Part 5

5 0 0
                                    

Mos iu frigo shtypjes dhe varfërisë. Drejtoju diturisë se ajo është kundër tyre.
Asgjë nuk është varfëria për njeriun e vetëdijshëm.
Më e rrezikshmja për njeriun është mendjemadhësia ose mosmarrëveshja e tij.
Prej shokëve më të ngushtë e ke vullnetin, punën dhe vetëdijën.
Ardhmëria më e pastër dhe liria e shpirtit të kulturës, gjuhës, shkencës apo artit arrihet vetëm me punën e palodhur prej njerëzve intelektualë.
I lum ai që ka pasuri materiale dhe dituri për ardhmërinë e popullit dhe vendit.
Për të pasur sukses në punën tënde, bëhu i afërt dhe i lidhur ngusht me shokë të shoqëruar, entuziast dhe intelektual.
Nëse je i pasur, ke kujdes të mos mbesh i varfër në aspektin njerëzor dhe kombëtar.

Mbi mendimin dhe diturinëWhere stories live. Discover now