Nje mision!

117 9 0
                                    

- Çka?
- Për atë punën që tha Aleksandra.Them se do e bëj.
- Pse?
- Si pse? Pse të mos e bëj.
- Nuk ke pse pranon sepse ajo punë sdo bëhet.
- Unë them se do e bëj, më thuaj se çfarë duhet bërë dhe nuk do bëj asgjë gabim.
- Pra dëgjove bisedën tonë.
- Po, dhe unë mund të bëj atë punë që ti thua që smundem.
- Deshiron që të hysh në punë mafiozash.?
- Unë do e bëj vetem këtë punë. Dua ta bëj kaq.
Thash dhe aii ngrysi vetullat.
- Do flas me Aleksandrën të më tregoj se çfarë duhet bërë.
- Ajo sdo të të tregoj asgjë pa i thën unë.
- Pra do i thuash ose unë sdo punoj më në atë pikturë e shoh që ajo është e rëndësishme dhe dëshironi ta përfundoj, nëse zgjedh dikë tjetër ta bëj nga fillimi ti e di që ajo do të të vonoj edhe më shumë, kështu që ske zgjidhje tjetër.

Thash duke e shikuar ndërsa ai shtrëngoi nofullën.
- Thash një herë Jo dhe Jo do mbetet.
Tha ai dhe Aleksandra hyri.
- Ja erdh dhe Aleksandra. Po i thoja Demon që pranoj për atë punë që the të bëja.
- Vërtett.
- :Po vetëm më thuaj se çfarë do bëj.
- Tani që Leonil nuk është mendova të ndryshonim edhe planin.
Tha ajo dhe Demon u ndal duke e dëgjuar.
- Unë do shkoj me ty Demon, të takohemi me person që do flasim,dhe aty e dashur ti do bëhesh që nuk njeh Demon e as mua dhe kur të vish në tavolinën ton do ulesh tek personi afer dhe kur të dehet, ti vetëm duhet ta largosh nga tavolina, ndërsa unë do marrë çelsat e veturës së tij, oer te kontrolluar veturën e ti për atë që na duhe Demion vjen tek ti që të mos lejoj të të ndodh diçka.
Tha ajo dhe nga mënyra se si kishte planifikuar mund të kuptohet që për të tashmë këto punë nuk jane asgjë.
- Në rregull!
Thash dhe gjëja që më bëri të pranoj ishin ndoshta fjalët që Demon i tha asaj-Prandaj dhe të kam zgjedhur ty- pastaj duhet vetem te mashtroj nje mashkull, kjo eshte e lehte te behet.
- Atëher Demion si mendon?
Tha ajo dhe unë ktheva kokën nga ai.
- Hhhh në rregull.
Tha ai dhe Aleksandra buzëqeshi,ndërsa unë e shikova Demion pasi ai po më shikonte. Mirëpo ai shikim nuk zgjati shumë pasi ai largoi menjëher shikimin nga unë..
.
Të nesërmen orët shkuan ashtu si ditët e tjera unë duke pikturuar.
Ruel dhe Aleksandra nuk ishin në shtëpi ndërsa Demion po qëndronte në dhomën e tij sa i përketë Mireldës ajo do qëndroj vetëm sot që të kujdeset për Ruelin dhe nga nesër do jete e lirë. Ndërsa unë sot po mendoja që të përfundoja sa më shpejt këtë piktur që të largohem, sepse nuk kam pse qëndroj më këtu, Demion tashmë ka familjen e tij të cilët do largohen sëbashku dhe unë do jem ajo që në fund do lëndohem.
.
Kur qielli u errësua Aleksandra erdh ne dhome dhe më solli një fustan.
- Këtë të solla besoj që ky përshtatet për këtë mbrëmje.
Tha ajo dhe unë pohova me kokë.
Ishte një fustan i shkurt i zakonshëm për mbrëmje të tillë. Kur rregullova flokët dhe grimin qendrova para pasqyres pak sekonda duke analizuar se a dukesha bukur, me pelqen fustani por edhe floket drejta rrijne bukur, hapa derën dhe dola nga aty. Aleksandra ende nuk kishte zbritur dhe vetëm Demion na prisnte.
Po zbrisia shkallëve duke shikuar Demion i cili më shikoj. Kur përfunduan ato shkallë qesha teksa e shikova mirëpo tani që për Demion jam si një e huaj të më shihnte kështu nuk e kisha më atë vetëbesimin nga ta di se çfare mendon kur me shikon keshtu, ngrita kokën dhe po shikoja për Aleksandrën e cila ende nuk kishte dal vetëm për t'ju larguar shikimit të Demios..
- Kështu do vish.?
Dëgjova zërin e tij që më bëri prap ta shikoj.
- Po.
Thash unë e pasigurt nga pyetja që bëri.
- S'të pëlqen?
Thash dhe ai largoi shikimin nga unë.
- Duket më shumë si pizhame se sa një fustan mbrëmje.
Tha ai dhe unë ula duke shikuar fustanin që kisha në trup.
- Aleksandra më dha këtë, mua nuk më duket që është keq.
- Gjithsesi thërrite Aleksandrën që të vi më shpejt.
Tha ai dhe eci të dilte jashtë.
- Erdha!
Tha ajo kur zbriti ,e shikova dhe ndoshta menjëher po xhelozoja për veshjen e për grimin që kishte bërë sepse duket shumë bukur dhe Demios nuk kishte si të mos e pëlqente.
Thash dhe ktheva kokën qe ta shikoja se si po e shikonte Demion Aleksandrën, mirëpo u habita kur pash që ai në fakt po dilte dhe nuk po e shikonte.
- Eja.
Tha ajo dhe ne dolëm, Aleksandra ishte para dhe unë isha mbrapa pas ulses se Demios.
- Do hysh ti e para. Pastaj ne.
Tha ajo dhe unë pohova me kokë e cila me tregoj edhe foton e personi, pasi e shikova foton ngrita sytë dhe shikova syte e Demios në pasqyrën,i cili nuk po fliste as edhe një fjalë..
—-
*
Tashmë vetullat e Demios qene të ngrysur teksa po shikonte vajzën që sytë e tij kishin si shënjestër në atë vend të mbushur me njerez të dehur e me muzik të lartë, ai në atë moment spo dëgjonte ate zhurmë e as fjalët e personit që kishte afër, nuk i interesonin fjalët e tij qe i thoshte sepse mendja e tij tashmë po ndihej e trubulluar dhe nuk po kuptonte as vetë ai ndjenjat e tij që po ndjente teksa shikonte Matildën të veshur ashtu e duke kërcyer me muzikën që luhej.

I droguar ne syte e tuWhere stories live. Discover now