Ne mendojmë natë e ditë, në çdo kohë dhe moment atë çka dijmë ta korrigjojmë dhe përmirësojmë, dita-ditës më shumë. Fjalëve të pamatura e të tepruara t'u vëmë kufi: nervozitetit, shprehive të dobëta...
Mendimi , ideja, fantazia, dyshimi, konsultimi nuk kanë kufi. Ato përbëhen prej kohës,
, bisedës, nevojës, arsyes, vullnetit, dëshirës apo ndjenjave. Njeriu që flet, jep mendime, atyre mos t'u vërë kufi. Përfundimtare nuk është asnjë zgjidhje sepse fshehtësitë dhe gjërat e panjohura janë më të mëdha se ato që i dimë më së miri deri më tani.
Ne jetojmë në kopshtin e fshehtësive, prej të cilave fshehtësi varet vet jeta jonë.
Veprat tona që dëshirojmë t'i bëjmë tani dhe më vonë, i shprehim me dëshirë me anë të veprës, punës dhe këshillës. Por, sidoqoftë ne gjithnjë në çfardo dëshire për punë dhe këshillë nevoja e domosdoshme është të lidhemi me kohën e tashme (gjithnjë duhen përmirësime, më saktë të thuhet, imponim i një shprehie).
YOU ARE READING
Mbi mendimin dhe diturinë
Short StoryKu? Çka? Si? Kur? Pse? Atje ku është nevoja. Çka? Atë të tashmen dhe të arsyeshmen. Si? Ashtu si është më qartë, më lehtë, më mirë dhe më saktë. Kur? Në momentin e volitshëm ose sa është pa u bërë vonë. Pse? Sepse ka nevojë jeta.