Part 31

0 0 0
                                    

Gjithnjë duhet me qenë në diçka fitues ose mbisundues.
Të ndërtosh diçka ose të bësh çka nuk e ke besuar, do të kesh forcë më të madhe për sukseset e mëtutjeshme.
E ke qëllimin e mirë për ta bërë një punë dhe të duket e mundimshme, atëherë mësohu ta kuptosh më qartë dhe në këtë mënyrë do ta keshë më lehtë suksesin.
Pse duhet veprimet tona t'i bëjmë sa më të përkryera? Sepse gjithnjë ne mësojmë gjëra të reja.
Sa më pak të bëjmë gabime që të mos kemi pengesa dhe shqetësime.
Në rrethin e panjohur nuk është mirë që menjeherë të flasësh rreth çështjes tënde.
Mos u mëso asnjëherë që ndonjë bisede ose pyetje t'i përgjigjesh pa e kuptuar mirë.
Pse streset të bëjnë nervoz? Sepse ato fitohen prej hutisë, mosprerciziteteve dhe përtacisë.
  Truri i njeriut varësisht nga orientohet, poashtu koncentrimi drejtohet në atë mënyrë duke u manifestuar me rezultate të mira apo të këqija.
Tradita e forcon mendimin kolektiv dhe e izolon diturinë.
Ato mendime të cilat bëhen më së shumti me dashuri, arrihet rezultati më i mirë.
Çështja emocionale e njeriut sa është e këndshme, aq mund të jetë e dëmshme.
Emocionalisht mund ta duash të dashurën ose fëmijët e tu, por mundësisht emocionet nuk përdoren aty ku ka edukatë ose diplomaci.
Ndikimeve emocionale nëse iu nënshtrohet njeriu, është e njejta gjë sikur të jetë i dehur ose i droguar.
Sa më shumë që di, aq më të lehta të duken detyrimet e përditshme.

Superprofesionalizmi është i domosdoshëm sepse e shpëton jo vetëm personalitetin por edhe shtetin.
Shpëtimtar i popullit është ai njeri i cili lufton dobësitë e veta dhe fiton aftësi të larta profesionale.
Të të menduarit e një gjëje pa e studiuar mirë, të bën që të duket vetja se di shumë. Në të vërtetë dituri është ajo e cila i analizon dhe i studion gjërat mirë.
Nëse i nënshtrohesh propagandës së një besimi, atëherë iu ke dorëzuar mendimeve të kota.
Idealistët mendojnë se dijnë shumë dhe iu besojnë ëndërrave të tyre, jetojnë me to dhe që të gjitha këto nuk janë të të aftë që t'i vërtetojnë në jetën e tyre praktike.
Nëse dëshiron ta zgjidhësh një problem shpejt, së pari duhesh ta gjesh problemin kryesor, pastaj mund t'i zgjidhësh edhe problemet më të vogla.

Mbi mendimin dhe diturinëWhere stories live. Discover now