XL

938 83 22
                                    

Extra large :P XL na qenkerkish 40 romake, se mbaja mend ic fare nga matematika e kl 5 xP Mend per here tjeter: JO ME NR ROMAKE

If you want to learn what someone fears loosing, watch what they photograph

Beri nje foto te Arseles, pastaj nje tjeter teksa ajo ecte e buzeqeshur perpara tij. Era luante me floket e saj te dendur, i ftohti kishte ngjyrosur majucen e hundes dhe faqet e saj te buta me ate rozen e perhershme, roze qe ishte e preferuara e Eriseldit. Jo nje nga ato ciklaminet alla Barbie, apo ajo roza me harta si ne vishnje qe dukej se ishte e vtemja ngjyre e lekurbardheve austriake. Kjo ishte nje nuance me e lehte, roze bebi ishte i vetmi perkufizim qe i vinte nder mend. - Me bere foto? - pyeti teksa kthehej drejt tij e indinjuar. 'Nuk me pelqejne fotot ku dal vetem' i kishte thene nje nate me pare ne restorantin e bukur kur ai i kishte kerkuar ti bente nje te tille. 'Edhe mua nuk me pelqejne shetitjet per te cilat insiston kaq shume' deshironte ti thoshte ai por heshti. Eriseldi i perpara disa muajve do te kishte shprehur pakenaqesine e tij - jo se ishte i pakenaqur per kohen e kaluar me te - por se fundmi kishte mesuar te shijonte edhe castet me te thjeshta, ato me te rendomtat sikur te ishin te fundit. Tani qe cdo mengjes zgjohej i frikesuar, ndoshta nuk do te kishte me alarme acaruese te nesermen, nuk do te kishte me dite me shi per te, ndoshta nuk do te ishte aq me fat sa te shikonte serisht diellin e shnderritshem apo boren e bute, ndoshta do te ishte me i pafati ne bote per te mos takuar me kurre Arselen kur jeta te vendoste ta braktiste nen kercenimin e hekurt te kancerit. Ndoshta kjo dite ishte e fundit.... Deshironte ti pergjigjej me nje puthje, te bente dashuri me te deri kur fryma ta braktiste.... Ose thjesht te ecte krah saj, ta veshtronte si nje shkencetar per te skalitur cdo detaj ne mendjen e tij, per ti marre ne boten e pertejme qe mundej fare mire te ishte vetem nje tjeter trillim. E kush valle ishte kthyer nga vdekja per te treguar per qiejt e parajses dhe llaven e zjarrte te ferrit? Asnje... Do te kishte vrapuar deri ne fundet e botes per ta gjetur udhetarin e perbotshem nese do te dinte qe ai ekzistonte vertete. Si u riktheve perseri? do te kishte qene pyetja e tij e vetme. Do te braktiste parajsen per te qene serisht krah Arseles; ne fund te fundit ajo ishte engjelli me i bukur ne univers. Do te kishte zgjedhur serisht purgatorin qe ishte kjo bote e padrejte, do te kishte perqafuar ferrin qe rritej brenda tij vetem per pak caste me shume me te.

- Po, te bera foto. Mos me vrit. Nuk e ke degjuar shprehjen e nje te panjohur qe me te drejte thote qe njerezit fotografojne gjerat qe kane frike se mund te humbasin? - iu pergjigj ai teksa siguronte telefonin ne xhepin e brendshem te xhupit te holle, larg duarve te saj tinezare qe mund tia rrembenin per te fshire ato momente aq spontane te ngrira ne formen e nje fotografie.
- Ke frike te me humbasesh? - kishte pritur nje sulm tjeter ku ajo e akuzonte per pabesnikeri pasi ai i kishte premtuar qe nuk do kishte me foto pa mendje prandaj syte e saj te medhenj qe pyetnin tere frike e surprizuan.
Po, kam shume frike se do te te humbas. Kam frike se do te zgjohesh nje mengjes dhe do te kuptosh qe une s'jam vecse nje rast i humbur, nje peshe me shume per ty, nje barre. Ti mund te kesh cdo gje dhe une jam vetem ajo pengesa ne rrugen tende. Prandaj kam frike, kam frike se do te kuptosh, se do te zgjohesh nga kjo enderr qe po jetojme dhe me refuzimin tend do te me zgjosh edhe mua per te jetuar nje makth, realitetin pa ty.

Beri ti pergjigjej, per ta genjyer me nje 'Jo, nuk kam frike' por kolla e thate, therese, qe i shkaktonte nje dhimbje djegese ne kraharor ishte i vetmi tingull qe la gojen e tij.
Ishte zgjuar nga e njejta kolle ate mengjes, madje edhe me e forte, me mbytese. Nje atak kolle qe kishte zgjatur disa minuta duke e bere te marrurit fryme aq te veshtire. Kishte qene e ema qe kishte hyre ne dhomen e tij me floket e shpupuritur nga jasteku dhe me kemishen e gjere te nates. Se mbante mend nese kjo e fundit kish qene e bardhe apo blu por nuk mundej kurrsesi te harronte ate pamjen e frikesuar me syte e zgurdulluar te saj. I kishte gjuajtur lehte ne kurriz sic kishte bere sa e sa here kur kishte qene i vogel, i kishte sjelle nje gote uje dhe kishte shpallur qe do ti pergatiste nje caj te nxehte. 'Duhet te jesh ftohur ndonjecik mbreme. ' konkludoi ajo. ' Te thashe qe te merrje shallin dhe kapucin por ti me dole si nje skilipec.' e akuzoi teksa zhdukej pas deres se dhomes se tij.
Kishte bere serisht te njejtin gabim, serisht kishta dale vetem me nje xhup te holle kraheve duke lene qellimisht shallin e trashe te leshte pas. Tani i duhej te duronte ate kolle te urryeshme qe i rikujtonte vazhdimisht fjalet qe e ema kishte perseritur me mijera here teksa pinin cajin me njeri tjetrin. ' Ke marre ndonje te ftohur'

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now