Part 21

0 0 0
                                    

Ne jetojmë e udhëtojmë në ëndërr e zhgëndërr, për çdo punë shpenzojmë energji dhe kohë. Ndodh shpeshherë të njejtën udhë ta kalojmë disa herë. Detyrë e madhe është që sa herë e kalojmë rrugën, ta përcjellim me vëmendeje. Nëse këtë gjë e kontrollojmë me vetëdije, atëherë mund të pëfitohet diçka e re.
Nëse e dimë se e kemi një armik, ai natyrisht mund të na bëj dëm. Athua a duhet ta kemë parasysh se pakujdesi ynë mund të jetë armiku më i rrezikshëm?!
Për ne mbeten petkat e jetës dhe të suksesit kujdesi dhe interesimi i vetëdijshëm.
Kur bëhet fjalë për armikun apo kundërshtarin, a bën që ne të flasim e mallkojmë e të kalojmë në shkallën e urrejtjes e fanatizmit kundrejt armikut tonë?! Ne nuk bën të kundërvihemi në këtë formë sepse nëse e fitojmë një shprehi të dëmshme si: urrejtja, ankimi, mallkimi në këtë rast do ta mundojmë shumë vetveten.

Mbi mendimin dhe diturinëWhere stories live. Discover now