Part 20

0 0 0
                                    

Më mirë është të bëhet një pësim i vogël për të fituar një mësim të madh.
Dobësi do të ishte nëse e bëjmë një pësim madh për fitim të vogël.
Ai që bëhet nënë e ndonjë ideje e cila zbatohet në praktikë, atëherë kush na mbetet babai i saj?! Unë mendoj se është rezultati.
Atë çka po e shoh me sytë e mi, atë çka po e ndjej, atë çka po e dëgjoj, përjetoj, synoj, ëndërroj, atë çka më frymëzon, atë dhe këtë, thëniet dhe kundërthëniet, dyshimi dhe mendimi tek unë kanë një domethënie të madhe me arsye të përcaktuara. Krejt kjo bëhet për ta gjetur një mënyrë të qartë, si të shpjegohet, materializohet dhe të zbatohet sa më mirë praktikisht.
Idetë dhe dituritë tona nëse hutohemi e nuk e shënojmë atë çka e kuptojmë, atë çka e përjetojmë, do të bëhet një gabim dhe sherr i madh.

Mbi mendimin dhe diturinëWhere stories live. Discover now