Part 30

1 0 0
                                    

Aty ku dominon urrejtja, dyshimi dhe xhelozia, nuk ka vend dashuria.
Nëse është shumë vështirë të zbulosh diamant, poashtu është vështirë të gjesh njeri të mirë.
Është shumë mirë kur qeshemi me zemër. Kjo qeshje shëron edhe plagët më të rënda psiqike dhe fizike.
E qeshura artificiale dhe jo e dëshiruar të harxhon shumë energji, ta dëmton shëndetin dhe ta dobëson shpirtin.
Medimet që jipen me urrejtje, mund ta sëmurin edhe njeriun më të fuqishëm që ekziston.
Ata të cilët nuk kanë dituri të mjaftueshme, nuk dijnë të mirren vesh në mesveti, diktatura do të bëhej ilaçi më i mirë i tyre.
Komplekset paraqiten tek njeriu atëherë kur fillon ta humb origjinalitetin e vet.
Edhe ai i cili është i hutuar ka në vete komplekse shumë të dëmshme.

Në njëfarë mënyre komplekset mundemi t'i largojmë nëse dijmë punët tona t'i kryejmë (bëjmë) me seriozitet.
Ata të cilët e humbin besimin në vetvete, bëhen viktimë e çdo dobësie që i kanoset. Në këtë rast, beson lehtë dhe gabueshëm.
Ai person që flet me zë të ulët, të dyshimtë dhe joqartë, shumë lehtë kuptohet se është me komplekse të rënda.
Njerëzit të cilët dijnë të kuptohen në mesveti, mund ta formojnë shoqërinë e përsosur.
Nëse mungon njohja e organizimit të shoqërisë njerëzore, dijeni se kjo shoqëri është nivel shumë i ultë njerëzor.
Ata të cilët dijnë të bëjnë organizime në shoqëri dhe rreth ku jetojnë, e ngrisin kulturën dhe zhvillimin e shoqërisë.
Çdo njeri e përmban në vete një fshehtësi, por secili e njeh atë në mënyrën e vet.

Ta sulmosh armikun dhe ta mbrosh është më vështirë se ta sulmosh dhe ta asgjësosh.
Shpeshherë ndodh, ne nuk dijmë t'i shfrytëzojmë rastet që na u kan dhënë dhe më vonë na bie ndërmend.
Zakonisht ndodh kur dikush ua sheh sherrin gabimeve dhe dobësive të veta, dhe shpeshherë disa ia shohin sherrin mirëqenies së tyre.
Ai që di ta zgjedh shoqërinë e mirë mund të jetë shumë i suksesshëm.
Disa njerëz dijnë ta përcjellin me vëmendje gjendjen e të tjerëve, ndërsa veten nuk e njohin fare.
Koncentrimin sidomos në dëgjim duhet ta kemi edhe atëherë kur flitet kot, keq ose mirë. Kuptohet pra, koncentrimin ta kemi në çdo situatë aktiv.
Sa më me kohë të volitshme i mësojmë gjërat, jemi më të lumtur, më të sigurt dhe jetën e kemi më të qartë.

Mbi mendimin dhe diturinëजहाँ कहानियाँ रहती हैं। अभी खोजें