Ecje ne mbremje

104 8 0
                                    

Po ecia pas Demion por ende mendjen e kisha aty se çfarë ndodhi pak më parë.
Ndërsa Demion ndoshta as që po e mendonte këtë gjë por ja ku isha unë që po vdes nga zjarri brenda. Kur Demon shkoi të bisedoi me Z.Josef unë nuk hyra brenda sepse ai më njeh dhe po të më shoh atëher do i tregoj prinderve gjë që do bëhet e madhe e gjithe kjo gje pastaj. Por edhe duke e pritur Demion keshtu jashtë tek dera, vazhdimisht po lutesha që askush të mos më shoh ketu.

Por mesa duket lutjet e mia su pranuan këtë herë kur pash personin që erdh drejt meje e po më buzëqeshte.
- Dhe çfarë na bën këtu një bukuroshe si ti.
Tha ai duke ardh tek unë.
- Largohu Fabio!
Thash duke mos e shikuar.
- Ku të largohem,kjo është shtëpia ime.
Tha ai duke fryer tymin e cigares tek unë.
- Pa me thuaj çfarë do këtu?
Me pyeti duke prekur flokët e mia. Por në atë moment dol Demion dhe qesh une qe ia largova shpejt doren Fabios. Demion shikoj Fabio dhe kapi dorën time duke më tërhequr nga ai.
- Wow tani kjo po qe më habit. Matilda, ti të qëndrosh me këtë njeri.
- Të shkojm.
Tha Demion dhe te dy u larguam nga Fabio i cili ma shikonte. Kur hyrëm në veturë këtë herë Demion ishte ai që po pyeste.
- Si e njeh Fabion?
- Sikur the që e kaluara ime nuk të intereson.
Thash duke shikuar rrugen ndërsa ai ktheu kokën nga unë.
- E di se kush është ai në të vërtet.
- Po e di.

Asnjëri nga ne nuk tha asgjë më dhe kur mbëritëm unë shkova në dhomë. Duke lene ate qe ndodhi aty, nuk folem me shume dhe as une nuk e mendova.
.
Të nesërmen mesa duket puna e Demios dhe Leonil kishte shkuar mirë, prandaj dhe nuk kishte shumë çfarë të bënte.
Mirelda po rrinte me Ruelin ndërsa Demion po qëndronte e po rregullonte oborrin jashtë. Dhe ja ku isha unë që po pikturoja,mirëpo sepaku  po merrem me diçka qe me pelqen, por kur ta perfundoj kete pikturë atehere çdo gjë mandej do marrë fund, as Deimon sdo e shoh...Këtë ndjenj kisha prandaj nuk isha një që rrija tërë orët të pikturoja. Nga ato mendime syte më shkuan tek Demon që hyri duke larguar maicen e tij ku tani mund të shija perseri tatuazhet e tij dhe trupin e tij edhe pse smë pëlqej tatuazhet Demios prap mirë i rrinin. Pash që në fytyrën e tij u formua një gjysëm buzëqeshje gjë që më bëri të largoja sytë nga ai pasi e dija që ishte i tepërt aii shikim që po i bëja. Pastaj Çdreqin po bëj...leviza koken nga keto shikime qe po beja dhe shikova nga piktura.
.
Tashmë ishte bër mbrëmje dhe kur zbrita shkallëve pash Demon që po drejtohej për të jashte por në dorë nuk mbante çelsat e veturës, po dilte të ecte? e di që këtë gjë ai e pëlqen, çdoherë e ka pëlqyer.

- Demion?
Thash dha ai kur hapi derën ktheu kokën nga unë.
- Del të ecësh?
- Jo.
- Mos gënje! E di që pëlqen të dalësh të ecësh në mbrëmje.
Thash dhe ai ngrysi vetullat dhe më shikoj.
- Dhe nga e di ti këtë gjë.
Tha ai dhe une u ndala per pak sekonda e habitur.
- Epo të kam parë.
Thash dhe ai më shikoj, ishte një shikim që kërkonte shumë përgjigjie.
- Praa mund të vi.
Thash pasi ai dol por nuk mbylli derën.
- Hhh lepurushe ty smund të të them jo.
Tha ai dhe unë qesha.
- E di që do dëgjojë prap zërin tënd kur të vi keshtu qe ta perfundojme me kete ecje.
Tha ai dhe unë largova atë buzëqeshje. Mirëpo në atë ecie teksa hapat e tane ishin të barabart ne nuk thonim asgjë.Ndoshta të dy po mendonin për gjërat e ndryshme dhe ndoshta ishim të dy ose vetëm unë që friksohesha të flisia për të kaluaren tonë. Ajo ecie vërtet zgjati ndosht 1-orë, ashtu ndoshta  ndonjëher duke shikuar njërin-tjetrin,por Demion ishte ai që rrinte shumë më shumë i menduar prandaj nuk doja ta largoja nga ato mendime.Por as të vazhdoja kështu smunda.
- Sot mbrëmja duket shumë e bukur.
- Hhh.
Shfryu frymën ai dhe unë e shikova.
- Mirë që sëpaku njëri nga ne mendon kështu.
- Përse nuk të duket e bukur kjo natë.
- Çdo natë është njësoj për mua,por duket qe sytë e tu shohin gjëra të bukura.
- Atëherë merri sytë e mi dhe shikoje këtë që po shoh unë.
Thash dhe ai më shikoj.Sa doja ta përqafoja, u bëra të flisja por ndalova kur pash një veturë në shtëpi.

I droguar ne syte e tuحيث تعيش القصص. اكتشف الآن