Part 38

1 0 0
                                    

Të keshë vizion ka rëndësi të veçantë kur studiohet, shkruhet dhe praktikohet.
Njeriu i formuar dhe i ngritur, çdo gjë që e lexon përputhet me diturinë e tij, kurse njeriu jo i formuar dhe jo i ngritur atë që lexon e përdor në mënyrë sipërfaqësore ose e keqpërdor.
Ai që nuk të do dhe atë që e urren është mësë miri që ta harrosh përgjithmonë.
Ai që nuk të do, është mirë ta harrosh.
Preciziteteti është aftësi e koncentrimit të shëndoshë.
Vetia kryesore e njeriut është kur dijmë ta kontrollojmë vetveten çka mendojmë, çka flasim, çka dijmë dhe çdo gjë që është e dobishme për vetveten.
Përtacia e njeriut e nutralizon kohën dhe mendimin e shëndoshë. Përtacia e dëmton kohën duke mos ditur se çka është duke ndodhur në të.

Nëse e respekton dhe e don kohën, përtacia vetvetiu zhduket.
Bashkimi i forcave intelektuale janë forca hyjnore e njerëzimit.
Bashkimi dhe bashkëpunimi i forcave intelektuale, në çdo rast është shpëtimi i kombit.
Sëpari njeriu duhet të jetë i formuar shpirtërisht dhe dituria e mësuar do të shërbej vetëm për të mirë.
Dituri dhe edukatë duhet t'iu japim atyre të cilët kanë karakter të shëndoshë.
Ata të cilët nuk kanë interes të lexojnë, nuk mund ta ndryshojnë vetveten.
Ai i cili nuk e ndryshon vetveten, nuk çmohet nga të tjerët.
Ai i cili nuk e njeh vetveten, nuk e ka ndryshuar veten.

Derisa të mundohesh që t'i mbash nën kontroll të tjerët, atëherë kontrolloje sëpari vetveten.
Ata që të kanë lënduar më së miri është t'i harroni ato sepse nëse të shkon mendja e keqe do të jetë shumë e dëmshme për ty.
Kur mund të dëmtohesh nga bëmirësia e jote? Nëse dikë e do apo dëshiron t'i ndihmosh, ka mundësi që e mira jote të kthehet në të keq. Nëse e keni bërë të mirën pa vend, e keni dëmtuar sëpari vetveten.
Njerëzit me ndjenja të mira shpirtërore janë të rrallë. Më lehtë është ta gjesh një xehe me ari se sa një individ të tillë.
Nëse me kujdes e gjen partnerin shokun apo shoqen me tipare të shëndosha, me besnikëri dhe respekt të shëndoshë, këtu padyshim mund ta filloni bashkëpunumin për të ardhmen e suksesshme.
Studimet dhe shkollimi janë më së shpeshti forma të zanateve ku nuk don të thotë që secili që ka diplomë të varur në mur është i përsosur dhe me diturinë që e ka mund të bëj përparime në shoqërinë njerëzore.
Intelektualët që kanë studiuar dhe ata që nuk kanë studiuar mund të jenë të barabartë në shoqërinë njerëzore. Është fjala për ata që kanë intelegjencë dhe njohuri të gjerë, qoftë të studiuar ose të pastudiuar.
Ata të cilët kanë marrë pozitë të lartë dhe nuk bëjnë asgjë janë poaq të rrezikshëm sa armiku.
Çdo individ që është mendjelehtë dhe beson në gjëra të pavërtetuara mund të quhet besimtar i dobët.
Unë i besoj asaj që zhvillohet dhe përparohet.
Kontaktet kryesore duhet t'i mbani me kategorinë e njejtë të shoqërisë që të jeni më i suksesshëm sepse ata që dëgjojnë dhe kuptojnë janë shumë të aftë.
I larti i kupton të ultët, të ultit nuk mund ta kuptojnë të lartin.

Mbi mendimin dhe diturinëWhere stories live. Discover now