Part 29

0 0 0
                                    

Ata që kanë mungesa dhe dobësi personale, shpeshherë mundohen të tjerët t'i edukojnë.
Ka njerëz ku dredhia e tyre është më e përsosur se dituria e tyre.
Dredharakët shpeshherë kanë më shumë sukses se personi që është korrekt.
Dituria e dredharakut ka sukses duke i mashtruar të tjerët.
Nëse di të bësh dialog me rrethin tënd ku jeton, din të bësh dialog edhe me armikun.
Njeriu mund të ketë vetëbesim atëherë kur është duke mësuar vazhdimisht gjëra të reja.
Ai që është intelegjent, e ka shumë lehtë prej atij me më pak intelegjencë që të mësoj si nga dobësitë, ashtu edhe nga të mirat e tij.
Bëhu së pari zot i vetvetës, atëherë do ta dish se çdo të thotë fjala Zot.

Duhet t'i besohet vetëm atij të suksesshmit.
Ai i cili nuk është në gjendje të bashkëpunoj me ty, është në gjendje të të kritikoj dhe të të fyej.
Ata të cilët në çdo bisedë janë provokatorë, nuk kanë ndërmend që të bëjnë dialog e as të mirren vesh me ty.
Kokëfortit nuk e pëlqejnë askënd dhe nuk i besojnë askujt.
Çdo frikë ndikon në dyshim dhe humbet kontrolli. Frika në këtë rast të detyron të besosh në mënyrë të gabueshme.
Mërzia dhe brengosja e dëmtojnë shumë gjendjen shpirtërore. T'i largohesh këtij rreziku duhet të jeshë vrojtues për çdo situatë që e ke parasysh, me durim dhe interesim të sinqertë
Ai i cili di të pyet, di shumë mirë të përgjigjet.

Ai që di të dëgjojë, di shumë mirë të këshilloj.
Ai i cili i pranon kritikat, di shumë mirë ta edukoj dikë tjetër.
Luani duhet të mbetet luan, maca le të mbetet mace!
Ata të cilët janë të pakënaqur me vetveten, hetohen në të folur: përqeshin të tjerët, fyejnë, mallkojnë dhe për çdo gjë janë të ndieshëm.
Ai që është i lumtur me vetveten, nuk e dëgjon asnjëherë duke fyer dikë apo duke e përqeshur.
Hutia manifestohet me përtaci.
Përtacia manifestohet me nxitim, ku nxitimi do të thotë stres.
Sa më shumë që kemi aftësi të të shprehurit, më lehtë e kemi për të komunikuar në mesveti.

Mbi mendimin dhe diturinëWhere stories live. Discover now