E Enjte

1K 36 51
                                    

Ishte drita e fortë që hynte nga dritarja,ajo që ma nxorri gjumin. E kisha shumë të vështirë të çelja sytë,njëlloj si të më ishin ngjitur me zam. E prapë se prap,u mundova ti hapja që të paktën të hiqja burimin e dritës,në mënyrë që ti kthehesha sërisht gjumit. E pasi hapa njërin sy përgjysëm,arrita të dalloj jastekun tim të gjumit,fletët. Po,shumë fletë të shkëputura nga dosjet. Po ku jam kështu ?!
I hapa të dy sytë dhe ngrita kokën.

-Ah ! Dreqin,qafa !-mërmërita nëpër dhëmbë.

Qafa më ishte mpirë e gjitha nga qëndrimi i pafavorshëm që më kishte zënë gjumi. Përmbi tavolinën e punës,buzë Oliverit,i cili po dremiste qetësisht nga cepi tjetër i tryezës. Edhe ai me kokën mbi një pirg me letra. Sa e lodhshme duhej të ketë qenë nata e kaluar ,sa na kishte zënë gjumi pa e kuptuar ! E ndërsa mendoja këtë,nisa të fërkoja qafën,të zbusja ngerçin që më kishte zënë. Tashmë nuk mendoja më ti riktheheshe gjumit,pavarësisht se e dëshiroja më shume se çdo gjë në botë,ishte vendi më pak i favorshëm për të dremitur.
Dita dukej e mirë me diell,por unë nuk e kisha në plan të lëvizja. Përkundrazi,iu afrova edhe më shumë Oliverit dhe nisa ti përkëdhelja veshin.
Sa i lezetshëm ishte kur flinte ! Në fakt i lezetshëm ishte edhe zgjuar,por unë sdoja ta pranoja,e aq më pak t'ia thoja ! Po sikur ti rritej mendja?

-Jo,jo ! Je më i bukur kështu !-thashe me zë mendimin tim,duke e puthur lehtë në faqe.

Oliveri nuk u zgjua. E çuditshme që e bënte gjumin aq mirë mbi tryezë,vetëm nëse kjo nuk është hera e parë që e bën këtë. Edhe mundet,pasi rastet kur Oliveri qëndronte në punë pasi unë largohesha,ishin të panumërta. Por unë kurrë nuk kisha menduar se ai flinte në zyrë. Të paktën edhe nëse do flinte ndonjëherë,mund të përdorte divanin e zi, që ndodhej anash tavolinës,i cili në këto momente dukej kaq i rehatshëm e po ma bënte me sy.
E ndërsa mendoja ti afrohesha divanit,vendosa të qëndroja të shqetësoja Oliverin,i cili akoma flinte si qingj,i pa trazuar. Epo sado që një pjesë e imja e mëshironte,pjesa më e madhe mendonte që një rast i tillë sdo më jepej më,mbase.
Po me çfarë ta trazoja?
Kontrollova tek sirtari i fundit ,aty ku mbanim kapëset e letrave dhe isha me fat. Brënda sirtarit,ndodhej një kuti e zezë,lëkure që shkruante sipër,me gërma të arta,të një kaligrafie perfekte,Z.Oliver Stringheart. Buzëqesha. Ai e mban akoma në zyrë. Ia kisha dhuruar përpara dy vitesh për ditëlindje. E mbaj mend mirë edhe fjalët e tij :

"-Faleminderit Dafne. Nuk kishe përse.

-Ju lutem,s'është asgjë.

-Qënka shumë e bukur,nga të lindi kjo ide?-tha ai duke ngritur penën ngjyrë blu,në formën e pupulës së shpendve,që ta sodiste më nga afër.

-Nuk dija se çfarë t'ju dhuroja. Ju praktikisht i keni të gjitha,-i thashë duke qeshur e sikletosur,-ndaj mendova se një gjë e personalizuar do ishte zgjedhja e duhur. Sapo e vura re në vitrinë,nuk e mendova dy herë. Ajo duket sikur është bërë fiks për duart tuaja,që të vizatoni modelet e tjera të mahnitshme të koleksioneve.-përfundova së thëni,duke shikuar duart e tij të bardha,me gishtat e gjatë që përshkonin gjatësinë e pupulës.

-Faleminderit Dafne. Do ta ruaj,do ta mbaj gjithmonë pranë vetes.-tha ai duke më buzëqeshur."

Dhe Oliveri e kishte mbajtur fjalën. Pena ndodhej afër tij,brënda kutisë. Ai kishte dy vite që e ruante.

-Faleminderit Oliver.-pëshpërita duke e parë me ëmbëlsi.

Dhe tani kjo penë dukej fiks për duart e mia,buzëqesha djallëzisht,teksa e nxorra nga kutia dhe fillova ti afrohesha karriges së Oliverit ,në maje të gishtave. S'doja ta zgjoja aksidentalisht e të prishja të gjithë qejfin.
Mbajta penën mes dy gishtave,dhe nisa ti gudulisja veshin. Fillimisht,një prekje e lehtë. Më pas një prekje e zgjatur. Kur asnjëra nuk dha rezultatin e duhur,vendosa të bëja një hap më drastik. Do ia gudulisja brendësinë e veshit.
Dhe oh Zot,ia vlejti. Oliveri ,i bezdisur, goditi me shpullë,llapën e veshit të tij. Dhe pa një pa dy,i doli gjumi.

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Feb 14, 2019 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

D A F N EWhere stories live. Discover now