Part 26

0 0 0
                                    

Një ide e shkruar, nëse përfundohet në praktikë, është më e vlershme se ajo e shkruar.
Në kohën e tashme nuk ta zgjidh problemin as fjala e as autoriteti, sa ta zgjidh forca dhe vendosmëria jote.
Për ta sunduar shekullin njëzetenjë, sëpari atë duhet ta njohësh, duhet ta duash dhe ta kuptosh vetveten.
Edukata është pjesë e jetës, kulturës, moralit, dijes, sjelljes, dialogut dhe mirëkuptimit.
Të kritikosh është vonë, të këshillosh është herët, të edukosh është kohë e volitshme.
Të kritikosh don të thotë fyerje, me një aspekt grindje, rrallëherë e ka vlerën e vet pozitive. Është shumë lehtë të kritikosh e të gjendet shkaku për ta kritikuar dikë.
Të këshillosh është poashtu lehtë, por jo më lehtë se të kritikosh. Të këshilloj mundet çdokush, prandaj këshilla mund të jetë si presion dhe i tepërt, si detyrim pa vullnet me kuptimin e dhunës. Për këtë shkak edhe këshilla vështirë kuptohet.
Fjala edukatë është e madhe, është e llojllojshme, kjo përfshin shumë virtyte dhe aktivitete të njeriut. Të jeshë i edukuar mirë don të thotë të jeshë më i vetëdijshëm dhe më i lirë. Edukata poashtu don të thotë i përparuar, i fituar, i harmonizuar, i shëndoshë dhe i lumtur.
Të edukosh veten apo dikë tjetër në njëfarë mënyre ai person bëhet i përsosur.
T'i jipet dikuj edukatë, kërkohet dëshirë, qëllim me vend, koncentrim dhe interesim.
Të jeshë i disponuar don të thotë të jeshë i freskët, të jeshë i lumtur don të thotë të jeshë i qetë.
Tipat njerëzve në tri grupe:
1.
  • ta ruash atë çka e ke, të dish si ta mbash.
• të kultivosh, të krijosh gjithçka që është e arsyeshme dhe e rëndësishme

• të shfrytëzosh gjithçka që krijon nga duart tua
2. Në këtë grup marrin pjesë ata njerëz të cilët:
• sëpari shfrytëzojnë atë çka kanë
• shfrytëzojnë atë që e krijojnë
• e mbajnë atë çka kanë
3. Në grupin e tretë janë ata tipa njerëzish të cilët:
• e mbajnë atë që e kanë • shfrytëzojnë
• krijojnë
Më produktive është mbaj, krijo, shfrytëzo.
Edhe të mirat që të vijnë prej momentit nuk janë aq të vlefshme, të cilave ua mundëson rasti.
Ka një tip njerëzish që jetojnë nga të menduarit (kujtuarit). Të tillët e kanë jetën shumë të vështirë.

Mbi mendimin dhe diturinëWhere stories live. Discover now