.

101 9 0
                                    

Biseda me Leonil më bëri shumë më mirë, çdoherë e di që me të do ndihem mirë të flas. Por për fat të keq ai duhej të largohet dhe jo për dy-tre ditë por për shumë më shumë dhe ky shpjegim që bëri tani ishte një mirupafshim, më tha që kishte biseduar tashmë me Demion dhe ai nuk kishte kundërshtuar. Edhe pse ndoshta do i duhet ndihma e tij ai e lejoj atë të bënte atë që dëshiron ai.Më tha se do largohej nga ky vend pasi që kishte nevoj për pak pushim. Por me duket qe edhe ai ka tashme dike qe e do.

Kur u largua nga dhoma ime unë po qëndroja ende tek dritarja por tani nuk po shikoja qiellin po po shikoja oborrin poshtë ku sytë e mi shikuan Leonil kur dol nga shtëpia dhe shkoj tek Demion, e përqafoj dhe të dy buzëqeshën, e di që Demion çdoher e ka shikuar ate si një mik dhe jo si një nga puntorët e tij. Kur të dy u përshëndetën Leonil u largua.
Ndërsa unë tani po shikoja vetëm Demion që po rrinte e po e shikonte Leonil duke u larguar. Kur Leonil më nuk shihej Demion u kthye por ende pa hyrë brenda ngriti sytë lartë në dritaren time,ndërsa unë jo vetëm që largova sytë nga ai por u largova e tëra nga aty.

Tani më duket që nuk kam vertet as arsye te qëndroj këtu, Leonil shkoi me kë të flas unë. Mendoja unë dhe dëgjova zërin e Demios dhe të Aleksandrës. U ngrita nga aty dhe hapa derën duke dal nga ajo dhomë.

- Përse lejove që të largohej, Leonil eshte ai që na ndihmonte në shumë gjëra.
Tha ajo dhe unë po e shikoja nga shkallët.
- ALEKSANDRA..
- Kjo është e vërteta nuk është që...
Fjala e saj ndaloj kur Demon vendosi dorën e tij tek faqet e saj, kjo më bëri të shikoja e habitur nga ajo që Demon po bënte.
- PO MË LODHË KAQ SHUMË ALEKSANDRAA, MOS U PËRZIE NË PUNË QË S'TË PËRKASIN TY.
Tha ai dhe e shtyri. Bëra një hap mbrapa,pasi nuk doja që të isha pjes e kësaj grindje, por kur Demion ngriti kokën dhe më shikoj unë nuk prita më shume shkova menjëherë në dhomë dhe mbylla derën me çelsë. Nuk e di përse u friksova më duket që edhe mua do mund të më bënte po të njejtën gjë pasi unë nuk jam asgjë për të. Dhe tani nuk e kam as Leonilin.
- Dreq.
Kërceva nga frika kur dëgjova trokitjen tek dera.
- Hape derën.
Dëgjova zërin e tij ku kjo më bëri edhe më shumë të mos e hapja.
- E di që je aty hape.
- Nuk dua.
Thash duke qëndruar tek dera.
- Unë dua, hape!
- Përse?
- Mos më nevrikos me kto dreq sjellje.
Tha ai dhe nga toni i zërit e di që tani ai nuk eshte në gjendje për lojra të tilla.

- Hhh.
Shfryva frymën dhe rrotullova çelsin,ende pa hapur unë derën Demon tashmë e bëri menjëher si dëgjoj zhurmën e çelsit.
- Çfarë do?
- Mbrëme nuk mundje te flisje me mua, sot nuk ke zbritur poshtë, para disa minuta jashtë largova shikimin nga unë dhe tani prap u largove, përse?
Tha ai duke e mbyllur derën me çelsë dhe u kthye nga une.
- Si përsee, ç'dreqin ishte ajo me Aleksandrën.
- Po shqetësohesh për të.
- Jo, por po shqetësohem për vetën time, nëse ti mund ta lendosh keshtu nënën e fëmijës tënd atëherë edhe mua po.
Thash dhe ai bëri një gjysëm buzëqeshje.

- E ke menduar mirë.
Tha ai dhe unë eca mbrapa. Ndërsa ai më shikoj duke ecur nga unë derisa këmbët e mia prekën shtratin tim.
- Largohu Demion.

Thash kur pash që ai u afrua shumë afër, mirëpo sdo bi në lojën e tij, mendova unë duke u munduar të largohesha por përfundova duke u rrëzuar në shtratë.
- Po friksohesh nga unë.
Tha ai duke vendosur dy duart e tij afër meje dhe sytë tanë shikonin njërin-tjetrin.
- Jo.
Thash duke mos larguar sytë nga ai por zemra ishte duke u çmendur.
- Përse atëherë po largohesh nga unë.
Tha ai duke u afruar edhe më shumë.Ndërsa unë tashmë as nuk mund ta shikoja.
- Nuk po largohem sepse po friksohem.

Thash dhe ai ende nuk largohej. Mirëpo gjithçka shkoj në një nivel tjetër kur ndjeva dorën e tij që kapi maicen time.
- Ç'po bën.?
Thash ku zemra ime rrehte fort dhe sytë e mi shikonin ate.
- Çfarë po...
Fjala ime ndaloj kur ai më kapi duart vetëm me njërën dorë. Ndërsa me tjetrën largoi maicen mirëpo largoi aq sa kisha edhe plagën.

- Duhet ta ndërrosh fashon kujdesu pak më shumë për veten.
Tha ai duke u largua nga unë.
- Të është bër edhe maica me gjak,tani qetësohu se nuk kisha ndërmend të të bëja ndonjë gjë.
Tha ai por zemra ime tashmë smund të qetësohej. Une qe mendoja tjera gjera.
Kur Demon dol shfryva frymëm dhe vendosa dorën tek zemra që po rrehte fort si një e çmendur më përpara do vdes nga kto gjëra që bën Demon sesa nga plumbi që kam marr.
Mendova unë duke u ngritur në këmb,ndërrova atë maic që kisha dhe vendosa diçka tjetër në trup.
.
Tashmë ishin bëra disa ditë që kur kam dal nga spitali dhe unë isha poshtë ulur. Mirëpo Aleksandra ishte ajo me shkatrronte nervat po më shikonte dhe e di që po mundohej të më thoshte diçka.

- Hhhh shprehu Aleksandra.
Thash duke e shikuar dhe ajo kryqëzoi krahët.
- Do e përfundosh më atë pikturë.
- Nuk mundem të mirrem njëher me atë sepse jam plagosur dhe ende kam dhimbje.
Thash duke e shikuar dhe ajo ngriti njërën vetullë.

- Hhhh dhimbja kalon, e dija që ishte e dobët por jo kaq shumë.
- Demion më tha që nuk kam përse mirrem me atë pikturë njëherë.
- Ajo pikturë duhet përfunduar...
- Atëher përfundoje ti pasi do kaq shumë.
Thash duke ngrysur vetullat.Spo mundem më me këtë person. Shkova menjëher lartë,smund të vazhdoj të flas me të më shumë. Para se te hyja ne dhome degjova Ruelin qe qante.
- Ruel.
Thash por pash që ai ishte djersitur i tëri,sapo ishte zgjuar.
- Përse qanë,eja të të zbres.
Ndosha është friksuar vetë, kapa dorën e tij dhe të dy po ecnim, aii mbante dorën tjetër në sytë e mbushur me lotë.
- Kujdes shkallët.
Thash duke ecur ngadalë që të mos rrëzohej.
- Me kujdes! Tani eshte çdo gje ne rregull.
Thash pasi ai ende qante.
- Do që të të kap në krahë.
Thash dhe ai uli këmbën per te ecur por këmbët mes njërit-tjetrës ju përzin aq sa ke duke u rrezuar pir qe e kapa shpejt.
- Ngadalë.
Thash unë ku bëri që zemra ime të rrah shpejt, por për fat të mirë po mbaja tani në krahë.

- Çfarë dreqin je duke i bër djalit tim.
Tha ajo dhe unë ngrita kokën.
- Doje ta rrëzojee apo çfarë.
Tha ajo duke morrë Ruelin nga duart e mia.
- Joo.
- Unë të pash!
Tha ajo dhe Demion dol nga zyra e tij.
- Çdreqin po ndodh.
- Pyete atë..
Tha Aleksandra duke shkuar tek Demion.
- Unë nuk bëra gjë, dëgjova Ruelin të qante e morra dhe po zbrisja me atë.
- Harrove të thuash se ishe duke rrëzuar Ruelin.
Tha ajo dhe unë pash që Demion ngrysi vetullat.
- Po ishte duke u rrëzuar, po unë e mbajta..
- Shhh mos qajë.
Tha ajo duke e shikuar Ruelin, jam e bindur që ai më shumë po qante nga ajo qe po ngriste zërin si një e çmendur.

- Nuk do thuash asgjë Demion.
- Shiko unë po e mbaja dorën e Ruelit.
Thashh duke kapur dorën e Ruelit por Aleksandra më shtyu duke më prekur në stomak aty ku kisha plagën.
- :Largohu.
Tha ajo dhe unë u mundova të mos tregoja dhimbjen që po ndjeja, dhe sa i përket Demios ai e morrë Ruelin në duart e tij.
- Reul,dëshiron të luajm.
Tha ai duke mos na shikuar asnjërën nga ne, epo kështu është shumë më mirë.
- Po.
Tha Ruel duke ndaluar ata lotë.
- Ruel me shiko, me tregove u rrëzove nga shkallët?
Pyeti Demion ate i cili mohoj me koke. Bera një buzëqeshje ndërsa Demion u kthye nga Aleksandra..
- E shikon ai mund të tregoj vetë se çfarë ka ndodhur.
Tha ai dhe ajo ngrysi vetullat. Ndërsa unë u ula në shkallë, po ndjeja dhimbje. Por e di që mund ta duroja.
.
Tashmë ishte bër mbrëmje dhe unë shkova në dhomë sepse ndjeja që kisha nevoj të ndërroja prap fashon,pas asaj që Aleksandra më bëri plaga u hapë prap. Largova maicen dhe tani isha vetëm me sytjena morra ngadal një pambukë që të largoja gjakun.
- Hhhh a është e çmendur ajo.
Thash duke shikuar plagën, sa herë që e shikoja plagen trupi im bëhej edhe më i dobët.
- Jo smundem.
Thash duke mbyll syte.
- Lepurushe!

Dëgjoa një zë kur dera u hapë dhe sytë e mi të habitur kapën fytyrën e Demios,ndërsa sytë e Demos kapën trupin tim dhe të dy mbetëm duke shikuar.
- DIL JASHTË!
Thash dhe ai mbylli derën, ndërsa unë morra maicen dhe e vendosa në trup. Dhe pasi shfryva frymën-çdreqin ndodhi...
- Mund të hysh tani.
Dhe menjëher dera u hap.
- Prap ke problem tek plaga.
Tha ai dhe une po prisja që ai të kërkonte falje per ate hyrje qe beri.
- Po,por spo mund ta pastroj...
Ende pa mbaruar fjalën ai tha.
- Të të ndihmoj?
Ngrysa vetullat dhe e shikova e habitur atë.
- Ëëë jo mundem vetë.
- Ti sapo the që nuk po mundesh.
Tha ai dhe unë e shikova.

I droguar ne syte e tuDonde viven las historias. Descúbrelo ahora