Part 9

3 0 0
                                    

Në një punë që tregon sukses, do të jeshë mjaft i lumtur. Nëse nuk tregon sukses, do të jeshë i mërzitur. Pra, lumturojeni veten!
Natyrën studioje nga jeta jote praktike, por studioje edhe nga ata të cilët e kanë studiuar praktikën e jetës së tyre.
Sado që njeriu të mësoj me interesim, nëse është i sëmurë prej ëndërrimeve e mendimeve, e largojnë nga vetëdija. Nëse largohesh nga kjo vetëdije, ke probleme e brenga, je i ndarë prej shoqërisë dhe nuk je i disponuar. Në jetë dhe shoqëri ai njeri ka për të pasur probleme dhe koncentrim të dobët në aftësinë e të mbajturit mend dhe në zhvillimin e sistemit trunor. Këto pra, e varfërojnë njeriun për dituri e vetëdije.
Njeriu kur të bisedoj, nuk don të thotë se ai menjëherë mund ta lidh në kohë tërë qëllimin e vet që e ka në bisedë. Qëllimi i të shoqëruarve duhet të jetë në çdo mënyrë t'ia ofrojmë mundësinë njëri-tjetrit kuptimin e plotë të çdo bisede. Në asnje bisedë njëri apo tjetri nuk është mirë me këmbëngulje ta paraqes mendimin e vet se ashtu është apo nuk bën ndryshe etj.

Mbi mendimin dhe diturinëWhere stories live. Discover now