Part 4

5 0 0
                                    

Sa më i afërt që të jeshë me shoqëri në aspektin bashkëpunues, aq më i pasur do të jeshë me dituri, shëndet e pasuri.
Rrugën e mirë nëse e kërkon, do ta gjesh vetëm atje ku lulëzon puna.
Studio ku shkon, çka sheh, çka dëgjon. Në çdo shoqëri të re, së pari studioi, informohu për të dhe punën e tyre. Ndërsa, kurrë mos ndërhyj i pari të tregohesh apo të lëvdohesh.
Në luftën psiqike kurrë nuk bën të ndërhysh i pari. Ndërsa, në luftën fizike mund të ndërhysh nëse ka nevojë.
Në çdo veprim, çdo punë dhe çdo sukses tëndin, mos e bëj për t'u treguar se çka di apo çka mund të bësh. Nëse e bën, bëje vetëm për t'u ndihmuar tjerëve, rrethit ku jeton, popullit apo njerëzimit.
Mendjen e ke shokun më të afërt të jetës, më besniken dhe ndërkohë mund ta keshë tradhtaren më të rrezikshme të jetës tënde.

Mbi mendimin dhe diturinëWhere stories live. Discover now