Part 41

0 0 0
                                    

Individi i cili është në rregull i beson vetvetes dhe e njeh vetveten, ndërsa ai i cili nuk i ka këto virtyte, bie në humnerë.
Në momentet e gjendjes së dobësuar lajmërohen ata të cilët ta duan të keqen.
I rrezikuar je nga e keqja atëherë kur momentet tuaja janë të dobësuara. Mos lejo gjendja të të dobësohet.
Unë mendoj se me vetvete nuk kam probleme, por siç duket probleme kam me rrethin ku jetoj.
Ai që i dëgjon vetëm dëshirat e veta, mund të gaboj, ndërsa ai që i dëgjon dëshirat dhe aftësitë e tij do të ketë sukses.
Ai që di të shes patriotizëm, di edhe të gënjej.
Në bazë të gjendjes së disponimit, paraqiten edhe mendimet e ndryshme.
Ai që vështron, mëson dhe përjeton. Ai që vetëm mendon nuk mëson e as pëjeton por vetëm ëndërron.

Koha e sotme është ekuilibri i njeriut dhe i Hyjnisë.
Çdo këndvështrim e ka domethënien e vet, ku domethëniet e ndryshme kuptohen në bazë të këndvështrimeve.
Në të njejtën kohë i bëjmë dy jetë: realja është e zgjuar dhe jorealja është e fjetur. Këto dy jetëra janë paralel njëra me tjetrën.
Bota joreale e fjetur me syçel mund të jetë tepër e rrezikshme nëse i kushtohet shumë kohë. Që ta ruajmë drejtpeshimin, duhet t'i kushtojmë sa më shumë kohë botës reale, së zgjuar ose syçelur.
Botën reale duhet ta kontrollojmë mirë duke ia kushtuar rëndësinë maksimale. Bota reale, e zgjuar, na ndihmon që të mbrohemi nga emocionet e rrejshme apo të mashtrueshme.
Çdo veprim i bërë që ka buruar nga mendja, mund të jetë shumë i mashtrueshëm.

Veprimet e sigurta janë kur burojnë nga dituria e studiuar.
Ata të cilët bëjnë veprime në punët e tyre nga ana e mendimeve janë shumë të rrezikuar në jetën e përditshme.
Çdo mendim veprohet drejtpërsëdrejti në mënyrë të automatizuar, qoftë mirë apo keq.
Është rrezik për ata të cilët dirigjohen nga emocionet e tyre.
Dyshimi është pasojë e mendimeve të gabuara.
Në përputhje me vendimet e mëhershme dhe të fundit mund të paraqitet dyanshmëria.
Nëse një vendim e ke marrë më herët dhe të njejtin me atë të vonshmin, shpeshherë paraqiten pavendosmëri kundrejt njëra- tjetrës.
Nëse vendimi i parë paraqitet si pavendosmëri dhe të njejtën kohë paraqitet edhe një mendim tjetër, atëherë ky i fundit mund të jetë më pak i relizuar.
Vendimi i fundit që fillohet për tu zbatuar, rrënjën e ka në vendimin e parë që është dhënë.
Shpeshherë ideja e parë që lajmërohet për ta marr një vendim, dominon në idetë tjera pas kësaj të parës.
Atë që e shpreh me fjalë, duhet ta dokumentosh me vepër.
Ai që është UNË, është i zgjuar, i vetëdijshëm, e ka lirinë e vet dhe aftësi për të organizuar jetën.
Ai që nuk është UNË, është i fjetur, jo i vetëdijshëm, nuk e ka lirinë e vet dhe nuk di ta organizoj jetën.
Nuk bëhen gjërat vetëm pse ke menduar, por mirë duhet studiuar.

Mbi mendimin dhe diturinëWo Geschichten leben. Entdecke jetzt