Part 25

0 0 0
                                    

Sa më të kuptuar, aq më të bashkuar. Sa më të pakuptuar, aq më të copëtuar.
Robërinë nëse e luftojmë me mjete paqësore, si e quajmë? Fitore në ëndërr ose humbje në zhgëndërr.
Politikisht nuk i frigohem asnjë shteti (populli), se sa i frigohem popullit tim nëse është i padijshëm.
Njerëzit e pakuptueshëm dhe të pagjykuar nga vetvetja nuk binden me marrëveshje e as me dialog, por binden me dhunë ose me forcën e nënshtrimit.
T'i zgjojmë ndjenjat, reflekset, kujdesin, interesimin, dashurinë me vend dhe qëllimet e caktuara, vetëm e vetëm që të jemi më aktivë, më të gjallë, më të lumtur, më të fituar dhe më të përparuar.
Më e keqe është të jeshë në dy robëri, i sunduar nga dhuna e dikujt dhe i sunduar prej mosmarrëveshjes e mosditurisë tënde.

Të mirat e të së kaluarës mund të përmirësohen dhe të rindërtohen. Nuk mjafton të mbeten ashtu si janë.
Marrëveshja familjare dhe kombëtare e mund çdo dhunë të huajën.
Mendimet e vogla nëse zhyten në mendime të mëdha, ato zbërthehen në to.
Nëse mendimi i madh zhytet në mendimin e vogël, do të humbet vlera e tij.
Një punë që e nis me kundërshtimin e dikujt tjetër, mund të jetë e paqartë ose e pavlershme për të. E nëse ajo punë është përfunduar me sukses, mund të ndodhë që të jetë e pëlqyer nga ai i cili e ka kundërshtuar më parë.
Të mirave të papritura shpeshherë njeriu nuk ua din vlerën. Të mirave të mundimshme ua din vlerën më shumë.
Një ide që shënohet, është më e vlershme se njëmijë ide të folura.

Mbi mendimin dhe diturinëWhere stories live. Discover now