Part 43

3 1 0
                                    

Mendimet e pakontrolluara e krijojnë stresin.
Në bukurinë e artit nuk ka mendime të dëmshme, por ka vetëm vrojtime dhe kënaqësi të shumta.
Pasi që i kam përvjelur duart, çdo detyrë e imja do të jetë e kryer me sukses.
Ai i cili nuk di t'i kontrolloj mendimet e veta do t'i nënshtrohet mendimeve të kota.
I vetëdijshmi, i vetorganizuari bën tu ndihmon atyre që kanë nevojë, por mundësisht jo direkt, sepse ai që pret ndihmën e dikuj tjetër, është në gjendje ndërkohë atë ta keqpërdor.
Nëse i ndihmon dikuj në mënyrë indirekte, të dy palët jeni të fituar.
Po deshe t'i bësh mirë dikuj, mos gabo të rrezikosh gjithçka tënden që ke arritur.
Ai i cili nuk e vlerëson ndihmën, nuk di ta kthej atë.
  Nëse flet mirë, më shumë ke fituar ti, e nëse bën mirë, më së shumti ke humbur ti.
Më shumë fiton kur flet mirë se kur bën mirë.
Kritikën me vend duhet bërë me fjalë të mira dhe të qeta.
Nëse kritikon me vend, por bëhet me fjalë të ashpra, e merr kuptimin e grindjes.
Bashëpuno vetëm me ata të cilët i takojnë profilit tënd apo gjenden në rangun tënd.
Nuk jetohet duke iu nënshtruar mendimeve të pakontrolluara.
Nëse gjërat hyjnore keqinterpretohen, marrin kahje djallëzore.
Vetëm ai që është i vetëdijshëm, e njeh fuqinë Kozmike dhe Hyjnore.
Çka është më mirë o njerëz, të dijmë apo të besojmë?!

Ne për dritën, a ka nevojë më shumë të besojmë apo të dijmë?!
Sa më shumë që e shfrytëzojmë dritën për trupin tonë, aq më shumë do të kemi energji.
Mbështetuni diturisë që e keni e jo mendimeve rrugaçe.
Më mirë është të bësh vepër të mirë se sa flasësh fjalë të mira.
Sa më shumë që flet, aq më pak bën.
Pse Ilirët, pasardhësit e shqiptarëve, diellin e kanë pasur simbol të shenjtë? Mirëpo, dielli në atë kohë nuk është njohur si yll, por si dritë dhe burim i energjisë.
Sot njerëzimi dritën e njeh si energji kyesore në planet dhe univers. Çdo jetë që zhvillohet, burimi kryesor është drita.
Besoj se drita e ka krijuar universin dhe jetën. Pra, me këtë nënkuptojmë pa humbur kohë, drita është Zot sepse nga kjo jemi krijuar ne dhe gjithësia.

Shpeshherë thuhet në popull, të dalim në ajër të pastër që të freskohemi. Në të vërtetë, mbushesh me energji nga drita e jo vetëm nga oksigjeni. Oksigjen mund të ketë përafërsisht gjithkund njejt sikur molekulat e ujit e ajrit, por drita gjendet dhe shtrihet më së shumti në pozita diagonale.

Mbi mendimin dhe diturinëWhere stories live. Discover now