Part 40

0 0 0
                                    

Parajsa dhe Ferri janë ardhmëria e besimtarëve të rrejshëm.
Besimtarët e rrejshëm më shumë i frigohen Zotit se sa e duan.
Njeriu i lirë dhe i ngritur shpirtërisht, Zotin më shumë e përjeton se sa që e emëron.
Besimtarët e rrejshëm Zotin më shumë e emërojnë se sa e përjetojnë.
Njeriu i lirë dhe i ngritur shpirtërisht di ta përjetoj Dashurinë dhe Hyjninë.
Njeriu i lirë përjeton çdo gjë me vetëdije, kurse njeriu jo i lirë beson në gjëra të kaluara në mënyrë të pavetëdijshme.
Nëse e tepron duke e madhëruar dikë qoft të gjallë a të vdekur, mund ta rrezikosh lirinë tënde.
Ata të cilët kanë intelegjencë të varfëruar, krenohen kur t'i madhërojnë njerëzit e tyre.
Respekti dhe madhërimi nuk janë njejtë. Ai që e përul veten, e madhëron dikë tjetër.

Ai që e njeh vetveten, di ta respektoj tjetrin.
Ata të cilët mirren vetëm me besim, jetojnë vetëm si parazitë në këtë botë. Ata shumë pak i kontribuojnë njerëzimit, zhvillimit material dhe atij shpirtëror.
Ai që beson rrejshëm, nuk e njeh botën shpirtërore në realitet, por e njeh vetëm në mënyrë iluzore.
Individi apo populli i cili i ka duart e përvjelura, atë çka di e thotë dhe e bën.
Jopërparimtari nuk e thotë atë çka e mendon e as nuk e bën atë çka thotë.
Disa besimtarë nuk e thonë atë çka e dijnë, por atë çka e mendojnë.
Disa besimtarë atë çka e mendojnë nuk e kuptojnë por vetëm e besojnë.
Individi i përparuar brenda 24 orëve mendon vetëm aq sa ka për të vepruar dhe ai momentet e volitshme i shfrytëzon, përjeton dhe i shijon.

Mendimet e shfrenuara e qojnë njeriun deri në çmenduri.
Problemet psiqike e detyrojnë njeriun të kaloj në besime të rrejshme dhe mendon se aty e gjen shpëtimin.
Njeriu i lirë me Hyjninë nuk manipulon dhe nuk e përdor vetëm si fjalë por e respekton.
Shumë besimtarë në botë, në emër të Zotit përlyhen me gjak, urrejtje dhe dashuri të rrejshme. Besimtarët e tillë gjykojnë e terrorizojnë për hir të Zotit.
Çdo gjallesë në këtë botë është Hyjni Çdo hapësirë, çdo lëvizje, Mrekulli Dhe Gjithësia është Hyjni
Ai që di ta shijoj jetën në këtë botë, e njeh edhe çështjen shpitërore më mirë.
Besimtarërt e rrejshëm Librat e Shenjtë i kanë keqpërdorur.
Frigohem që të jemë i friguar.

Që të evitohen harresat e panevojshme, ne duhet të mësohemi që të jemi sa më të qartë në veprimet tona si p.sh. çka bëjmë, si bëjmë, çka duhet bërë. Veprimet e sigurta nuk na lënë të harrojmë.
Gjatë jetës së përditshme, sa kohë kujtoni, sa kohë mendoni, sa studioni dhe sa bëni atë që dini?!
Kujto të kaluarën sa më pak ose aspak, ruaju dhe mos mendo shumë e pa nevojë sepse e humb kohën kot! Studio diçka të re, analizoi ato të saktat dhe mbështetju dijes se vetëm dija është sukses dhe të bën të lumtur.
Duaje atë që duhet dashur!
Me problemet që na pengojnë nuk bën të mirremi por duhet kohën kryesore ta angazhojmë në organizimin dhe sistemimin e zgjedhjes së problemit.
Përgjegjësia jonë kryesore është që ta njohim veten sa më mirë.

Mbi mendimin dhe diturinëWhere stories live. Discover now