Part 36

0 0 0
                                    

Dituria jo e përkryer mund të quhet forcë e errët sepse është e dëmshme.
Një vazhdimësi e çrregullt pengon vazhdimësinë e rregullt.
Nëse e mëson gjumin e keq, trupi fillon të mos e njoh gjumin e mirë.
Nëse jonormalet na përcjellin në vazhdimësi, atëherë ato që janë normale fillojnë të na duken jonormale.
Në manifestimin e vetive të dobëta, mund të na bëhen të panjohura vetitë e shëndosha.
Shpirti i një krijimtari të shëndoshë duhet ta ketë një bërthamë të formuar mirë dhe të plotë.
Një e filluar jo aq e përpunuar nuk ka aq vlerë sa do të ketë kur të përpunohet mirë e më mirë, ku prej pak gjëje mund të bëhet shumë punë e madhe.
Nëse masat e mëdha janë të domosdoshme për një vazhdimësi, atëherë duhet filluar me një bazë shpirtërore edhe më të vogël nëse është nevoja, por le të jetë e shëndoshë.
Fjalët e tepruara ia humbin vlerën vetes tënde, kurse puna apo vepra e shëndoshë e ngrit vlerën tënde.
Dituria e mirë nuk i shërben gjithkujt për të mirë sepse disa tipa të njerëzve dijnë vetëm ta keqpërdorin atë.
Dituria e shëndoshë duhet vetëm t'i bashkoj njerëzit e shëndoshë.
Satanizëm nuk ka, por ka dobësi shpirtërore të njerëzve dhe dashuri të rrejshme.
Aty ku ka potencial ekonomik, ka politikë të fortë. Potenciali ekonomik është forca kryesore e një shteti.
Mashtruesi shpirtlig shpeshherë duket shpirtmirë e i ndershëm. Dituria e këtyre njerëzve varet në bazë të dredhisë që e kanë.

Mashtruesi do të ketë punë me ty vetëm në bazë të ndonjë dobësie që e ke.
Gjërat e natyrshme sado që të bukura janë, nuk mjaftojnë nëse ato nuk dimë që t'i shijojmë.
Unë me vetveten nuk kam problem, por problem kam me të tjerët, me rrethin ku jetoj.
Për fat të keq shumica e njerëzve problemet kryesore i kanë me vetveten.
Je i rrezikuar nga e keqja atëherë kur momentet tua janë të dobësuara.
E keqja vjen nga momentet e gjendjes së dobësuar.
Ai që shet patriotizëm, është i dëmshëm për kombin.
Projektimi i një qëllimi apo dëshire varet në njëfarë mënyre edhe si mendon. Nëse je i disponuar mendimet dhe planifikimet realizohen në bazë të momentit të disponuar.

Mendimet që shfaqen me egoizëm ose me frikë, rezultatet do të jenë të dëmshme.
Një ndodhi e keqe nëse interpretohet me qëllim të keq, kuptohet vetëm për të keq. Nëse ndodhia e keqe interpretohet me qëllim të mirë, sadopak mund të ketë kuptim të mirë.
Kur jemi të koncentruar në një planprogram të caktuar, duhet të kemi kujdes nga ndërhyrjet e jashtme sepse mund të na e largojnë vëmendjen nga qëllimi ynë.
Perfeksioni qëndron mbi kohën.
Perfeksioni dhe precizioni nuk i nënshtrohen kohës, sepse punët e kryera si duhet nuk humbet kohë që të bëhen përsëritjet e tyre.
Nëse është diçka e qëlluar, nuk është me rëndësi sa e vogël është.
Një pushim apo lëvizje e shkurtër don të thotë fillimi i saj.

Mbi mendimin dhe diturinëWhere stories live. Discover now