Part 32

0 0 0
                                    

Me personat emocionalë lehtë mund të manipulohet. Ai i cili don këta t'i keqpërdor, i ngacmon emocionalisht qoftë për të mirë ose për të keq.
Nëse don që punët të shkojnë mirë, bëj ato pa stres dhe me disponim të mirë, ku në këtë kohë je edhe sundues i mirë. Nëse ke stres dhe disponim jo të mirë në punë, tërë koha që e bën të duket e vështirë dhe e komplikuar.
Të bësh diçka për vete don të thotë se je dikushi, e të flasësh për vete don të thotë se je askushi.
Njeriu i grupit të thjeshtë flet për vete.
Fjalët e mira dhe mendimet e këqija nuk sjellin kurrfarë dobie.
Po fole mirë, mendo edhe mirë.
Atë që mundesh vet ta mendosh, mos e pyet askë. Atë që nuk e kupton, pyete dikë.
Çdo iniciativë e re, e ka një fazë kalimtare.
  Një iniciativë e përfunduar me sukses, është më e madhe se iniciativat e papërfunduara.
Dy mendime në të njejtën kohë nuk bën të gjejnë vend në kokën e shëndoshë.
Mendimet e prera janë të qëlluara.
Atë që e dëshiron dhe je i sigurt në të, mendoje më shumë.
Mendimet e mira nënshtroja qëllimit të mirë.
Pse duhet çdo veprim të bëhet perfekt, në mënyrë të përkryer? Sepse tani gjithnjë mund të mësojmë gjëra të reja.
Nëse e lejojmë veten të bëjmë gabime, jo vetëm që kemi shqetësime, por kemi edhe pengesa të mëtutjeshme.
Ai që don ta zgjidh problemin, duhet ta ndryshoj mendimin dhe kohën kryesisht ta shfrytëzoj për qëllime të mira.

Nëse do ta ruash shëndetin, ndieje veten mirë; nëse e do jetën, largoju vajtimeve dhe zemërimeve të ndryshme.
Shpeshherë ndodh, më mirë është diçka e keqe po e re sesa e mirë dhe e vjetër.
Të jeshë i koncentruar në këshillë harxhon më pak energji, sepse je i koncengtruar vetëm në një pikë. Është pra më lehtë dhe më e dobishme.
Vullneti i dobët shkakton pasoja të rënda në lëvizjen normale, bën dëm në trupin fizik dhe psiqik.
Nëse lëndohesh në këmbë, të mungon vullneti i ecjes së mëtutjeshme. Nëse je i dëmtuar në buzëqeshje, të mungon dashuria.
Mendimet e tepruara janë ëndërra syhapur, e shkatërrojnë sidomos koncentrimin dhe vetëdijën.
Në jetën e përditshme na nevojiten informacione të sakta dhe të qëlluara.
 

Mbi mendimin dhe diturinëWhere stories live. Discover now