Part 23

0 0 0
                                    

Nëse beson duke i dhënë rast vetit që atë besim ta analizosh mirë, në këtë rast mund të mësosh diçka dhe të përfitosh.
A do të thotë se paraqitet rezultati i dëshiruar kur të duash ti?! Unë mendoj se jo gjithnjë, sepse varet prej rrethanave të shumta. Varet kryesisht prej kohës, nganjëherë edhe prej fatit.
Një rezultat të dëshiruar duhet ta bëjmë me maturi dhe vullnet të vazhdueshëm. Gjithnjë përfitojmë nga gjërat e reja dhe mësimet do të duken të thjeshta, të lehta, të qarta, reale dhe të dashura.
Ne jemi robër të së vërtetës konkrete. Po nuk e dëgjuam atë, natyrisht se ajo do ta bëj të vetën.
Sa herë të mendosh e të interesohesh për ndonjë gjë të re, ke ide apo fantazi, kjo punë është shumë e mirë. Këto virtyte të mira si dëshironi t'i materializoni? Unë mendoj në këtë rast duhet të jemi llogaritës të mirë dhe kërkesat tona të jenë shumë të vetëdijshme.

Mbi mendimin dhe diturinëWhere stories live. Discover now