Takimi

135 8 0
                                    


Pasi kisha lënë të takohesha me Leonil,nuk shkova në kompani,por qëndrova në shtëpi derisa ai erdh. Kur dola ai prap po më priste jashtë veturës, i buzëqesha dhe hyra në veturë. Këtë herë shkuam në një kafene.

- Çfarë doje që të flisje?
Thash teksa po e shikoja,ndërsa ai disi me dyshim filloj.
- Epo, pasi më tregova ato pikturat që kishe bërë...
- Leonil ato vetëm ty ti kam treguar kështu që nuk...
- Më dëgjo njëherë.
Tha ai dhe unë hezitova ne fillim, prandaj dhe nuk dua te flas apo te tregoj qe pikturoj, megjithate pohova me kokë qe te fliste.

- Me duhet ndihma jote, nese do mund të vije të shikoje një pikturë, nese do mund ta bëje njësoj si ajo.
- Leonil kam vite që nuk pikturoj më.
- Në rregull, por vetëm ta shikosh, ndoshta mundesh.
- Hhh Leonil vërtet nuk mundem. Pastaj....
U ndala duke shikuar kafen që kisha përballë.

- Hhh, nuk po të detyroj por sëpaku ta shikosh.
- ne rregull do e mendojë por edhe nëse e shikoj apo edhe nëse mundem ta bëjë,sdo e bëjë sepse kam hequr dorë...
Thash une por mesa duket ai këto fjalët e fundit as që i kishte dëgjuar dhe i lumtur tha.
- Shume mire, eja nesër mbrëma, ta dërgoj adressën.
- Hhh..!
Shfryma frymen dhe u pendova qe i tregova qe kam pikturuar.
- Ne rregull vi, por perse duhet kjo?
- Shefit tim i nevojitet dikush që di të pikturoj.
- Leonil, une nuk pranova ende.Kështu që nuk mund të të premtoj që do e bëjë këtë gjë.

Thash dhe ai pohoj me kokë.
- Në rregull por do takohemi nesër mbrëma.
Tha ai dhe u bë të ngrihej por ndaloj duke me shikuar.
- Ëëë je e lirë ende apo do duhet të shkosh në kompani.
Tha ai dhe unë e shikova orën.
- Po-Po jam e lirë.
Thash dhe ai buzëqeshi. Kur dolëm nga aty, vazhduam të ecnim nëpër qytet.Sot dita ishte shumë e mirë për një ecie të tillë rreth vendit.

- Matildaa!
Buzëqesha kur pashë Lizen që dol nga dyqani që po kalonim përreth.
- Lizaa.
Thash duke e përqafuar.
- Liza ky është Leonil, Leonil-liza.
- Përshëndetje.
Tha ai duke zgjatur dorën dhe Liza buzëqeshi e pastaj me shikoj mua, e njoh ate shikim te saj.
- Prap rroba të reja?
- Ti e di kështu jam unë!
Tha ajo dhe më shikonte e më buzëqeshte me një buzëqeshje që thoshte do na tregosh çdo gjë më vonë.
- Të mos ju pengoi më shumë. Do shihemi.
- Dikush sepaku e paska frytezuar kete dite me diell.
- Ohh! Ajo çdohere e frytezon.
Thash duke qeshur.
.
Atë ditë nuk shkova në kompani pasi tërë ditën isha me Leonil dhe kur u përshëndetëm tashmë ishte bërë mbrëmje.. Hyra në shtëpi dhe pash maman dhe babain të ulur në tavolinë duke ngrënë darkën.
- Ishe me Leonolin?
Tha ajo dhe unë vendosa duart në karrige dhe pohova me kokë duke i shikuar ata.
- Atëherë çfarë mendon për të?
- Nuk ka diçka që nuk pëlqej tek ai.
Thash dhe nëna qeshi.
- Më në fund. Ky po qe eshte një lajm shumë i mirë.
Tha ajo dhe unë qesha.
- Por kjo nuk do të thotë menjëher martes.
- Edhe Timon më tha që Leonil kishte thënë të njejtën gjë si ti tani.
Tha ai dhe unë bëra një buzëqeshje të vogël.

- Të dalim prap me familjen e tij nesër mbrëma.
- Nesër mbrëma nuk mundem.
- Përse.?
- Leonil më ka thërritur që të dalim.
Thash dhe ajo qeshi. Sigurisht nena kurre nuk do prishte kete daljen time me te prandaj e lumtur tha.
- Tani takimet tuaja vetëm do vazhdojnë hëë.
Ngrita supet dhe u nisa për tek dhoma.
- une do fle. Shihemi!
Kur mberrita ne dhome morra telefonin dhe therrita Lizen.
"- Sa e kam pritur këtë thirrje."
"- Hahahah,përse unë nuk kam çfarë të të them."
"- Gënjeshtaree."
"-  Humba unë diçka."
Tha Adel pasi hapi thirrjen, si zakonisht flasim çdohere ne grup.
"- Adel kur dola sot gjeje kë kam parë.."
"- Dolëm për një punë."
"- Matildën dhe Leonilin."
Tha ajo duke theksuar emrin Leonil ngadal e duke t'holluar zërin.
"- Uuu".
Qesha dhe rrotullova sytë me kto sjellje të tyre.
.
Megjithate mbrëmja shkoi shum më mirë se sa unë e mendova kur  u ngrita ne mengjes pashe qe trupi me kishte pushuar mire.
Bëra grimin dhe si çdoherë buzët lyta me të kuqe pasi më pëlqen kjo ngjyrë dhe kapa flokët lartë. Dhe në fund vesha një fustan me ngjyra verore dhe zbrita.
- Dukeshh shumë bukur.
U degjua zeri i nenes fansia numer nji e imja.

I droguar ne syte e tuWhere stories live. Discover now