Matilda

106 10 0
                                    

Ishte bër ora 16:13 dhe kur lash brushën shkova tek Leonil i cili po dilte.
- Leonil..
Thash dhe ai ktheu kokën nga unë.
- Po.
- Po shkon të marrësh Demon.
Thash dhe ai pohoj me kokë.
- Ëëë mund të vi atëherë me ty.
Thash dhe ai më shikoj.
- Nuk e di.
- Keni ndonjë punë për të bërë.
- Jo Demon kishte një takim me një person,unë vetëm do e marrë dhe do e sjell këtu.
- Pra nuk ka problem nëse vij.
Thash dhe ai mendoj njëher dhe tha.
- Në rregull pra eja.
Bëra një buzëqeshje dhe hyra në veturë.
.
- Leonil ke kohë që njeh Demon.
Thash në atë qetësi aty brenda vetures.
- Po që kur isha në burg.
- Tii në burg.
Thash e habitur.
- Po punoja për dikë, duke menduar se do më sjell diçka të mirë por në fund përfundova në burg, jo qe tani bej pune me mire por me fajsuan për diçka që nuk e kisha bërë.
- Ishte edhe Demio  në burg.
- Po aty filluam të punonim sëbashku.
- Kështu me këtë punën e mafias.
- Po, ai bënte planet bënte të gjith gjërat, ai eshte i mire per kete pune ndërsa unë i bëja ato që thoshte ai..
- Nuk e ke problem këtë gjë.
- Jo, në burg ai më ndihmoj shumë kështu që ja kam borxh.
Tha ai, sdo besoja kurrë që këta ishin në burg, po unë ku isha në atë kohë që nuk kam parë asgjë në media.
- E përse ishte Demion në burg.
- Nuk e di, nuk më tregoi kurrë.
Tha ai dhe unë kryqëzova krahët..
.
- këtu duhej të prisje Demion.
Thash kur ne tashmë kishim mbërritur aty ku duhej dhe Leonil kishte ndalur veturën.
- Po,por nuk po e shoh atë.
Hapa derën dhe dola nga aty,ashtu bëri edhe Leonil.
- Thërrite.
Thash dhe ai morri telefonin, por para se të thërriste Demion e thërriti i pari..
- Është ai..
Tha ai duke e hapur telefonin.
- Po Sheff. Çka? Po por..
Tha ai dhe menjëher fytyra ju ndryshu iu zbeh..Mirëpo sytë e mi u larguan nga ai kur dëgjova një zhurmë arme dhe ndjeva një dhimbje të madhe në stomak. Ndërsa Leonil mori armën e tij.
- Matildaa.
Ula kokën dhe vendosa dorën aty ku po rridhte gjak.
- Matilda.
Tha ai duke më vendosur në veturë..Ndërsa unë nuk e di as si dreqin ndodhi e gjithe kjo.Ndoshta edhe frika që kisha teksa po shikoja gjakun apo dhimbja e madhe që ndjeja duket që smund merrja as frymë.
.
- Matlida qëndro zgjuar.
Tha ai teksa unë po shtrëngoja nofullën nga dhimbja. Leonil ndali veturën dhe sytë e mi shkuan tek Demion që vrapoi për të hyrë në veturë.
- Largohuu sa më shpejtt.
Degjova ate qe hyri brenda.
- Matilden! E kan qëlluar.
Degjova Leonil dhe Demon u kthye nga unë.
- Matilda!
Tha ai dhe unë mbylla sytë, ndjeja çdo sekond dhimbjen që kisha.
- Pse dreqin duhejj ta merrje?
- Nukk e dija që kjo do të ndodhte..
Degjoheshin zerat e tyre sebashku me ta u dëgjuan prap zhurmat e armës.
- Pse dreqin po na ndjekin.
- Sepse morra këtë.
- Sikur the që do bënim një plan për këtë.
- Sot kisha mundësii përse të mos e bëja.
Dëgjoja zërin e tyre, që grindeshin, mjaftë keq isha une këtu tani duhej të dëgjoja edhe keta.
- A mund ta mbyllni të dy ju.
Thash dhe ula kokën, ndjeva që sytë po më trubulloheshin dhe fryma po më vështërsohej.
- Më shiko.
Tha Demion dhe unë ngrysa vetullat.
- Mos i mbyllë sytë.
Nuk e di nese do vazhdoja te rrezistoja keshtu.
- Me shiko mua!!
Tha ai teksa Leonil po voziste si një çmendur për tu larguar nga njerezit mbrapa.
- Eshte fajii imm nuk duhej te te merrja.
Tha Leonil dhe unë shfryva frymën duke ul shikimin.
- Me shiko mua mos ul koken.Tani do mbërrim në spital.
Tha ai dhe u kthye nga Leonil.
- Ule shpejtësin.
Tha ai dhe hapi xhamin nga xhami dol dhe po mbante armën në dorë. Dy-tre here u degjua zhurma e armes qe po gjuante ai dhe shume shpejt edhe ndaluan.
- Në rregull.
Tha ai dhe ktheu koken nga une.
- Nuk..besoj..që mundem.
Thash pasi po e ndjej më shumë dhimbjen,dhe kjo po më bënte të dobësohesha.
- nuk je kaq e dobet ti.
Tha ai duke më shikuar e di që po mundohej të më mbante zgjuar që të mos mbyllja sytë,të rrija e fort por nuk e di a mund të vazhdoja më.
- Demion
- KUR DREQIN DO MBËRRIJM.
- 40-minuta dhe jemi aty.
Tha ai dhe Demon u zgjat per tek une.
- Ç'ben.
Thash kur pash atë të më hapte xhaketën që kisha vesh.
- Do shoh plagën.
Tha ai duke e hap të gjith xhaketën dhe unë mbylla sytë.
- DREQ! Është duke humbur shumë gjak.
Degjova zerin e tij.
- Matilda hapi syte.
Tha ai por sytë më shkuan tek duart e tij që ishin mbushur me gjak...Kaq shumë po humbja gjak. Keto mendime po me friksonin me shume.
Ndjeva që trupi po më dridhej nga frika,se mos ndoshta ky eshte fundi. Shikova Demon i cili më kapi dorën shtrengushem.
- LEONIL KUR DREQIN MBËRRIJM.
Mbylla sytë pasi ndjeja që jo smund të vazhdoja kështu.
- Edhe pak mbërritëm.
Tha ai edhe pse nga zëri mund të vëreja se sa shumë po përpiqej të mbërrinim sa më shpejt,ndjeva një dorë që largoi flokët nga fytyra ime dhe po më ledhatonte fytyrën.
- Matilda! Me fal!
Tha Demion dhe e shikova, këtë herë sytë e mi shikuan sytë e Rufus-it, ishin po ata dy sy kur ai më shikonte para shumë viteve. Dhe kur vetura ndaloj, ndjeva dy duart e tij që më kapën në krahë, por e ndjeja vetën që tashmë smund të vazhdoja të rrija zgjuar.
*

- Sheff,e di unë jam fajtor për këtë që i ndodhi. Nuk e di çfare mendova.
U dëgjua zëri i tij Leonil i shqetësua dhe fajtor. Mirëpo Demion nuk po dëgjonte fjalët e tij,po shikonte duart e tij që ishin ende me gjakun e Matildës.
- Sheff..Shef.
Tha ai duke e prekur në shpatullë kjo e bëri që ai të përmendej.
- Duhet të largohesh, policët jane duke ardh.
Tha ai dhe Demion e dinte edhe po të donte të qëndronte ai duhej të largohej nga ai spital. Po voziste ashtu i menduar,duke mos e kuptuar ende se përse bëhej kaq i shqetësuar për të, se përse kishte këto ndjenja faji.

- Demon! Je mirë, duart e tua.
U degjua Aleksansdra por ai as që dëshironte ta shikonte atë.
- Qa ndodhi, më thuaj, qa eshte kjo gjendje e jotja.
Tha ajo duke shkuar pas tij i cili tani po pastronte duart.
- Do flasësh.?
- Matilda u plagos ishte me Leonil kur erdh të më marrë mua.
- Përse duhej të shkonte me atë.
- Nuk e di, nuk i tregova unë Leonil se në çfarë gjendje isha. Prandaj ai se mendoj që do të ndodhte kjo.
- Është faji i saj, përse duhet ajo të hy çdo kund, le ti bëhet një mësim ky.
- Ç'DREQIN THUA.
Tha ai duke u kthyer nga ajo..
- I thash unë që duhet të qëndroj jashtë punës që si përketë asaj. Nuk them asgjë të keqe.Po them të vërtetën,kështu që nuk ke pse nevrikosesh.
Tha ajo pasi e pa që Demon po e shikonte i gjithi me nerva nga fjalët që tha.
- Ka vite që nuk të kam parë kështu, ç'dreqin po të ndodh përse po merakosesh për të.
- Përse të mos merakosem.
- Ti asnjëher nuk je merakosur për askënd, as për mua.
- Sepse nuk kam pasur arsye që të merakosem për ty.
- Po sepse unë çdoherë kam qenë e kujdesshme dhe jo si kjo tani.
- Jo Aleksandra edhe po të ishe edhe po të mos ishte e kujdesshme unë prap sdo merakosesha për ty.
- E kupton që unë jam nëna e fëmiut tënd.
- Po si çdo herë të bisedës tonë duhet të ma rikujtosh këtë gjë.

Tha ai i nevrikosur duke e shikuar atë.
- Dua të t'i rikujtoj disa gjëra, babi im është arsyeja që ti je tani këtu, një fjalë e imja dhe çdo gjë ndryshon.
- Po më kërcënon.
Tha ai duke bërë një hapë drejt saj.
- Po t'i rikujtoj disa gjëra.
- Mendon se tani jam në gjendje të dëgjoj këto fjalë.
Tha ai dhe ajo largoj shikimin nga ai pasi nuk po ndihej e sigurt me atë shikim tij.
- Le të jetë hera e fundit që mi thua këto fjalë, sepse të betohem qe ti sëbashku me babain tënd do jeni të mbaruar per mua.
- Në rregull, por po të them vetëm këtë atëherë, nëse ti vërtet mendon të zgjedhësh atë para meje e familjes tënde, atëherë harroje Ruelin.

Tha ajo duke e shikuar dhe e dinte që këto i thoshte me shumë bindje.
- Mos lejo që të shkatrrosh familjen tënde për një vajzë që tani ke njohur.
Tha ajo duke vendosur dorën rreth qafës së Demios.
- Mos më bëj të qesh, ti nuk ke qenë kurre familja ime Aleksandra, sa i përketë Ruelit ti nuk e ke të gjithë të drejtën mbi të.
Tha ai duke larguar duart e saj.
- Mos e fundos vetën me fjalë të tilla.!Demon morrë menjëher telefonin kur pa që po e thërriste Leonil.
- Po,Leonil!
- Nuk ka ende asnjë lajm, por të thërrita që të mos vish këtu, policët ende jane këtu, disa nga mjekët kishin lajmruar që ajo ishte qëlluar me armë, më morrën në pyetje.

Ajo telefonat me Leonil u mbyll dhe Demion u ul në divan, në ato momente erdh Rueli tek ai por ai smund ti buzëqeshte.

I droguar ne syte e tuWhere stories live. Discover now