☆28☆

471 48 22
                                    

-Oliver,nuk di ç'te them... Faleminderit. Te kam borxh jeten per te disaten here kete jave.-ia ktheva,duke sjellur ndermend te gjitha heret kur me kishte mbrojtur dhe shpetuar nga vdekja e sigurte. Ai pa dashur ishte kthyer ne engjellin tim mbrojtes.

-Do beja çdo gje per ty Dafne. Mjaft ti te jesh mire dhe e lumtur. Ndihem i pafuqishem kur mendoj se nuk arrij ti parandaloj te gjitha gjerat e hidhura qe vijne drejt rruges tende. E di çfare mendoj tani?-me pyeti ai me nje tis trishtimi ne fytyre.

-Me thuaj !-ia ktheva e pasigurt nese deshiroja te dija se çfare donte te me thonte.

-Gjerat rrodhen shume shpejt. Mbase me ritem me te shpejte seç e kisha imagjinuar dhe nga se supozohej te ndodhnin.-tha ai dhe beri nje pauze te shkurter gjate te ciles prisja ne heshtje,teksa degjoja zemren te me rrihte fort ne kraharor.- Perpara se te te propozoja te vije bashke me mua ne Miami,ti ishe e sigurt Dafne. Asnje gje e keqe nuk te ka ndodhur gjate ketyre viteve qe jemi njohur. Gjerat sikur morren per keq dhe nuk e di nese jam une arsyeja apo eshte universi ai qe po i ben keto lojra me ne...-perfundoi duke thene ai dhe une prisja me kot qe te vazhdonte fjalen serisht. Por ai vetem shtrengoi timonin me fort dhe ia nguliti syte rruges,sikur te mos kishte folur kurre e te mos kishte thene asgje.

E dija qe duhej te thoja diçka. Ai priste qe une te flisja,mbase ta qetesoja duke i thene qe nuk eshte ashtu siç mendon,se universi nuk eshte kunder nesh,se te gjitha keto qe ndodhen ishin rastesi fatkeqe ,qe kur te plakeshim do i kujtonim dhe do qeshnim,teksa shikonim nipat e mbesat tona te na silleshin neper kembe. Dhe ne do shtrengonim duart njeri-tjetrit e do ti thonim "Ja dolem ". Ah sa do doja ti thoja diçka te tille. Por shpirti im ishte i trazuar. Une mendoja si ai. Mbase fatet shkruhen ne yje dhe ylli yne kishte rene,kishte perenduar duke lene pas nje vrime te zeze ,qe thithte e shkaterronte çdo gje te bukur qe ishte krijuar perreth saj. Heshtja ime siç duket e nervozoi dhe Oliveri provoi te thyente suspancen mes nesh .

-Jan budallalleqe e di. Mos ma ver re Dafne ! Une jam i sigurt vetem per nje gje tashme,qe dua te te kem gjithmone ne jeten time.-tha ai me nje fryme.

E lehtesuar nga fjalet e fundit te tij,shpupurisa rete e erreta qe kishin rrethuar mendjen time,duke u kthjelluar dhe perqendruar tek ajo qe realisht kishte rendesi keto momente.

-Mendon se eshte edhe shume larg klinika veterinare qe ketu? Edhe sa kohe duhet qe te arrijme? Nuk jam e sigurt se edhe sa gjate mund te rrezistoje .-i thashe .

Oliveri ktheu koken pas per te pare qenin,i cili po qendronte pa bere ze dhe pa angullire ne sediljen e pasme.-Duro edhe pak bukurosh. Nuk eshte edhe shume larg Dafne. Klinika ku do shkojme ndodhet ne qender,rreth tre kilometra larg qe ketu pak a shume. E njoh veterinerin. Spencer Hallowey quhet,shoku im i gjimnazit. Eshte i zoti me kafshet,ka qene gjithnje. Veç ta shihje shtepine e tij. Njehere qe vajta nuk gjeje vend te hidhje kembet nga rremuja qe krijonin kafshet e tij shtepiake,e gjithsesi ishte nje vend i paqte ku dashuria nuk mungonte kurre dhe mund ta nuhasje ne ajer. Eshte e çuditshme se si vjen jeta. Njehere i mban ne shtepi,pastaj specializohesh per tu kujdesur per to gjithe jetes. Por enderra e tij me e madhe ,ishte ta shnderronte shtepine e tij ne nje qender strehimi per kafshet te cilet i braktisnin dhe nuk i donin pronaret,si ky bukuroshi yne qe qendron prapa. Mbase me dukej budallallek atehere dhe i veja isos shokve te tjere kur e vinin ne loje,por tani e kuptoj se sa me rendesi paska qene.

-Ky miku yt,me pelqen shume nga se po me tregon. Çuditem qe nuk ma ke zene ne goje ndonjehere. Nuk shoqeroheni me?-e pyeta.

-Ka kohe qe e kemi nderprere komunikimin,mbase qe ne gjimnaz,sme kujtohet mire. Pastaj siç ndodh rendon,jetet tona moren rruge te ndryshme dhe ndoqen ritem te shpejte,qe nuk na lejoi te puqeshim me . Por mesa duket erdhi koha ti bej nje vizite mikut tim.-tha ai.

-Them se do i behet qejfi te te takoje pas kaq shume vitesh.

-Ashtu thua?-pyeti ai me medyshje.

-Sigurisht. Edhe mua do te me behej qejfi te te takoja serisht nese do kisha kohe pa te pare.-ia ktheva duke buzeqeshur.

-Ama nuk eshte nevoja per diçka te tille ,pasi ne do vazhdojme te shihemi çdo dite te jetes sone.-tha ai,dhe une mbylla syte te perfytyroja fjalet e tij. Dukeshim bukur,ne nje realitet qe na vinte per shtat me se miri.

D A F N EOpowieści tętniące życiem. Odkryj je teraz