Part 35

1 0 0
                                    

Nga moskujdesi dhe nga mosdija shkaktohen shumë gabime, ku do të bëhen pastaj ngarkesë psiqike, si p.sh. shkaktojnë nervozë dhe telashe të dëmshme. Gabime të tilla e pengojnë zhvillimin normal të jetës.
Gjithnjë e më shumë informacionet dhe mendimet e reja zënë vend dhe gradualisht ngushtohet hapësira në trurin tonë. I vetmi shpëtim mbetet që vazhdimisht informacionet të jenë sa më të seleksionuara apo të nevojshme (të arsyeshme).
Fati i popullit tim është në duar të miat dhe tuajat!
Përvjeli duart tua dhe çdo punë të mundshme apo të pamundshme do ta kryesh me sukses!
E sotmja nga e kaluara për të ardhmen tonë!
Të keshë vizion don të thotë ta përcjellësh atë si nëpër binarët e trenit dhe të shkosh mbas vizionit, në këtë rast çdo hap do ta përcjellësh në kohën e sotme.
Ajo çka ndodh sot është e shkaktuar nga mendimet e së kaluarës.
Për çdo gjë duhet të parapregaditemi me mendime të shëndosha për një të sotme të mirë, nga e kaluara për të tashmen përmes së ardhmes.
E kaluara është programi i së tashmes.
E tashmja është rast, moment, dhe fat i mbarë nga e kaluara.
E ardhmja si vizion ëndërr apo qëllim i ndihmon të sotmes.
Kur ta mendojmë të ardhmen, të kaluarën e lëmë gjithnjë në bazë të pregaditjes praktike. Të sotmen vetëm e përjetojmë ashtu si jemi pregaditur më herët dhe na duket se çdo gjë është duke na i ofruar fati apo rasti.
Duhet të tentojmë të jemë dominantë ndaj kohës së tashme, çdo gjë është herët ose vonë, disi nuk i përgjigjet qëllimit, rastit apo fatit. E sotmja është kufiri në mes të kaluarës dhe së ardhmes.
Më e rëndësishmja është e sotmja, prandaj vetëm atëherë jemi të qetë, të lumtur, të dashur, të durueshëm, të matur dhe pikërisht për këtë mund të jemë dominantë ndaj kohës.
Vetëm në kohën e sotme mund të shijojmë, dashurojmë dhe përjetojmë. Ky rast na tregon se jemi më dominantë edhe ndaj të kaluarës dhe të ardhmes.
Mençurinë tënde të dish ta shprehësh e të komunikosh me njerëz jo të pjekur është shumë vështirë. Në këtë rast dija jote në mesin e këtyre njerëzve mund të ketë vlerë rreth dhjetëpërqind. Kurse në mesin e intelektualëve, dituria jote mund të ketë vlerë edhe njëqindpërqind.
Forcat e errëta që quhen, ato kurrë nuk zbatohen në opinion si e pabesueshme, por kryesisht janë si pasojë që vjen nga mosdija.
 

Mbi mendimin dhe diturinëWhere stories live. Discover now