Part 33

0 0 0
                                    

Ëndërrimet nuk ndihmojnë asgjë, por shumë dëmtojnë.
Jetën e ke më të gjatë nëse e ke të zbukuruar me humor dhe lumturi.
Jetën e ke shkurtuar nëse i lejon mërzitë ose nervozat e ndryshme.
Nëse do që të dashurit e tu t'i keshë sa më afër, thuaju gjëra të bukura dhe kujtime të mira.
Mos bëj asnjë punë pa dëshirë dhe pa qëllim të mirë. Nëse don të jeshë i suksesshëm, bëj ato me vendosmëri.
Para se të filloni ta kryeni një punë, bëjeni edhe organizimin e mirë. Mos llogaritni vetëm në fitim, por llogaritni edhe humbjen apo dështimin. Kurrë mos lejoni të ndërhyjnë emocionet përveç diturisë.
Njëanshmërisë shpeshherë i mungon diçka dhe paraqet rrezik.
Edhe njëanshmëria pozitive apo negative sa është e mirë, aq është edhe e keqe.

Nëse je i koncentruar në një shikim, e shikon atë çka e ke menduar më së shumti deri në momentin e fundit.
Gjatë tërë ditës çka ke menduar, të paraqitet parasysh dhe sheh ashtu siç ke menduar.
Kur t'i shikosh figurat, fantazon dhe imagjinon ashtu si i ke mendimet.
Anën e kundërt e mund çdo gjë nëse i shtohet masa tjetër më e madhe se ajo.
Nëse e ke një qëllim me rëndësi, mos dysho fare në të.
Nëse në qëllimin e mirë ke dyshuar, ia ke humbur vlerën.
Shpeshherë kur flitet drejtpërsëdrejti, edhe pse është për qëllim të mirë, mund të merr kahje të gabuar.
Shpeshherë edukata dhe këshillat e mira, në mënyra indirekte japin rezultate më të mira.

Duke u munduar ta ndryshosh dikë tjetër, në të njejtën kohë mund ta ndryshosh edhe vetveten.
Mashtruesi kundër jush i përdor pikat më të ndieshme, të jep premtime derisa në njëfarë mënyre të hipnotizon.
I vërteti gjithnjë kërkon t'i zbuloj premtimet e dëshiruara.
Çdo përgjegjësi e don angazhimin maksimal.
Idetë e zbatuara tregojnë sukses, idetë jo të zbatuara zakonisht krijojnë huti.
Në gjendje jo të disponuar nuk është mirë të bëjmë plane sepse mund të kemi pengesa të mëdha.
Në çdo lëvizje të jetës sonë mund të mësojmë gjëra të mëdha.
Shumë njerëz mendojnë se është e njejta gjë atë çka e mendojnë dhe atë çka e dijnë; ndërsa. të mendosh është si nata, të dish është si dita.

Mbi mendimin dhe diturinëΌπου ζουν οι ιστορίες. Ανακάλυψε τώρα