi. Cohat e tij te shtrenjta jane te limituara,dhe ai zgjedh se kujt tia 'dhuroje'.

Duhet te dalim faqebardhe nga ky takim,ti leme pershtypjet me te mira dhe ta prezantojme denjesisht kompanine tone. Me siguri qe nuk jemi te vetmit ne rradhet e tij qe po presin per kete mundesi. Gjithmone kam pyetur veten se perse e mbivleresojne kaq shume zotin Sanders? Tek e fundit ka kaq shume fabrika te tjera cohash po aq te mira,por me pak te degjuara nga emri,me te cilat mund te bashkepunojme,dhe detyrohen te bashkepunojne shumica derrmuese e kompanive,te cilat nuk e perballojne dot koston e ketyre cohave 'mbreterore' te cilesise se pare.

Disa biles e quajne 'perendi' ne kete fushe. Kam degjuar edhe Oliverin ti drejtohej si i tille njehere. Epo perpara nje 'perendie' me takon te paraqitem jo me pak se sa nje 'perendeshe'.

Mendoja se nuk do i vinte kurre dita ketij fustani !-thashe me vete nderkohe qe nxorra nga rafti nje kryeveper te Eliee Sabb. Nje fustan roze i lehte pasteli,i perpunuar me mjeshteri ne pjesen e dekoltese,e cila ishte shume ftuese. Menget e modeluera ne formen e gojes i jepnin krejt pamje tjeter fustanit,ndersa pjesa e shndritshme e tij te shnderronte ne nje princeshe te vertete. Eshte e çara e madhe tek kemba qe i jep hijeshine dhe elegancen qe po kerkoja. Heren e pare qe e provova kete fustan ndjeva se ishte qepur enkas per mua. Qe atehere nuk e kam provuar me. Po e ruaja per ate rastin e veçante e te duhur ,i cili ja ku erdhi. Do ta perfaqesoje Oliverin ne menyren me dinjitoze te mundshme dhe kjo gje me mbushi me krenari.

Reflektim perpara pasqyres nuk po e njihja me,ama e dija se nen ato rroba fshihej e njejta Dafne . Po afrohej orari kur duhej te niseshim,ndaj po mbaja celularin ne duar,ne pritje te telefonates se Oliverit,qe kishte mberritur e po me priste poshte.
Trokiti dera dhe dola te hapja.

-Çkemi !

-Çkemi !

Ishte ai. I veshur ne smoking te zi qe kombinonte fare mire me fustanin tim klasik.

-Uau! Dukesh fantastike Dafne.-tha Oliveri.

-Faleminderit. As ti nuk dukesh keq.-ia ktheva.

-Shkojme?-tha ai duke me zgjatur krahun qe te fusja doren.

-Ja nje sekond sa te marr çanten.

Mora çanten time me hapa te shpejte dhe u riktheva tek Oliveri ,duke i vendosur doren tek krahu i tij,te cilin akoma e mbante te ngrire ne pritje per mua. Nuk mi shqiste syte,as drejt rruges per tek ashensori.

-Do rrezohesh,ben mir te shohesh ku hedh hapat.

-Nuk ka problem. Edhe nese rrezohem,do them qe u verbova nga shkelqimi yt.

D A F N EWhere stories live. Discover now