Part 27

0 0 0
                                    

Tipi tjetër jeton nga të studiuarit (vrojtuarit). Këta njerëz e kanë jetën shumë të suksesshme.
E mira dhe e keqja përbëhen prej ligjeve natyrore të njejta si p.sh. kur fillon të ndritet shkon gjithnjë e më shumë të ndritet. Kur fillon të errësohet, shkon gjithnjë e më shumë duke u errësuar.
Njerëzit e pavarur dhe të vetëdijshëm kanë aftësi marrëveshjeje me njerëz të tjerë dhe aftësi të bashkëpunimit.
A e dini ç'do të thotë një dhuratë e vogël për një ndihmë të madhe, apo një dhuratë e madhe për një ndihmë të vogël?
I paedukuari që të edukon është dëm dhe shumë me rrezik.
Nuk ke të drejtë të nervozohesh me dikë nëse nuk e ke të qartë vetveten.
Nuk ka nevojë që njeriu të mërzitet për dobësitë e tjetrit por të mërzitet për dobësitë e veta.

Gabimin që e mbulon gabimi, është për t'u vajtuar.
Në kohën e tashme tenton gjithnjë e ardhmja. Ne duhet të mundohemi gjithmonë ta vrojtojmë dhe përjetojmë të tashmen me ndjenja, emocione, dashuri, frymëzim e harmoni sepse e tashmja është gjithçka dhe mund të thuhet materialiste. E ardhmja dhe e kaluara janë idealiste apo si një lloj ëndrre.
Liria e çdo populli është e mbështetur në komunikimin harmonik të kuadrove profesionale (universale).
Nëse do që një gjëje t'ia ngrisësh vlerën, ruaje mirë, çmoje si tejet të dobishme dhe mos e huazo shumë se ta dobësojnë të tjerët.
Gjërat politike duhet të ruhen dhe të përdoren sekret, sidomos planet dhe idetë e ardhmërisë, të ruhen si ide e fshehtë dhe ndërkohë të punohet haptas.

Mbi mendimin dhe diturinëWhere stories live. Discover now