Part 39

0 0 0
                                    

I mençuri e ka fitimin e lehtë. Ata të cilët nuk marrin dituri në jetën e përditshme, fitimin e kanë shumë të zorshëm.
Nëse do dikë ta skllavërosh, jepi detyra dhe mendime të kohës së kaluar.
Njerëzit që e bëjnë jetën të vështirë, shkaktar është kufizimi diturive të tyre.
Njeriu i hapur është i lirë dhe universal.
Njeriu i hapur e kupton të mbyllurin, i mbylluri nuk e kupton të hapurin.
Duke lexuar, njeriu pastrohet shpirtërisht. Sa më i koncentruar aq më pak ka egoizëm dhe aq më shumë ka ngrohje shpirtërore.
Nëse i beson intelegjencës tënde, atëherë zbatoje atë në praktikë.
Mirë është të keshë dije të shëndoshë, por më së miri është të zbatosh diçka nga kjo dije.
Një shprehi e keqe por e vogël, don të thotë fillimi i mbrapshtë i saj.

Çkado që ndodh si fillim, është fillim qoftë nga koka apo bishti.
Njëanshmëria e idesë, e mendimit qoftë shumë e drejtë dhe e qëlluar, nuk do të mjaftoj për strategjitë e ndryshme të jetës.
Dituria e pastër dhe e përsosur është hyjnore, kurse dituria gjysmake është djallëzore.
Ata të cilët i nënshtrohen njëanshmërisë, jo se mbesin vetëm të kufizuar por ata mbesin të çrregulluar.
Sa më larg vetëdijës, aq më afër besimeve të kota, injorancës dhe hutisë.
Besimtarët e rrejshëm i frigohen të sotmes, të ardhmes, jetës dhe vdekjes.
Mendjelehti kërkon shpëtim në besim të kotë.
Shumë besimtarë të varfër e jetojnë këtë botë, për të besuar në gjërat e trilluara dhe nga historitë e së kaluarës.

Tek besimtarët e rrejshëm përfshihen të gjitha halucinacionet dhe frikat e botërave që nuk i përkasin jetës së tashme.
Me ndihmën e vetëdijës sonë i luftojmë të gjitha traumat, pasiguritë, dyshimet dhe sëmundjet tjera psiqike.
Vetëdija është forcë, siguri, jetë, përjetim, gëzim, trimëri dhe dashuri.
Ai që beson në mënyrë sipërfaqësore, nuk e njeh vetëdijën. Vetëdijës nuk i duhet besimi sipërfaqësor por i mjafton vetëm vështrimi i thellë para tij.
Besimtarët e rrejshëm janë njerëz të mallkuar.
Të keshë kontroll mbi vetveten, don të thotë të jeshë në vetëdije të plotë.
Hyjnia kozmike e gjithësisë është Tashmëri, Vetëdije dhe Dashuri.

Çdo gjë e tashme është hyjnore dhe e rëndësishme. Të kaluarat janë prapambeturi.
Më së miri është për të biseduar, menduar aq sa mundesh ta zbatosh në jetën e përditshme.
Atë që e flet duhet të jeshë në gjendje edhe ta argumentosh.
Ai që beson rrejshëm, të mashtron; ai që trillon, të tradhëton.
Besimtari i rrejshëm e mashtron vetveten dhe atë ia imponon tjetrit.
Për besimtarët e rrejshëm ajo çka ndodh sot është më e parëndësishme se e kaluara.
Ai që nuk e përjeton jetën në këtë botë, shpreson kot në parajsën e botës tjetër.
Dituria e besimtarit është të mbajturit mend, kurse dituria e shkenctarit është të studiuarit dhe të vërtetuarit në praktikë.

Mbi mendimin dhe diturinëWhere stories live. Discover now