Ndjenja te reja

130 9 0
                                    

- Po të hyja fshehurazi,atëherë rojet rreth shtëpis do më bëheshin problem,prandaj kjo është mënyra me e qete të hy brenda.
Tha ai para se të shkoj Leonil. Por tani që kisha pranuar nuk ishte se po pendohesha nuk më dukej që do bëja ndonjë krim apo jo. Pastah ndoshta keshtu Demion do mund te flas me mua me shume.
.
Të nesërmen Demion dhe Leonil vetëm endeshin brenda jashtë duket që ky transport eshte i rëndësishëm për ta...Por e du qe nuk eshte diçka e mirë në të. Leonil dhe njerezit e tjerë të Demios do shkonin në atë transport...Ndërsa unë dhe Demon do shkojm tek zotëria që Demion do flas. Ashtu siç unë e kuptova ai zotëria eshte një nga kryetarët e policëve dhe përmes ti Demion i bënte të gjithë këto transporte...
- Po përse nuk heq dorë nga këto punë.
Thash kur Demion hyri brenda.
- Nuk mund të heqësh dorë kaq shpejt,kaq pa pritur. Nuk shkon puna ashtu si ti mendon.
Tha ai dhe unë shfryva frymën. Si ka futur veten keshtu.
- Emri i saj Është Nesa X..
Tha ai duke treguar emrin që kishin gjetur tashmë te mikeshes.
- Hhhh...
- Shko përgaditu sepse shumë shpejt do nisemi.
- Ketu nuk kam asgjë për të veshur.
- Shko në dhomën time, jane disa rroba të Aleksandrës.
Tha ai dhe kjo disi nuk më pëlqeu edhe pse ajo që tha nuk ishte asgjë. "Rrobat te Aleksandres" te gruas se tij. Kur shkova lartë hyra në dhomën e tij, se çfarë ndjenje ishte kjo nuk e di kur eca pash njëher rrobat e Demios...Dhe çdo njëra mbante aromën e tij. Por kur pash rrobat e Aleksandres, duart e mia donin të merrnin të gjith ato rroba e ti largonin nga kjo dhomë. Shfryva frymën dhe shikova disa nga fustanat që kishte ajo. Dhe asnjëri s'më pëlqenin.
- Kjo nuk ka shije në rroba.
Thash duke shikuar çdoherë një nga një dhe ndoshta gabova që thash ashtu...Por jo prap qëndroj në atë mendimin e parë. Ne fund zgjodha një që ishte i përshtatur per kete natë.
Kur dola nga dhoma isha pergaditur vetem per fustan por qe qëndrova tek shkallët pasi pash që Mirelda po fliste me Demon teksa Ruel luante me Lunën. Dhe nga mënyra se si fliste Mirelda me dukej sikur ajo po fliste diçka për Lunën. Megjithate shkova ne dhome dhe bera gati edhe floket sot nuk do isha kjo Matilda e zakonshme.
.
Pasi u rregullova po shikoja vetën në pasqyre epo nuk më rrinte fustani aq keq sa unë mendova. Por gjithsesi nuk qëndrova shumë në dhom sepse nuk dashta që Demon të më priste.
Kur dola nga dhoma eca për të zbritur poshtë.
Kur po zbrisja shkallëve pash Leonil dhe Demon që po flisnin në koridor.
Bëra një buzëqeshje kur pash që Leonil u ndal duke më shikuar.
Ndërsa Demon u ul të merrte çelsat që i kishte rën në tokë, por kur ngriti kokën ai filloj të më shikoj ku shumë shpejt sytë kontaktuan me njerin-tjetrin.
..

- Më telefono nëse ndodh diçka jashtë planit.
Tha Demion
- Në rregull por..
Leonil ndaloj dhe hapi pak sytë kur pa Matilden qe pi zbriste shkalleve ndërsa Demion u ulë që të merrte çelsat në tokë. Mirëpo sytë nuk shikuan çelsat sepse kur ngriti kokën syte ngadalë shikuan një trup të bukur që deri tani sot zemra e tij po rrehte kështu papritur. Dhe në fund kur sytë e tij takuan sytë e personit përballë, seç kishte një ndjenjë qe ju kriju  apo ishte vetëm një dezhavu që po i ndodhte.
- Wow..
U degjua zërin e Leonilit që bëri të largoi mendjen dhe sytë Demion nga ajo por nga ajo ndjenj jo.
- Ende këtu je? Shko më shpejt, nuk duhet vonuar.
Tha Demion duke iu drejtua Leonilit edhe pse ndoshta kishte kohë edhe disa minuta por seç kishte një ndjenjë që nuk dëshironte që sytë e tij te ishin tek personi që ai po e shikonte.
- Atëherë si mendon.
Tha ajo duke buzëqeshur.
- Epo..
Tha ai dhe ajo kryqëzoi krahët duke ndërprerë fjalën e tij.
- Epo gruaja jote siç shihet nuk ka shije në rroba, kështu që së faji im nëse nuk më rri mirë.
Tha ajo ndërsa në mendjen e tij ai nuk kishte parë tjetër kë të dukej kaq bukur me këtë fustan..
--(Matilda)

E shikova dhe ai u kthye nga ana e kundërt.
- Në fakt. Dukesh bukur!
Këmbët e mia ndaluan dhe nuk bërën asnjë hap pas asaj fjale që tha, zemra ime fluturoi nga gëzimi nga keto fjal te vogela.
- Ç'pret eja.
Tha ai dhe unë pohova me kokë duke formuar një buzëqeshje në fytyre. Kur hyra në veturë po shikoja tani unë Demon i cili rrinte i menduar ashtu duke vozitur. Ndërsa unë vetëm ashtu duke e shikuar më duket se kam çdo gjë tani qe e kam afer.
- Deri sa do vazhdosh të më shikosh.?
- Hëë..
Shikova e habitur.
- Nuk po të shikoja ty.
Thash dhe ai bëri një gjysëm buzëqeshje.
- Po shikoja unazat që ke në gisht.
Thash ashtu duke u munduar të largohesha nga ajo situat.
- Po përse Leonil nuk po e bën këtë punë.
- Ai ka gjëra tjera që duhet bërë.
Tha ai dhe unë pohova me kokë.
- Nuk te pëlqen që je me mua.
- Jo vetëm të pyeta ashtu kot. Sepae çdoherë e shoh Leonilin të kryej punët tua.
- Po por kur është çeshtja per një kryetar policie mendon se unë do lë Leonil të flas me të.
- Po kjo çeshtja me te, si i ke lidhje me të,përse të ndihmon ai.
- Ndonjëher pyet shumë gjëra lepurushe, gjëra që s'të përkasin.

Biseda tona nuk zgjasin shumë pasi çdoherë eshte Demon që përgjigjjet ftohtë prandaj dhe unë nuk jam një që bëj me pyetje.
Kur mbërritëm dolëm nga vetura dhe pash disa mure që mbulonin shtëpin por edhe oborrin...
- Si shkon pa të dashurin tënd.
Tha ai pasi unë u bëra të ec por qe u ktheva dhe e shikova, harrova se ne po luanim këtë rol por nga e gjithë kjo më pëlqente më së shumti që Demios e shihnte veten si te tille, si i dashuri im.
Ai erdh tek unë dhe kapi dorën time, duke bërë jo vetëm të më kujtohen ato kohë tona kështu të kapur dore per dore por duke zgjuar përsëri ato ndjena që sa herë zhdukeshin një vreprim i tij dhe ato shfaqeshin.

Ecëm ashtu sëbashku dhe tek portat qëndronte një person me një listë në duar...Ku ajo list duket gjjgante e mbushur me emra.
- Nesa X... Thash unë duke thëne emrin tim dhe të Demios, te dashurit tim.
- Nesa? Por një me këtë emër sapo hyri?
Tha ai dhe unë shtrëngova dorën e Demos e friksuar.
- Ohh më falni ja ku qenkan emrat tuaj..Urdhëroni hyni.
Bëra një buzëqëshje dhe kur hyra shfryva frymën.
- Sa nuk vdiqa.
Thash duke e shikuar Demion ndërsa ai lëvizi pak kokën.
- Nuk e dija që ishe kaq frikacake.
Rrotullova sytë dhe largova shikimin nga ai duke shikuar oborrin që të linte pa fjal.

Dhe kur hyrëm brenda aty ku ishin të gjithë, duket edhe më bukur pamja.
- Ku është personi që po kërkojm.
Thash duke shikuar njerezit përreth.
- Ai drejt teje që është duke biseduar me atë personin që në duar ka një dhurat.
Tha ai dhe unë hapa sytë kur pash se për kë e kishte..
- Ohh jo...është babi im.
Thash duke shikuar aty ku ishte ai...Dhe u ktheva shpejt nga Demon.
- Jemi në dasmën e Noar-it X...
Thash dhe ai uli shikimin tek unë.
- Po?
- Përse s'më tregove.
- Nga ta dija unë se ti do njihe atë.
- Babi dhe nëna jane këtu...Nëse nuk do që të më shohin duhet të shkojm.
- Jo..
Tha ai dhe unë shfryva frymën, nuk dua të më shohin këtu ata... I kam thëne edhe mamas edhe babait që unë nuk do vija kurrë në shtëpi e këtij personit dhe ja ku jam tani po këtu jo me ta por me dike tjeter.
- Nga e njeh këtë familje ti.
Tha ai teksa ende qëndroja përballë tij.
- Babai është mik me baban e Noar-it ndërsa unë isha me vëllan e Noarit por ndodhi diçka që unë më nuk flas me të.
- Epo për një të kaluar tënd, nuk e anuloj punën time.
Tha ai dhe babai dhe z.Jozef po dilnin nga aty.
- Eja duhet të shkojm.
Tha ai duke shkuar pas tyre.
- Nëse më sheh babi....
Thash por jo!! Ne fakt nëse sheh babi Rufus-in jam e bindur se do e njeh menjëher. Mandej do filloj të flas gjëra që Rufus tashmë as që i mban në mend.
- Jo Demionn! Ndalo!
Thash pasi nuk dua që kjo që po mendoj të ndodh. Ai ndaloj por jo pasi thash unë pasi ata të dy u ndalën dhe babai japi dhuratën që kishte në dorë.
- Në rregull flasim prap.

Degjova zerin e babit i cili u kthyer ne drejtimin tone dhe unë qesh ajo që nuk dija çfarë të bëja sepse po vinte drejt nesh.
- UFFF!
Kapa për xhakete Demon dhe e afrova afër meje, unë u mbështeta në mur dhe Demon po qëndronte afër meje.
- Nuk dua të më shoh babi.
Thash dhe ngrita sytë duke e shikuar atë, ndërsa ai vendosi dorën e tij në mur dhe u afrua shumë afër meje.
- Është tani mirë.
Tha ai dhe për një moment sytë e mi shikuan buzët e tij, mendja ime dëshironte kaq shumë që ti bashkoja buzët e mia me te tij. Ngrita sytë dhe pash ata sy të Demios jo ne fakt te Rufus që bën zemrën të rrah shpejt.
- Do apo s'do që të të puth.
Tha ai duke më shikuar dhe u afrua edhe më shumë.
- Të rinjët sot..Hhh!
Dëgjova zërin e babit qe eci perreth dhe kur pash atë të hynte brenda ne salle ku ishin edhe të tjerët u qetesova.
- u largua.
Thash duke shikuar Demion por shumë shpejt sytë e mi u ulën tek buzët e tij.
- Të shkojm atëhere.
Tha ai duke u larguar nga unë, ndersa unë ndoshta sapo isha gati ta puthja.

I droguar ne syte e tuOnde as histórias ganham vida. Descobre agora