Part 28

0 0 0
                                    

Njeriu i cili i ka disa probleme të pazgjidhura agresionet e veta mund t'i shpreh në mënyrën më të ashpër, sidomos në momentet e një nervoze në rast të ndonjë konflikti. Nëse qëllon një person në këtë moment, drejtpërsëdrejti agresionet zbrazen kundrejt këtij personi.
Jeta është e zhytur më shumë në mendime e më pak në fjalë. Mendimet janë të shumëllojshme e fjalët të pakllojshme.
Ai që vonohet, duhet të ngutet.
Njeriu duhet të dij ku ta koncentroj kohën kryesore:
• në drejtimin profesional 70-80 %
• në drejtimin joprofesional 20-30%
Nëse mendoni se punët precize mund t'i kryeni shumë shpejt, e keni gabim, sepse në punët precize duhet të keni kujdes të veçantë.
Veprimet e përditshme dhe obliguese si p.sh. veshmbathja, ngrënia, shëtitja, pushimi, nuk bën as këto të bëhen me shpejtësi sepse këto veprime kemi nevojë t'i shijojmë dhe të relaksohemi me to.
Me shpejtësi mund t'i kryejmë vetëm punët e rrezikut, sepse në këto raste nuk premton koha.
Në çdo veprim dhe studim duhet ta respektojmë koncentrimin dhe vrojtimin, sepse në këtë rast përfitojmë jo vetëm diturinë e pastër por edhe do ta kemi gjendjen psiqike dhe fizike më të shëndoshë.
Ai që do shëndet të mirë psiqik dhe fizik, duhet të jetë më energjik dhe dinamik gjatë veprimit të detyrave të parashtruara.
Diturinë duhet ta kuptojmë kështu: interesim-koncentrim; mbajmend-shpjego; analizo çdo gjë dhe kaloje në shprehi.
Mendimet e zbrazëta e pengojnë rrugën e suksesit dhe ardhmërisë tënde.
Shumica e njerëzve e zhvillojnë diturinë e tyre përmes mendimeve, ndonjëherë mendimet e tepruara kalojnë në ëndrra të tepruara. Nëse në këtë mënyrë e zhvillojmë diturinë, kjo don të thotë dituri e sëmurë dhe e gjymtë.
Nëse mendojmë se djalli është më i fortë se njeriu, duhet të mos harrojmë se forca kryesore e njeriut është inteligjenca. Intelegjenca është fuqi kozmike.
Është lehtë të mësosh, të fitosh, të bëhesh i lumtur dhe i shëndoshë, por shumë vështirë është t'i përmirësosh gabimet.
Dëshirat që i kërkojmë janë të mbështetura në shpirtin tonë.
Shpeshherë të mirat dhe të këqijat vijnë në mënyrë indirekte.
Plotësoja shpirtit dëshirën e mirë, sepse shpirti do ta plotësoj edhe më të mirë.
Besoj asaj që e do si p.sh. shëndetin dhe diturinë.
Ata që janë jopunëtorë nuk mund të jenë shpirtmirë.

Mbi mendimin dhe diturinëWhere stories live. Discover now