Part 37

0 0 0
                                    

Një ide e mirë por e vogël don të thotë fillimi i saj.
Një fillim i mbarë mund ta ketë një nismë të sigurt ose një sukses të sigurt.
Nëse i beson intelegjencës tënde, atëherë provoje atë duke e zbatuar me punë e jo me fjalë.
Mirë është të keshë dije të shëndosha në kokë, por më së miri është t'i zbatosh ato në praktikë.
Më mirë është që fëmisë t'ia japim një detyrë të mirë se sa dhjetë këshilla të mira.
Dituria e shëndoshë të ndihmon të jeshë organizativ dhe dominant. Ai i cili nuk i ka këto, mund të keqpërdoret edhe nga personi më i ultë.
Ai i cili arrin sukses me forcat e veta, nuk i duhen lëvdatat nga të tjerët.
Nëse masat e mëdha janë të domosdoshme për një vazhdimësi, atëherë duhet filluar me një bazë shpirtërore duke u bazuar në vullnet të mirë.
Mendimet e planifikuara të ndihmojnë që t'i zgjedhësh problemet më mirë, më shpejt dhe më saktë.
Religjioni jo i mirë bazohet shumë në mendimet e pavërtetuara.
Ata të cilët i frigohen Zotit, nuk janë në rrugën e drejtë të besimit.
Ata që frigohen djallit, janë në rrugën e çmendurisë.
Mendjelehtësia e disave e dëmton religjionin.
Njeriu duhet të ketë më shumë kohë të mirret me organizim, sistemim se sa të mirret me disa probleme të kaluara.
Nuk bën të mirremi me problemet që të pengojnë por me zgjidhjet e tyre.
Nëse je në rregull, mjafon t'i besosh vetvetes.

Përgjegjësia ndaj vetvetes është kryesorja.
Organizimi-mosnjohja e tij është sëmundje mentale dhe shpirërore. Njohja e organizimit është lokomotivë e jetës në përgjithësi.
Aftësitë organizative e shpëtojnë individin, shoqërinë, kombin dhe njerëzimin.
Njohja e organizimit është fuqia e gjithësisë në vet njeriun.
Njohja e organizimit është talent, vullnet, dëshirë, motivim dhe gjithçka më pozitivja në jetën e njeriut dhe shoqërisë në përgjithësi.
Njohja e organizimit ta mbron familjen, kombin dhe njerëzimin.
Mosnjohja e organizimit është niveli më i ultë i individit, i familjes, i kombit dhe i njerëzimit.
Një perfeksion apo një precizion i ushtron aftësitë tua superiore.

Për mua njerëzit superiorë janë hyjnorë.
Realiteti është shprehja e të përkryerës dhe perfeksionit. Precizioni dhe perfeksioni është vetëm një realitet.
Për të arritur një dije të shëndoshë duhet t'iu nënshtrohemi njohurive të sakta.
Një program i shëndoshë të qon në suksesin e shëndoshë.
Edhe nga dija e fituar nëse është e vjetruar, duhet të kemi kujdes. Ndoshta me dijen e vjetëruar nuk mund të përparojmë.
Duhet të kemi kujdes nëse kemi dije të vjetëruar.
Ai i cili i pranon si të mirat ashtu edhe të këqijat në një mënyrë të qetë, do të arrij që të jetë më i lirë shpirtërisht dhe problemet e paraqitura mund t'i zgjidh pa vështirësi.
Kontrolloje mendimin dhe dijen që e ke, përpunoje, dirigjoje sipas suksesit dhe qëllimit të dëshiruar.

Mbi mendimin dhe diturinëWhere stories live. Discover now