Drejt fundit

100 6 0
                                    

Kur Rufus e ndali veturën dolem dhe ai u afrua afër meje duke zgjatur dorën. Ecëm të dy për tek shtëpia ku prindërit e mi po na prisnin.
- Mirë se erdhët.
Tha njera nga punojset dhe unë ula pak kokën ku pash menjëherë nënën që vinte drejt nesh. Ajo u ndal dhe shikoj Rufus-in.
- Ejani mos qëndroni në këmb.
Tha ajo dhe unë shikova Rufusin me një buzëqeshje ndoshta kjo mbremje do jete me e mire se takimi i fundit. Kur u ulëm në tavolin Rufus ishte afër meje dhe asnjëri nga ne nuk flisnim, prisnim që babai të thoshte diçka por as ai nuk dinte nga të fillonte. Por kjo gjë ndryshoj kur Rufus filloj i pari.
- Më thoni zotëri çfarë ju shqetëson që më shikoni ashtu.
Tha ai duke shikuar baban tim.
- E di që ke shumë gjëra për të më thënë...
Tha Rufus dhe babai shtyu pak ushqimin dhe shikoj Rufusin.
- Ti e dinë që çdoherë kam qenë kundër lidhjes suaj.
Tha ai dhe Rufus pohoi me kokë.
- Që në fillim të kam thënë ta linit të qetë Matildan.
- Dhe ashtu bëra.
- Po ta bënit nuk do ishe këtu ulur.
- Unë u largova nga Matilda, por fati na bashkoi prap pas kaq shumë vite,gjë që nuk e planifikova unë.

Tha ai dhe babai shfryu frymën.
- Si thua të flasim pak vetëm.
- Në rregull.

Tha babai duke e therritur Rufusin dhe të dy u ngritën në këmb, dolën nga aty ku ishim ne ndërsa unë shikova nënën.
- Mos u brengos.
Tha ajo kur pa se unë kisha ngrysur vetullat.

- Këtë herë nuk do jetë si herën e parë.
Tha ajo duke buzëqeshur.
- Nënë hhh...faleminderit që pranove.
Thash duke e shikuar.
- Nuk dua që të përsëritet prap ai gabim që bërëm.

Ne u ngritëm dhe të dy u ulëm në sallon duke pritur ata të dy nga të di unë se çfarë flasinin ata ose se çfarë babai i thoshte Rufusit.

Por kur biseda e tyre mbaroi baba  hyri dhe unë menjëherë u ngrita në këmb duke pritur një përgjigjje nga ata,dhe kur sytë e mi shikuan Rufus-in ai bëri një buzëqeshje të lehtë ku ajo buzëqeshje më lehtësoi e më qetësoi nga mendimet që kisha.

Kjo mbrëmje ishte një nga me te lumtura për mua, sa më në fund fjeta aq qetë pa asnjë problem.
.
Tashmë kishin kaluar disa ditë, tani unë e Rufus po rregullonim shtëpin tonë ku kjo fjalë më gëzon çdoherë që e mendoj apo e them kaq shumë vite dhe ne në fund jemi sëbashku shumë shpejt ne do jetojm e do krijojm familjen tonë.

Të dy po rregullonim si fillim sallonin duke vendosur gjërat që kishim blerë.

- Po unë thash aty jo këtu.
- Rri më mirë kështu.
Tha ai dhe unë ngrita njërën vetullë.
- Unë e di se si rri më mirë, vendose aty ku kam thënë.
Thash duke buzëqeshur dhe ai shfryu frymën. Por prap dol ashtu siç thash unë më mirë.

Dhe kur mbaruam me rregullimin e shtëpis vendosëm të dilnim për të ecur ishte një ditë e mirë dhe ne kishim me ditë të tëra që merreshim me shtëpin po ashtu Mariano po merrej me reklamen për tek kompania e cila ka filluar prap të merr emrin e saj... Dielli sot ndriqonte me aq gëzim, dukej që edhe ai ishte i lumturë sa dëshironte që të gjith ne të shikonim lumturinë e tij ashtu siç unë dua të tregoja që më në fund ndihem vërtetë e lumturë.

Nuk kisha pse të shkoja nëpër vende të ndryshme që të ndihem e lumturë më mjafton vetëm Rufus që të jetë afër meje kështu duke ecur deri në frymën tonë të fundit.

- Kam kohë pa e parë Ruelin.
Thash duke ngritur kokën ta shikoja.
- Nëse do e marrë nesër dhe dalim sëbashku me të.
- Do ishte mirë.
Tha duke bërë një buzëqeshje.

- Matilda.
Dëgjova një zë që të dy ne ndaluam hapat tonë duke kthyer kokën nga zëri që dëgjuam.
- Liza,Adel..
Thash duke shikuar e habitur...
- Rufus.
Tha Liza duke shikuar e atë dhe të dy ne kishim shikimin tonë të habitur tek ato. Dhe tani asnjëri nga ne nuk dinim nga t'ia fillonim që të shpjegonim gjërat që kan ndodhur e që unë përfundova me Rufusin e përse ai filloj të flas me Lizan e çdo gjëë tjetër.

I droguar ne syte e tuWhere stories live. Discover now