Part 42

2 0 0
                                    

Nëse keni kohë të mendoni, duhet të keni kohë të shikoni, vështroni, përjetoni dhe të studioni.
Nëse vetëm mendoni, atëherë pak shikoni, pak përjetoni dhe pak dini.
Nuk është vështirë ta bësh një punë, vështirë është t'ia fillosh. Fillimi i një pune do një analizë të qëlluar.
Ai që kërkon gjëra që ia zbukurojnë dhe përmirësojnë jetën, nuk do të ketë nevojë të kërkoj shpëtimin e saj.
Dijen që e kemi, është më e vogël se fshehtësitë që nuk i njohim. Duhet besuar pra, më fort diturisë së dijes që gjendet në fshehtësitë e panjohura.
Ata që kanë aftësi të iniciativave të vetorganizimit, i zgjedhin shumë probleme të shoqërisë.
E vërteta nuk është çështje e besimit e as besimi nuk është çështje e vërtetës. E vërteta është çështje e Universit, e besimi është çështje e mendjes së njeriut.
Fetari e njeh të vërtetën ashtu si e ka besimin.
Mendimet e tepruara e dëmtojnë diturinë, e bëjnë shpërlarjen e trurit.
Mendimet rrugaçe mund t'i quajmë ëndërra të tepruara
Sëmundja e mendimeve jo vetëm që krijon iluzione dhe fantazi, por edhe e bën jetën djallëzore.
Nxënësi, profesori, doktori apo shkencëtari më i lartë nëse fillon të mirret me mendime të tepruara, drejtpërsëdrejti fillon t'i humb aftësitë e arritura.
Ai i cili është nën ndikimin e madh të mendimeve, i ka dy rrugë të pasigurta: të bëhet i çmendur apo i humbur.
Mendimet e tepruara janë dituri të ferrit.
Mendimet e njeriut janë dituria më primitive.

Vetëdija është dija më moderne e civilizimit.
Ai i cili e ka mundur mendjen rrugaçe, e ka fituar paqen shpirtërore, e ai që e ka paqën shpirtërore, e ka fituar Vetëdijën Hyjnore.
Njeriu i njeh tri dimensionet kozmike: të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen. Në këtë rast dimensioni kryesor për Hyjninë apo Universin është koha e tashme.
Gabimet e bëra e pengojnë edhe diturinë e arritur deri më tani.
Sa më pak të gabuar, aq më të fituar.
Gabimet e bëra e pengojnë suksesin.
Gabimet e bëra janë mungesa e vetëdijës.
Gabimet e pakontrolluara mund të përsëriten dhe pengojnë suksesin.
Mendimet e tepruara nuk e lënë njeriun kurrë të qetë në jetë.

Mendimet janë rruga e papushuar dhe e pandalur e çdo sekondi të kohës së njeriut.
Vetëm vetëdija mund të dominoj mbi mendimin.
Kujdes! Mendimi të mos dominoj mbi vetëdijën.
Ai që përjeton, ndryshon.
Kur flet për veten, e tregon të vërtetën.
Ai i cili e tregon vetveten, e zbulon të vërtetën.
Mendimet apo ëndërrat e tepruara janë pjellori e Hyjnive të rrejshme.
Studimi dhe dituria është mbrojtje më e mirë kundër mendimeve të tepruara.
Çdo njeri që është i preokupuar nga sëmundja e mendimeve, është i mjerë.
Stresi dhe arti nuk përshtaten njëri me tjetrin.

Mbi mendimin dhe diturinëWhere stories live. Discover now