Part 34

1 1 0
                                    

Shpeshherë njerëzit e pakuptueshëm tentojnë të të këshillojnë dhe kjo është e dëmshme.
Është më lehtë ta bësh një çudi botërore se sa ta edukosh një kokfortë.
Situata krijohet sipas momentit të ndjeshmërisë si dhe sipas kohës së pregaditur.
Çdo problemi i duhet koha e veçantë dhe si e krijon situatën, ashtu edhe e ndien vetveten.
Përvoja sa më e mirë, e qartë, krijon trimëri më të sigurtë.
Duhet që të kesh kohë mendimin ta studiosh mirë e sigurt.
Paratë shkojnë tek njerëzit që dijnë t'i shfrytëzojnë ato.
Profesionalizmi dominon në para, kulturë dhe pushtet.

Nëse e di se nesër duhet ta bësh një punë në një kohë të caktuar, kurse sot sidoqoftë duhet të jeshë i kënaqur me qëllimin se do të jeshë gjithnjë i parapregaditur për punën që vjen.
Njerëzit që nuk janë të aftë t'i praktikojnë gjërat e ditura, thjesht frymëzohen nga ato që i dijnë më së shumti qoftë për të mirë a për të keq.
I hutuar e i pasigurt don të thotë të jeshë shumë i varur nga të tjerët.
Të jeshë i pavarur don të thotë vetëdije për një ardhmëri më të mirë, i papenguar nga të tjerët dhe i fituar nga aftësitë që i ke.
Nëse mundohesh të jeshë dominant pa aftësinë e pavarësisë dhe të vetëdijës, në këtë rast mund të keshë forcë të vetëshkatërrimit.
Bëhuni të pavarur dhe të vetëdijshëm, të jeni më dominant në çdo sukses, sepse në këtë rast forcën fizike dhe psiqike e keni nën kontroll.
  Ai që ka aftësi të pavarësisë dhe vetëdijës, dominon dhe krijon zhvillim e kulturë të mirëfilltë.
Nëse intelektualët kanë dhënë formula të përgjysmuara apo vepra të përgjysmuara, kanë bërë punë djallëzore.
Gjërat e paramenduara qoftë për të mirë apo për të keq duhet t'i keshë gjithnjë nën kontroll. Mendo mirë për të ardhmen, por në mënyrë të organizuar dhe në këtë rast do të duken se gjërat vetvetiu shkojnë mirë.
Beso në atë çka e do apo në atë çka duhet besuar.
Nëse beson nga frika, atëherë do ta rrisësh atë problem pa e gjykuar mirë sa duhet, dhe kjo manifestohet me rezultate negative.
Një gjë që të paraqitet e është negative, jo e dëshirueshme, në moment të shpejtë duhet këtë veprim ta shëndrrojmë në veprim pozitiv.
Profesionalizmi e sundon botën.

Mbi mendimin dhe diturinëWhere stories live. Discover now