Part 24

0 0 0
                                    

Idetë dhe dëshirat realizohen nëse i planifikojmë me kujdes ku do të na duken thjesht, saktë dhe qartë.
Është punë shumë me vend dhe maturi e pësosur kur vet ti personalisht me një intersim të rregullt e përcjell me vetëdije çdo proces të zhvillimit fizik e psiqik. Çdo moment që e përjeton, çdo shprehi të krijohet prej rastit dhe qëllimit. Në këtë rast vetëdija është udhëheqësja kryesore e jetës sonë.
Shprehia është ndikim në çdo zbatim të veprimit.
Çdo punë dhe veprim që e bën shprehia kultivohet si gjest frytëdhënës, si pozitivisht, ashtu edhe negativisht.
Kujdesi, sugjestioni (autosugjestioni) janë pjesë përbërse të vetëdijës, respektivisht shprehisë.
I frigohem të së kaluarës, i besoj të tashmes, dyshoj në të ardhmen.

Dikush e bën jetën në formën e llogaritjes plus (10+10=20), e dikush mund ta bëj jetën në formën e shumëzimit (10x10=100). Por ka edhe njerëz që e bëjnë jetën me minus.
Të këqijat e së kaluarës nuk përmirësohen, por përmirësohen vetëm nëse harrohen.
Të gjitha mendimet, veprimet planet, fitimet, zbulimet dhe çdo perspektivë e ka vlerën e vet. Duhet të mendojmë patjetër si t'i mbrojmë këto sepse mund të rrezikohen nga dredhitë e dikujt tjetër.
Varfërisë duhet t'i frigohemi më shumë se djallit.
Ai që e don vetminë, le ta dojë edhe diturinë.
Ta mësojmë veten që të mësohemi me mësimet e mësuara dhe të pamësuara.
Sa më shumë syçeltësi, aq më pak ka humbje.

Mbi mendimin dhe diturinëWhere stories live. Discover now