I - II - III

3K 133 34
                                    

Shtypur mes trupave te njerezve te panjohur dhe pa asnje vend per tu mbajtur, me cadrat e qulleta qe i lagnin kembet dhe dehur me ajrin e renduar te autobusit te stermbushur qe dukej se do te thyhej nga casti ne cast, mundohej me kot te shquante dicka pertej xhamave te avullt; avull qe si nje mburoje fshihte makinat qe parakalonin autobusin zvarrites ne rruget e lageshta te qytetit.
Zhurme, zhurma e bisedave te njerezve te panjohur qe flisnin plot zell, zhurma e qytetit pertej autobusit qe edhe ate mengjes ishte zgjuar kaotik dhe plot energji; energji qe dukej se kishte harruar te infektonte edhe ate. Me qepallat e renduara qe i perplaste papushim per te qetesuar sadopak syte qe i digjnin, numeronte percinat ne cizmet e saj te reja, te cilat balta e qytetit nuk i kishte kursyer ate mengjes. Degjonte nje zonje qe i rrefente nje te panjohure te painteresuar si kishte vrapuar per te kapur autobusin pasi ishte vonuar duke pergatitur femijet per ne shkolle; nje burre veshur me kostum e me nje cante lekure qe shtrengonte fort dhe ne te njejten kohe mbante krahun e nje gjyshi qe zor se mund te qendronte ne kembe pa nje mbeshtetje. E diku ne fund te autobusit fatorinoja bertiste qe njerezit te shtyheshin, te lironin koridorin, por thirmat e tij te kota injoroheshin nga te tere.
Teksa me sy ndiqte levizjet e fatorinos qe cante mes njerezve si nje ngjale, diku me tej pa 2 shoqe te kursit te saj, te perhumbura ne bisede me njera tjetren. Zgjodhi mos ti pershendeste sepse ne ate moment dera e autobit u hap sapo ky i fundit ndaloi ne nje stacion tjeter. Trupat e njerezve qe nxitonin te dilnin e moren me vete, dikush e shkeli, dhe nje krah e shtyu nga pas... Vendosi te zbriste dhe te pershkonte ne kembe distancen e mbetur deri ne QSUT. Shtrengoi shallin rreth qafes dhe me hapa te shpejte nisi te ecte. Vriste mendjen ne mund tja kalonte autobusit valle?
Nuk i behej vone qe pikezat e shiut qe refuzonin te pushonin se reni i lagnin floket apo qe makinat qe kalonin me shpejtesi fare prane trotuarit e sperkatnin me uje. Merrte fryme thelle dhe nuk ngopej me ajrin e paster te atij mengjesi te ftohte nentori.
Por kur pas 10 minutash ngjiste me vrap shkallet e spitalit Nr 1 fryma e saj ishte e ceket dhe e shpejte dhe mushkerite i digjnin, te revoltuara nga mungesa e oksigjenit. Luftonte me xhupin e shkurter teksa mundohej ta hiqte, pa ndaluar asnje cast se ecuri, dhe te vishte perparesen e bardhe. Me kot u mundua te kontrollonte frymemarrjen e shfrenuar kur pershendeti kryeinfermieren ne hyrjen e pavionit; dhe vazhdoi te nxitonte duke nxjerre librat tere mund nga canta, drejt dhomes nr 2.
Kur hapi deren dhe librat e saj rane ne toke tere zhurme, u perkul menjehere per ti marre duke u lutur nen ze qe profesori mos te ishte aty per viziten e mengjesit.
Por kur u ngrit me librat ne duar teksa mundohej te drejtonte fletet e perthyera te tyre, u ndesh me shikimin e embel te zonjes nga Shkodra dhe me dy sy te huaj, dy sy blu te thelle dhe te ftohte si thellesite e Paqesorit, por aspak te qete si ujrat e tij te paqte; dy sy kritikues. Syte e nje djali te ri me floke te zinj te dendur qe lehte i binin mbi balle duke formuar disa onde te buta, qe kontrastonin egersine e atyre syve jo aq mirkprites. Cfare bente ai aty? Ai ishte shume i ri per te patur nje zemer te dobet. Mendoi se mos ndoshta ishte ndonje i aferm I zonjes ne shtratit te pare, ndoshta pacienti I Beratit ishte larguar dhe kishte kaluar mbremjen me kushuriren e tij. Ky ishte I vetmi shpjegim.
- Si jeni sot? – ju drejtua zonjes teksa I dhuronte nje buzeqeshje te ngrohte.
- Mire xhan. Mbreme kam qene e qete. Sot me thane qe do te bej koronaren. Po pres per doktorin tani.
-Nuk ka ardhur ende? – kerkoi te dinte, e trembur nga pergjigja e saj. Te lutem thuaj jo, te lutem thuaj jo, lutej me mendje.
-Jo. Vetem infermierja qe me tha qe nuk duhet te haj. Nuk dinte asgje me shume.
- Me behet qejfi qe jeni me mire. – iu afrua me aparatin e tensionit ne dore. Zonja e dinte qe kjo ishte rutina e mengjesit, prandaj pa pyetur ngriti mengen e kemishes se saj duke I zgjatur krahun e dobet me lekuren plot rrudha. Kur hoqi stetoskopin nga veshet e paduruar e pyeti
- Sa e kisha xhane?
- Si nje vajze e re. – iu pergjigj. E dinte qe nuk duhet ti jepte pacienteve shume informacione. Me qendrimin drejt dhe plot siguri iu drejtua djalit te ri shikimin e te cilit e ndeshi serisht sapo u kthye drejt tij.
-Pershendetje, jam nje studente mjeksie, dhe me eshte caktuar kjo dhome... Doja tju beja disa pyetje nese eshte e mundur? – recitoi fjaline me te cilen prezantohej tek te tere pacientet.
- Jo. – u degjua zeri I tij I pak I ngjirur dhe I thelle. I ftohte si dhe cdo gje tjeter e tij.
- Jo? – e pyeti ndonese ai ishte casti kur duhet te kthehej pasi falenderonte pacientin dhe I kerkonte ndjese per shqetesimin, por dicka ne pergjigjen e tij e shokoi.
- Fola shqip. Jo. – perseriti serisht.
Vendosi te kthehej dhe te hiqte dore, ishte e kote te insistonte, nuk mund te beje te flisje dike qe refuzonte aq prerazi, por gruaja e moshuar nderhyri dhe ju drejtua djalit.
- Ndihmoje vajzen xhan. Eshte vajze e mire, nga Tirana. Vjen cdo mengjes dhe me pyet si jam. Vjen dhe ne dreke vetem per te me takuar, nuk do qe te rri vetem.
- Nena, nuk e dija qe ketu do me duhej te jepja intervista. – foli serisht djali, zeri I tij kishte humbur ftohtesine dhe teksa I drejtohej zonjes, as ajo ngjirje e lehte nuk eleminonte dot embelsine e tij.
- Pra zonja gazetare, cfare doni te dini? – pyeti ai teksa ngrihej per te qendruar gjysem ulur ne shtrat.
- Nuk jam gazetare. – tha duke u afruar me prane tij, ne menyre qe te degjonte cdo pergjigje.
- Mesa duket merkeni diplome dyshe.
- Eshte pjese e punes. – pranoi teksa nxirrte nje flete te bardhe per te shkruar pergjigjet e djalit.
- Cfare pune e merzitshme qe duhet te jete.
NUk e kundershtoi, nuk ishte etike, prandaj duke rregulluar pozicionin e saj filloj ta pyeste rreth shqetesimeve te tij. Kishte qene duke luajtur futboll kur kishte patur nje dhimbje te menjehershme gjoksi, pastaj ishte rrezuar. Asnje episode I tille me pare. E kishin sjelle shoket ne urgjence, dhe me pas e kishin transferuar ketu. Nuk I kishte lajmeruar prinderit e tij ende. Mendonte qe sishte asgje dhe se do ta linin te shkonte shume shpejt. Asnje semundje tjeter vecse nje dhimbje gjuri e lehte, dhe marrje fryme kohet e fundit per te cilen fajesonte stresin. Nuk pinte cigare dhe nuk pinte alkol, te pakten jo rregullisht sic thoshte edhe vete ai, nuk mund te dilje me shoqerine ne fundjave pa e pire nje gote.
E falenderoi pasi nuk kishte mbetur me asgje per ta pyetur dhe me pas u terhoq per ne cepin e dhomes, ku ulur ne karrigen pothuajse te shkaterruar filloi te lexonte dicka me shume rreth mesimit te dites.
Nuk ishte deri me vone, kur doktori I mblodhi te tere grupin per te diskutuar rastet dhe mesimin qe mori vesh qe djali, emri te cilit ishte Eriseld, duhet te mesohej me spitalin duke qene se do ti duhej te qendronte aty gjate per te kryer nje sere ekzaminimesh. Mishi iu rrenqeth kur doktori permendi fjalen tumor. Ai nuk mund te kishte nje tumor...

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now